E premte, 29 tetor 2010
VIZITË NË ENTIN SHTETËROR PËR STATISTIK

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në Kuvendin e Republikës më 27.10.2010 (e mërkurë) e vizitoi Entin Shtetëror për Statistikë.
Lexo më shumë
E premte, 29 tetor 2009
Ndryshime të marrëveshjes së Lisbonës me qëllim stabiliteti financiar

Në samitin dyditor të Unionit Evropian, i cili filloi dje në Bruksel dhe i cli përfundoi disa orë pas mesnatës, liderët e vendeve -anëtare të UE-së e pranuan Planin Aksionar për ndryshim të vogël në Marrëveshjen e Lisbonës, lidhur me vendosjen e mekanizmit të përhershëm të krizave për stabilitet financiar të eurozonës
Lexo më shumë
E enjte, 28 tetor 2010
Samit dyditor i UE-së në Bruksel

Liderët e Unionit Evropian, sot dhe nesër në Bruksel, do të mbajnë Samit, në të cilin aksent do të vihet në forcimin e kontrollit ekonomik, në shtetet anëtare të UE-së, si do t'iu iknin kriza të reja ekonomike në të ardhmen.
Lexo më shumë
E mërkurë, 27 tetor 2010
ANËTARËT E KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE KISHIN TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E ORGANIZATËS JOPROFITABILE KRISTIJAN SHFARC -SHILING

Më 26 tetor 2010, me kërkesë të përfaqësuesve të organizatës gjermane joprofitavile Kristijan Shfarc -Shiling, CSSP projekti për Maqedoninë, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, u mbajt takim me anëtarët e komitetit me temën puna e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe roli i tij në realizimin e drejtave të bashkësive në Republikën e Maqedonisë
Lexo më shumë
E martë, 26 tetor 2010, Bruksel
Zbatimi efikas i procesit reformues

Republika e Maqedonisë është e fokusuar në të dyja, për ne qëllime kryesore: Zbatimi efikas i procesit reformues dhe maksimizimi i synimeve për shkarkimin e kontestit lidhur me emrin e shtetit i cili ishte imponuar nga fqinj jonë jugor, Republika e Greqisë.
Lexo më shumë
E hënë, 25 tetor 2010
VIZITË E PARË ZYRTARE E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Kryetari i grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Republikës së Kosovës, z. Ilija Kitanovski, sot realizoi takim me z. Skender Durmishi, u.d ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë. Në takim morën pjesë dhe anëtarët e grupit parlamentar: Znj.Silvana Boneva, z. Jani Makraduli, z.Abedin Zumberi, z. Safet Neziri, z. Xhemail Jashari dhe znj. Roza Topuzova Karevska.
Lexo më shumë
E hënë, 25 tetor 2010
MBLEDHJA E TETËDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 21 tetor 2010 e mbajti mbledhjen e tij të tetëdhjetenjëtë
Lexo më shumë
E premte, 22 tetor 2010
Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanovski, e pranoi kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, z. Millo Gjukanoviç

Në takimin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, duke na rikujtuar në marrëdhëniet tradicionale miqësore ndërmjet dy shteteve, theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Malit të Zi ndajnë vlera dhe qëllime të përbashkëta, ndërsa ato janë integrimet euroatlantike. Kjo jo vetëm që kontribuon në thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, po jep edhe kontribut të madh në stabilitetin e rajonit dhe integrimin e tij euroatlantik, theksoi kryetari Veljanovski.
Lexo më shumë
E premte, 22 tetor 2010
Projekt gjerman për bursë të studentëve-përfitim i madh për Kuvendin e Maqedonisë

Në kuadër të ‘’Bursës Ndërkombëtare Parlamentare '‘(IPS), nënkryetari i Kuvendit të RM-së z. Rafiz Haliti, realizoi takim me Delegacionin e Bundestagut Gjerman, në të cilën theksoi se Kuvendi lartë e çmon bashkëpunimin në kuadër të Projektit për bursë, përmes liderëve të ardhëm të rinj i ofrohet mundësia të punojnë në zyret e deputetëve gjerman dhe me atë drejtpërsëdrejti të njihen me punën e Bundestagut.
Lexo më shumë
Е premte, 22 tetor 2010
BURSA NDËRKOMBËTARE PARLAMENTARE MUNDËSI PËR LIDHJE TË BURSISTËVE NGA VENDE TË NDRYSHME

