E hënë, 28 nëntor 2011

PJESËMARRJA E KOMISIONIT PËR SHËNDETËSI NË KONFERENCËN E OSHB-SË

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të marrë pjesë në konferencën e Organizatës Shëndetësore Botërore, me temë "Bashkëpunimi ndërsektorial për shëndetësi dhe mirëqenie më të mirë", e cila mbahet sot dhe nesër në Jerusalem.  



E enjte, 24 nëntor 2011

TAKIMI I KRYETARES SË KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE, ZNJ. ERMIRA MEHMETI, ME PËRFAQËSUESIN E UNDP-SË, Z. GREGORI ATILLA KONOR

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, znj. Ermira Mehmeti, më 21 nëntor 2011, me kërkesë të z. Gregori Atilla Konor, përfaqësues i UNDP-së dhe specialist për paqe dhe zhvillim, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizoi takim me temë "Aktivitet e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive për vitin 2012" dhe më pas e përshëndeti dhe njoftoi mysafirin me temat që do të shqyrtohen në mbledhjet e ardhshme të Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive



E hënë, 14 nëntor 2011

PJESËMARRJA E DEPUTETES RADMILLA SHEQERINSKA NË PREZANTIMIN E RAPORTIT TË TRANZICIONIT PËR VITIN 2011 TË BANKËS EVROPIANE PËR RIPËRTËRITJE DHE ZHVILLIM

Kryetarja e Këshillit nacional për eurointegrime, znj. Radmilla Sheqerinska, do të merr pjesë në prezantimin e Raportit të Tranzicionit për vitin 2011 të Bankës Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim, e cila do të mbahet më 15 nëntor 2011, në selinë e EBOR në Londër



E premte, 11 nëntor 2011

KOMISIONI PËR MUNDËSI TË BARABARTA NDËRMJET GRAVE DHE BURRAVE DO TË TAKOHET ME ZËVENDËSKRYEMINISTREN TEUTA ARIFI

Takimi do të realizohet me kërkesë të Komisionit të Kuvendit për koordinim më të mirë rreth mbledhjes dhe dhënies së informatave për përpilimin e Raportit të Komisionit Evropian në pjesën e barazisë gjinore



E enjte, 10 nëntor 2011

KLUBI I DEPUTETËVE E SHQYRTOI PROPOZIM-BUXHETIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2012, NË PJESËN E BARAZISË GJINORE

Pas diskutimit të vëllimshëm u miratua konkluzion që të parashtrohen amendamente për Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 dhe atë:



E martë, 8 nëntor 2011

TAKIMI I NËNKRYETARES JAKIMOVSKA ME BURSISTËT E BPN-SË

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska, sot e pranoi Goran Jordanoski, Tijana Roso dhe Marija Çorbeva, të cilët pesë muaj si bursistë të Bursës Parlamentare Ndërkombëtare (BPN) qëndruan në Bundestagun. 

Click