E premte, 30 tetor 2009

U PRANUA KËRKESA E VACLLAV KLAUS PËR MARRËVESHJEN E LISBONËS

Në Samitin e UE-së në Bruksel përfaqësuesit e 27 vendeve të UE-së e pranuan kërkesën e Çekisë që të përjashtohet nga Konventa për të drejtat e njeriut e cila është pjesë përbërëse e Marrëveshjes së Lisbonës.



E enjte, 29 tetor 2009

Samit UE-së në Bruksel

Më 29 dhe 30 tetor në Bruksel do të mbahet Samiti i Unionit Evropian, në të cilin liderët e vendeve-anëtare kryesisht do të debatojnë për nxehjen globale dhe ardhmërinë e Marrëveshjes së Lisbonës, e cila nuk mund të hyjë në fuqi përderisa nuk nënshkruhet nga të gjitha vendet-anëtare të UE-së, ndërsa veçanërisht mungon nënshkrimi i kryetarit të Çekisë, Vacllav Klaus.



E martë , 20 tetor 2009

EUROPARLAMENTI E PËRKRAHU RAPORTIN PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Komiteti për liri qytetare, jurisprudencë dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian, mbrëmë në Strasburg me shumicë votash e përkrahu Raportin për liberalizim të vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, nga 1 janari 2010. Kundër ka votuar vetëm një eurodeputet, ndërsa dy ishin të përmbajtur.



E hënë, 19 tetor 2009

KONFERENCË PËR MBËSHTETJE TË ZGJERIMIT TË BE-së

Suedia, si kryesuese e Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian sot do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mbështetje të zgjerimit të BE-së. Në konferencë do të diskutohet për ndihmën financiare të cilën Unioni përmes Instrumentit për ndihmë para aderimit (IPA) ua jep  vendeve kandidate për anëtarësim në Union (Maqedonisë, Kroacisë dhe Turqisë) dhe vendeve kandidate potenciale (Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë) me qëllim që t’u ndihmohet  në pagesën e reformave me të cilat do t’u afrohen standardeve të UE-së.



E premte, 16 tetor 2009

EURODEPUTETËT E PËRKRAHËN MAQEDONINË PAS RAPORTIT TË MARRË POZITIV PREJ EUROKOMISIONIT

Në mbledhjen e djeshme të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, disa eurodeputetë i dhanë përkrahje propozimit të Komisionit Evropian, për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Unioni Evropian.Eurodeputetët, gjithashtu kërkuan edhe liberalizim të vizave për Ballkanin dhe implementimin të Protokollit nga Ankaraja.



E mërkurë, 14 tetor 2009

RAPORT POZITIV PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Komisioni Evropian publikoi Raport pozitiv  për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2009, që do të thotë se pas statusit  katërvjeçar të kandidatit, Republika e Maqedonisë do t’i fillonë negociatat për anëtarësimin në BE.



E martë,13 tetor 2009, Strasburg

SEANCË PLENARE E KONGRESIT TË PUSHTETEVE LOKALE DHE RAJONALE TË KËSHILLIT EVROPIAN

Prej 13 deri më 15 tetor, Kongresi i Pushteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit Evropian do ta mbajë seancën e 17-të plenare në Strasburg, si pjesë e përgatitjeve në vigjilje të konferencës  së OKB-së në Kopenhagë, kushtuar ndryshimeve klimatike.



E martë, 13 tetor 2009

POLONIA E RATIFIKON MARRËVESHJEN E LISBONËS

Presidenti i Polonisë z. Leh Kaçinski, më 10 tetor e nënshkroi dekretin për Marrëveshjen e Lisbonës, me çfarë u kompletua  ratifikimi i marrëveshjes për reforma evropiane  në këtë vend. Kështu, nga 27 vendet - anëtare të UE-së, tani mungon vetëm nënshkrimi e Presidentit çek z. Vaclav Klaus, që të mundet Marrëveshja e Lisbonës të hyjë në fuqi.



E premte, më 9 tetor 2009

10 TETORI – DITA EVROPIANE KUNDËR DËNIMIT ME VDEKJE

Pasi më 26 shtator të vitit 2007, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës vendosi që përveç se ditë botërore, 10 tetori të jetë edhe Dita Evropian kundër Dënimit me Vdekje, kjo ditë shfrytëzohet si rast që të promovohet fushata për ndalimin e dënimit me vdekje në mbarë botën.



E mërkurë, 7 tetor 2009

SESIONI PLENAR I TETORIT NË BRUKSEL

Epilogu nga referendumi i Marrëveshjes së Lisbonës në Irlandë do të jetë temë e diskutimit nga ana e grupeve politike të Parlamentit Evropian më 7 dhe 8 tetor me Kryetarin Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso dhe të Këshillit, Kryeministri i Suedisë z.Frederik Rejnfeld.



E mërkurë, 07 tetor 2009, Stokholm

SAMITI BE-BRAZIL: ME FORCA TË PËRBASHKËTA DREJT SUKSESIT NË KOPENHAGË

Ndryshimet klimatike dhe energjia kanë qenë temat themelore për të cilat u debatua në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Brazilit, që dje u mbajt në Suedi. Nikoqiri i takimit – Kryeministri i Suedisë z. Frederik Rejnfeld, Presidenti i Brazilit z. Lula da Silva dhe Kryetari i Komisionit Evropian z. Zhoze Manuel Baroso u morën vesh të punojnë në zvogëlimin e emisioneve të dyoksidit të karbonit dhe u morën vesh së shpejti të realizojnë takim përgatitor në pritje të Konferencës së dhjetorit për klimën në Kopenhagë.



E hënë, 5 tetor 2009

SAMIT UE – BRAZILI NË STOKHOLM

Nesër në Stokholm do të mbahet samiti i tretë ndërmjet UE-së dhe Brazilit, në kuadër të partneritetit strategjik, i cili ishte i vendosur në samitin e parë në Lisbonë, në korrik të vitit 2007.



E premte, 5 tetor 2009

IRLANDEZËT I THANË “PO” MARËVESHJES SË LISBONËS

Në referendumin e dytë për Marrëveshjen e Lisbonës në Irlandë, 67,13% e qytetarëve e dhanë përkrahjen e tyre, ndërsa 32, 87% nuk e përkrahën. Vetëm në dy nga 43 vendet zgjedhore, Marrëveshja reformuese evropiane mori shumicën “jo’’.

Click