E mërkurë, 29 shkurt 2012, Australi

TAKIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI DHE DELEGACIONIT ME KRYESUESIT E PARLAMENTIT TË AUSTRALISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski bashke me delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të cilin e përbejnë deputetët: Ilija Dimovski, Millorad Dodevski, Cvetanka Ivanova dhe Xhevat Ademi, u takuan me senatorin e Dhomës së epërme të Parlamentit të Australisë, z. Piter Sliper, kryetar i Dhomës përfaqësuese të Australisë dhe z. Xhon Hog, kryetar i Senatit të Australisë



E mërkurë, 29 shkurt 2012, Australi

TAKIMI I KRYETARIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI DHE DELEGACIONIT ME SENATORIN E DHOMËS SË EPËRME TË PARLAMENTIT TË AUSTRALISË, Z. GERI HANFRIS DHE ME SENATORIN E DHOMËS SË EPËRME TË AUSTRALISË, Z. LLUK SIMKINS

Në takimin u diskutua edhe për përdorimin bilateral të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë në komunikimin me Australinë. Kryetari Veljanoski, gjithashtu, nënvizoi se në Maqedoni duhet të hapet ambasadë e Australisë dhe të lehtësohet regjimi i vizave për qytetarët e Maqedonisë për udhëtim në Australi, dhe kjo mund të japë ndihmesë në përmirësimin dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet Australisë dhe Republikës së Maqedonisë. 



E martë, 28 shkurt 2012, Viktoria, Australia

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E KOMUNITETIT MAQEDONAS

Kryetari Veljanoski, gjatë ditës, realizoi takim edhe me përfaqësuesit e Këshillit të Komunitetit Maqedonas në Viktori, të cilët e informuan për aktivitetet e Këshillit të cilat janë orientuar në njohjen e Republikës së Maqedonisë me emrin e saj kushtetues nga ana e Australisë, bashkimin e të gjithë Maqedonasve në Australi, si dhe përfshirjen aktive e Maqedonasve në sferën e politikës në Viktori, ndërsa më vonë edhe në nivel federal. Gjithashtu, përfaqësuesit e Këshillit e informuan kryetarin Veljanoski për përbërjen e re të kryesisë, e cila numëron 15 anëtarë - prej të cilëve 10 janë anëtarë të rinj, përfaqësues të organizatave të cilat janë anëtarë të Këshillit. 



E martë, 28 shkurt 2012, Viktoria, Australia

TAKIMI I KRYETARIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME PËRKRAHËSIT E INICIATIVËS PËR FORMIMIN E GRUPIT PËR BASHKËPUNIM NDËRMJET PARLAMENTIT TË VIKTORISË DHE KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

"Momentalisht, tentojmë të gjejmë mënyrë për realizimin e kësaj iniciative sa më shpejtë", theksoi z. Ellsberi. 



E hënë, 27 shkurt 2012

KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË OFICIALE NË AUSTRALI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, prej sot është në vizitë pesëditore në Australi. Kryetari Veljanoski e kryeson Delegacionin e përbërë prej:z. Ilija Dimovski, kryetar i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Australisë dhe anëtarët e grupit: z. Xhevat Ademi, znj. Cvetanka Ivanova, si dhe z. Millorad Dodevski, anëtar dhe përfaqësues i Diasporës maqedonase nga Australia.



E mërkurë, 21 shkurt 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME EURODEPUTETËT DHE "MIQTË E MAQEDONISË", RIÇARD HOVIT, EDURAD KUKAN DHE ALLOJZ PETERLLE

Në takimin, kryetari Veljanoski potencoi punën e deritanishme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe theksoi se Kuvendi për së treti herë me radhë nga BE-ja merr vlerësim pozitiv për progresin, gjithashtu nënvizoi se zhvillohet dialog politik dhe se të gjitha subjektet në Republikën e Maqedonisë angazhohen për integrimin e saj sa më të shpejtë në BE. 

Click