Kryetari i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Jovan Ginev, realizoi takim me Delegacionin e Bundestagut Gjerman me rastin e projektit ‘’Bursa ndërkombëtare parlamentare'’(IPS). Në mbledhje morën pjesë dhe anëtarët: Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Rafiz Haliti, nënkryetarët, z.Aleksandar Spasenovski, z. Igor Ivanovski dhe znj.Hristina Runçeva.
Lexo më shumë
E premte, 22 tetor 2010
MBLEDHJA E SHTATËMBËDHJETË E KËSHILLLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime në mbledhjen e shtatëmbëdhjetë e shqyrtoi Informacionin për aktivitetet e realizuara nga Programi Nacional për miratimin e drejtës së Unionit Evropian-revizioni 2010 për periudhën nga 01.07 2010 deri më 30.09.2010, të përpiluar nga Sekretariati për Çështje Evropiane pran Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Lexo më shumë
Е premte, 22 tetor 2010
MBLEDHJA E DYZETENËNTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të dyzetenëntë(vazhdimi i parë), si trup amë punues e shqyrtoi: Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti(leximi i dytë), Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zona teknologjike industriale zhvillimore (leximi i parë) dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelim të agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit në Republikën e Maqedonisë(leximi i parë)
Lexo më shumë
E premte, 22 tetor 2010
MBLEDHJA E PESËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të parë minerale(leximi i dytë).
Lexo më shumë
Е premte, 22 tetor 2010
Përfundoi sesioni plenar katërditor i Europarlamentit
Në sesionin e tetorit të Parlamentit Evropian, i cili u mbajt më 18 deri në 21 tetor në Strasburg, në mes tjerash, ishe ngritur kampanjë për luftë kundër varfërisë, me miratimin e rezolutës për të ardhurat minimale dhe u dha përkrahje për krijimin e shërbimit për punë të jashtme të Unionit Evropian
Lexo më shumë
E enjte, 21 tetor 2010
Debat mbikëqyrës për implementimin e Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik

Në mbledhjen e tij të gjashtëdhjetë, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, mbajti Debat mbikëqyrës me temën''Implementimi i Ligjit për qasje të Lirë deri te informatat me karakter publik''
Lexo më shumë
E enjte, 21 tetor 2010
MBLEDHJA E TETËDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Republikës së Maqedonisë sot e mbajti mbledhjen e tij të tetëdhjetenjëtë, në të cilën si trup punues amë i shqyrtoi gashtë Propozim-ligje.
Lexo më shumë
E enjte, 21 tetor 2010
Politik proaktive me qëllim shpejtimin sa më të shpejtë të integrimit të rajonit në strukturat euroatlantike

‘'Besojmë fortë se të gjithë ne, vendet nga Ballkani, kemi kapacitet të ndërtojmë Ballkan të ri, të lirë nga mbetjet e të kaluarës. Kemi të njëjtin qëllim, interesa të njëjta, të ardhme të përbashkët Janë të nevojshëm synime të mëtutjeshme që progresi i arritur të jetë i sigurt dhe pakthyeshëm. Politika jonë doemos duhet të jetë proaktive,me qëllim integrimin sa më të shpejtë të rajonit në strukturat euroatlantike''theksoi z.Talat Xhaferri, shef i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të NATO, në ditën e tretë të ROS-ROT seminarit, me temën: ‘’Kosova pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë.(ICJ): çka pastaj?’’.
Lexo më shumë
E mërkurë, 20 tetor 2010
NATO me dyer të hapura për anëtarësimin e të gjithë vendeve ballkanike

Në ditën e dytë të seminarit të shtatëdhjetepestë ROS-ROT me temën ‘’Evropa Juglindore: Krijimi i momentumit të ri’’, i cili mbahet në organizim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe AP të NATO-së ishte theksuar se NATO, si organizatë e orientuar drejtë sigurisë, ka dyer të hapura për anëtarësim të gjitha vendeve ballkanike.
Lexo më shumë
E mërkurë, 20 tetor 2010
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Komisioni për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e tij të djeshme,e shqyrtoi Informacionin për aktivitetet e realizuara nga Programi Nacional për miratimin e drejtës në Unionin Evropian-revizioni 2010, për periudhën për 01.07.2010 më 30.09 2010.
Lexo më shumë
E martë, 19 tetor 2010
Fjalim i kryetarit Veljanovski në seminarin e 75-të ROS-ROT

