E martë, 28 prill 2009
KRYETARI I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI U TAKUA ME RAPORTUESIN SPECIAL TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR LIRINË E RELIGJONIT DHE BINDJES, ZNJ. ASMA XHAHANGIR

Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski në takim theksoi se Republika e Maqedonisë është shtet multietnik, multikulturor dhe multikonfesional në të cilën, shikuar historikisht gjithmonë ka ekzistuar shkallë e lartë e tolerancës dhe mosdiskriminimit ndërmjet pjesëtarëve të besimtarëve nga më të ndryshmit dhe grupeve religjioze. Kjo trashëgimi historike sot është inkorporuar edhe në Kushtetutë edhe në ligje. Me këtë jo vetëm formalisht, por edhe në praktikë është vërtetuar toleranca dhe mosdiskriminimi i secilit person, pa dallim të përkatësisë së tij religjioze. Në Republikën e Maqedonisë dominojnë dy religjione, ortodokse dhe islame, të cilave u përkasin numër i madh i qytetarëve, por me Kushtetutën dhe me ligjet sigurohet barazi e plotë edhe për bashkësitë më të vogla fetare.
Lexo më shumë
E premte, 24 prill 2009
KRYETARI VELJANOVSKI REALIZOI TAKIM ME IS-KRYETARËT E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski realizoi sot takim pune me ish-kryetarët e Kuvendit, zotërinjtë Stojan Andov, Tito Petkovski, Nikolla Popovski, Lupço Jordanovski dhe Lubisha Georgievski. Zoti Savo Klimovski mungoi nga shkaku se nuk gjendej në shtet. Në takimin i cili u bë me iniciativën e Kryetarit të Kuvendit z. Trajko Veljanovski vëmendje më e madhe iu kushtua përgatitjeve për miratimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kurse nga ana e tij u theksua që takime të këtilla do të ketë edhe në vazhdim, pasi përvoja e gjithë kryetarëve të mëparshëm është e madhe dhe duhet të kontribuojë në forcimin e rolit dhe efikasitetit të Kuvendit. Të gjithë pjesëmarrësit e përshëndetën iniciativën për këso takimesh, duke theksuar se Ligji për Kuvendin është i nevojshëm.
Lexo më shumë
E premte, 24 prill 2009
TAKIM I KRYETARIT VELJANOVSKI ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME TË REPUBLIKËS ÇEKE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanovski sot pranoi delegacionin e Komisionit të politikës së jashtme të Senatit të Republikës Çeke, të udhëhequr nga z.Jirzhi Dinstbier. Duke shprehur falënderim për përkrahjen parimore të Republikës Çeke për proceset evrointegruese të shtetit tonë, Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski theksoi se Republika e Maqedonisë i plotësoi të gjitha kushtet për heqjen e regjimit të vizave, si dhe për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Lexo më shumë
E enjte, 23 Prill 2009
TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. TRAJKO VELJANOVSKI ME KRYETARIN E PORSAZGJEDHUR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. GJORGJE IVANOV

Kryetari i Kuvendit z.Trajko Veljanovski sot realizoi një takim me Kryetarin e porsazgjedhur të Republikës së Maqedonisë, z.Gjorgje Ivanov. Në takim vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve më të larta në shtet. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski dhe Kryetari Gjorgje Ivanov theksuan se ky thellim i bashkëpunimit është i nevojshëm për shkak të funksionimit më efikas të të gjitha institucioneve, duke i respektuar kompetencat kushtetuese dhe ligjore gjithsesi.
Lexo më shumë