Zonja dhe zotërinj,
Për kontestin me Greqinë, nuk do të flasë, meqenëse të gjithëve shumë mirë na është e njohur. Ajo çka dua ta përmend është se edhe pas Bukureshtit, Republika e Maqedonisë nga shumë intensiv, përmes, do të thosha përmes formave pragmatike,e zhvillon bashkëpunimin me NATO. Gjithashtu, Republika e Maqedonisë ngelet në procesin e bisedimeve të cilët na çojnë drejt patronazhit të Kombeve të bashkuara për gjetjen e zgjidhjes kompromis për kontestin e imponuar. Dua të ju rikujtoj se mu në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë kanë të miratuar disa dokumente të cilët e detyrojnë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë t’i vazhdoj bisedimet, ndërsa në të njëjtën kohë qartë është definuar se zgjidhja kompromis nuk mund t’i tangoj në identitetin nacional, gjuhësor dhe kulturor të popullit maqedonas, me çka ekziston konsensus i plotë politik ndërmjet partive parlamentare, pa dallim se a bëhet fjalë për shumicën qeverisëse ose opozitë dhe pa marrë parasysh të përkatësisë etnike. Në të njëjtën kohë, sipas hulumtimeve të fundit të mendimit publik, mbi 82% të qytetarëve e përkrahin anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO. E gjithë kjo qartë tregon se në Republikën e Maqedonisë të gjitha subjektet politike, si dhe shoqëria civile, ardhmërinë e shtetit, si dhe të gjithë rajonit e shohin në integrimet euroatlantike.
Lexo më shumë
E martë, 19 tetor 2010
Evropa Juglindore : Krijimi i momentumit të ri

Në hapjen e seminarit fjalim përshëndetës kishin kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanovski, Sh. e tij Nikoll Virsh, ambasadore e Konfederatës Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, pastaj z.Xhejms Perdju, ndihmës i mëparshëm, i sekretarit të përgjithshëm të NATO-së dhe ambasador i mëparshëm në Republikën e Bullgarisë dhe parlamentari z. Mark Angel, referues i nënkomisionit për udhëheqje demokratike dhe zëvendës-shef i delegacionit të Luksemburgut në AP të NATO-së.
Lexo më shumë
E martë, 19 tetor 2010
MBLEDHJA E DYZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të Dyzetekatërtë, si trup amë punues në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për siguri të ushqimit
Lexo më shumë
E hënë, 18 tetor 2010
Seancë plenare e Parlamentit Evropian

Nga 18 deri më 21 tetor, në Strasburg, Parlamenti Evropian do të mbaj seancë plenare, në të cilin, eurodeputetët, në mes tjerash, do të kërkojnë rritjen e investimeve në hulumtimet shkencore, inovacione, arsim, energjetikë, do të kërkojnë përkrahje për Palestinën, si dhe fillimin e bisedimeve për kornizën aktuale afatgjate dhe mënyra të tjera për financim të buxhetit
Lexo më shumë
E premte, 15 tetor 2010, Këshilli Nacional për Evrointegrime
DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR SIGURIM TË USHQIMIT

Këshilli Nacional për Eurointegrime vazhdon me organizimin e debateve publike për ligjet për të cilat është e domosdoshme debat më i gjerë, i cili do të mundësoj miratimin e ligjeve kualitative dhe përgatitje kualitative për pranimin e detyrimeve nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian. Propozim-ligji për sigurim të ushqimit del nga Programi Nacional për miratimin e të drejtës së Unionit Evropian (NPAA Revizioni 2010)
Lexo më shumë
E enjte, 14 tetor 2010
KRYETARI VELJANOVSKI DHE DEPUTETËT MORËN PJESË NË AKSIONIN HUMANITAR-DITA E SHËRBIMIT

Në fjalimin e tij përshëndetës kryetari Veljanovski theksoi se pjesëmarrja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në këtë aksion humanitar dhe bujar afirmohet dhe në vepër tregon solidaritet të përbashkët të deputetëve, pa marr parasysh dallimeve të cilët ato i kanë. Ai , gjithashtu, shprehu vullnetin me këtë akt të përbashkët do të nxiten dhe aksione tjera të solidaritetit me qëllim që t'i ndihmohet kategorive më të prekura të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Lexo më shumë
E enjte, 14 tetor 2010
TELEVIZIONI RADIODIFUZIV I MAQEDONISË TË TRANSFORMOHET NË SERVIS TË VËRTET PUBLIK
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, në mbledhjen e tij të pesëdhjetetetë, organizoi Debat Publik me temën: Çfarë servisi radiodifuziv i nevojitet Republikës së Maqedonisë
Lexo më shumë
E enjte, 14 tetor 2010
Bashkëpunimi rajonal parlamentar i rëndësishëm për luftë të suksesshme kundër varfërisë dhe mënjanimit social

Në organizim të Kuvendit të Republikës së Serbisë dhe Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, prej 11 deri më 13 tetor, në Beograd u mbajt Konferenca Rajonale me temën’’Lufta kundër varfërisë dhe mënjanimit social në kontest të proceseve të evrointegrimit: Roli i parlamenteve nacionale’’, në të cilën morën pjesë dhe deputetët-anëtar të Komisionit për Punë dhe Politik Sociale të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë: z.Nikolla Kotevski dhe znj.Stanka Anastasova.
Lexo më shumë
E martë, 12 tetor 2010
BASHKËPUNIMI RAJONAL POLITIK I BALLKANIT PERËNDIMOR KYÇ PËR INTEGRIMET EUROATLANTIKE

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, së bashku me Fondacionin ''Konrad Adenauer'' dhe Institutin për Demokraci ''Societas Civils'' Shkup, sot organizuan Tryezë të rrumbullakët me temën ''Bashkëpunimi Rajonal Politik i Ballkanit Perëndimor - në rrugë drejt qëllimit të përbashkët integrimet euroatlantike’’.
Lexo më shumë
E premte, 08 tetor 2010
MBLEDHJA E SHTATËDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Shtatëdhjetenëntë, të mbajtur më 07 tetor 2010, si trup amë punues e shqyrtoi Propozim-ligjin për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë në Bankën për zhvillim pran Këshillit të Evropës sipas Marrëveshjes Kornizë për hua për financim të pjesshëm të Projektit për rekonstruimin e Enteve ndëshkimore-përmirësuese (në procedurë të shkurtuar)
Lexo më shumë
E enjte, 07 tetor 2010
TAKIM I ZNJ.SVETLLANA JAKIMOVSKA, NËNKRYETARE E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË,ME PËRFAQËSUES TË ALEANCËS PËR KUJDESIN E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Me rastin e Javës së fëmijëve, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska, realizoi takim me përfaqësues nga Aleanca për Kujdesin e Fëmijëve në Republikën e Maqedonisë, fëmijë nga Shoqata e qytetarëve ‘’Sumnal’’ dhe fëmijë nga çerdhja e fëmijëve ‘’Orce Nikollov’’
Lexo më shumë
E hënë, 04 tetor 2010
FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, NË SIMPOZIUMIN NDËRKOMBËTAR ME RASTIN E SHËNIMIT TË NJËMIJENJËQIND VJETORIT TË VDEKJES SË SHËN NAUMIT TË MREKULLUESHËM

Sivjet kur në Republikën e Maqedonisë, përmes manifestimeve të ndryshme dhe kuvendeve shkencore, shënohet njëmijenjëqind vjetori i vdekjes së Shën Naumit të mrekullueshëm, veçanërisht na gëzon fakti që në shënim janë përfshirë më shumë shtete të ndryshme, institucione të larta arsimore dhe shkencore, më tutje, Kisha Ortodokse Maqedonase dhe subjekte të tjera, që tregon se, si shtet, si popull, si qytetar, dimë që ta respektojmë, ta ruajmë dhe mbindërtojmë trashëgimin tonë historike dhe kulturore.
Lexo më shumë
E hënë, 04 tetor 2010
TAKIM PUNE NË KLUBIN E DEPUTETEVE ME ZNJ. ALIDA M. BLEK

Klubi grave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot realizoi takim pune me znj. Alida M. Blek, profesoreshë e historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin‘’Xhorxh Uashington’’-SHBA.
Lexo më shumë
E hënë, 04 tetor 2010
DOLI NUMRI I TETË I BULETINIT TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-UE

Në fillim të muajit tetor, doli botimi i tetë i Buletinit të delegacionit të kuvendit në Komitetin e Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë -Unioni Evropian. Në numrin rrjedhës, përmbahen aktivitete dhe informacione për vizitën e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, të Republikës së Turqisë dhe për takimin me Patriarkun e Përgjithshëm Vartollomej, si dhe informacione tjera lidhur me aktivitetet e trupave relevante të Kuvendit dhe delegacioneve të cilët punojnë në pyetjet evropiane.
Lexo më shumë
E hënë, 04 tetor 2010
MBLEDHJA E SHTATËDHJETETETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 27 shtator 2010 e mbajti mbledhjen e saj të shtatëdhjetetetë
Lexo më shumë
E premte, 1 tetor 2010, Bruksel
Krijimi i administratës kualitative dhe të paanshme si përgjigje ndaj sfidave të punës modern

Në seminar ishin debatuar çështje lidhur me reformat e ndërmarra dhe të zbatuara të administratës publike dhe gjykatës, për arsye të përfitimeve dhe shfrytëzimit të IPA fondeve në pjesën e përforcimit të kapaciteteve të institucioneve shtetërore, si dhe për të gjitha çështjet e tjera lidhur me përparimin e reformave në përforcimin e kapaciteteve të administratës publike dhe gjykatës.
Lexo më shumë