E mërkurë, 31 tetor 2012
MBLEDHJA E SHTATËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR MUNDËSI TË BARABARTA TË GRAVE DHE BURRAVE
Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e shtatëmbëdhjetë, të mbajtur më 24 tetor 2012, e shqyrtoi Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë 2012, me theks të veçantë në pjesën e barazisë gjinore.
Lexo më shumë
E mërkurë, 31 tetor 2012
MBLEDHJA E NJËZETESHTATË TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e njëzeteshtatë, të mbajtur më 24 tetor 2012, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm, leximi i parë
Lexo më shumë
E mërkurë, 31 tetor 2012
MBLEDHJA E NJËZETË E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetë, të mbajtur më 24 tetor 2012, e shqyrtoi Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 (Kapitulli 4.25 - Shkencë dhe hulumtim dhe Kapitulli 4.26 - Arsim dhe kulturë).
Lexo më shumë
E mërkurë, 31 tetor 2012
MBLEDHJA E NJËZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE
Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetegjashtë, të mbajtur më 24 tetor 2012, shqyrtoi:
Lexo më shumë
E mërkurë, 31 tetor 2012
MBLEDHJA E KATËRT E KOMISIONIT TË PËRHERSHËM ANKETUES PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË QYTETARËVE
Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirie dhe të Drejtave të Qytetarëve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e katërt, të mbajtur më 24 tetor 2012, e shqyrtoi Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, në pjesën 2.2. Të drejtat e njeriut dhe mbrojta e minoriteteve
Lexo më shumë
E martë, 30 tetor 2012
REPUBLIKA E MAQEDONISË TË MOS E HUMB QËLLIMIN E SAJ - RRUGËN DREJT BE-SË

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim me z.Petar Shuf, i dërguar special për çështje parimore të marrëdhënieve të jashtme të BE-së, si dhe për marrëdhëniet me vendet-anëtare të BE-së për Ministrinë Federative të Punëve të Jashtme të Republikës Federative të Gjermanisë.
Lexo më shumë
E hënë, 29 tetor 2012
MBLEDHJA E TETËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e tetëmbëdhjetë të mbajtur më 22 tetor të vitit 2012 si trup punues amë shqyrtoi:
Lexo më shumë
E hënë, 29 tetor 2012
MBLEDHJA E DYZETEDYTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dyzetedytë, të mbajtur më 22 tetor 2012, si trup i interesuar amë shqyrtoi:
Lexo më shumë
E premte, 26 tetor 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË SERBISË, Z.TOMISLLAV NIKOLIQ

Duke vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet shteteve si shumë të mira, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, theksoi se ato janë në zhvillim të vazhdueshëm dhe ekziston interes i ndërsjellë për zhvillimin e tyre në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore në të gjitha nivelet dhe sferat. Ajo jo vetëm që është në interes të të dy shteteve dhe qytetarëve tanë, por jep kontribut të madh në stabilitetin e rajonit dhe perspektivës së tij euroatlantike.
Lexo më shumë
E premte, 26 tetor 2012
MBLEDHJA E NJËZETENJË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 21, të mbajtur më 16 tetor 2012, si trup i interesuar punues e shqyrtoi Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012.
Lexo më shumë
E hënë, 22 tetor 2012
SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT

Sot dhe nesër, Parlamenti evropian do të mbajë seancë plenare në Strazbur, në të cilën do të votohet për propozimin që viti 2013 të shpallet si vit evropian i qytetarëve. Me këtë rast do të organizohen një sërë ngjarjesh për edukimin e publikut për të drejtat e qytetarëve evropianë, veçanërisht ato të cilat kanë të bëjnë me studimin, punën, hapjen e biznesit dhe ngjashëm.
Lexo më shumë
E premte, 19 tetor 2012
ZHVILLIMI I DEMOKRACISË NË NIVEL LOKAL ËSHTË BAZË PËR DEMOKRACINË NË NIVEL QENDROR PËR ÇDO SHTET

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Suzana Saliu, sot mirëpriti delegacionin nga komuna Tatlisu, Qiproja e Veriut, në përbërje të të cilit ishin kryetari i komunës, z.Hjari Orçan dhe kryetari i Këshillit, z.Muzafer Ajdin.
Lexo më shumë
E enjte, 18 tetor 2012
TAKIMI I KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE ME DR.LLASLLO KOVER, KRYETAR I PARLAMENTIT TË HUNGARISË

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, znj.Ermira Mehmeti dhe anëtarët: znj.Sillvana Boneva, z.Gjorgji Koxhabashiev, z.Vasko Micevski, znj.Cvetanka Ivanova, z.Oliver Spasovski, z.Orhan Ibraimi, z.Amdi Bajram dhe z. Safet Bishevac, dje, me kërkesë të dr.Lllasllo Kover, kryetar i Parlamentit të Hungarisë, mbajti takim lidhur me kompetencat e Komitetit dhe rolin e tij në realizimin e të drejtave të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë. Në takimin ishte i pranishëm edhe SH.T. Darko Angellov, ambasador i Republikës së Maqedonisë në Hungari.
Lexo më shumë
E mërkurë, 17 tetor 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË HUNGARISË, DR.LLASLLO KOVER

Para fillimit të bisedimeve zyrtare, kryetari i Parlamentit të Hungarisë, dr.Llasllo Kover, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z.Trajko Veljanoski, vendosi kurorë në Përmendoren e heronjve të rënë dëshmorë për Maqedoninë
Lexo më shumë
E mërkurë, 17 tetor 2012
ZGJIDHJA E EMRIT MUND TË JETË KUSHT PËR HYRJE NË BE, POR JO EDHE PARAKUSHT PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE

Rruga eurointegruese e Republikës së Maqedonisë dhe problemet me të cilat ballafaqohet, ishin në fokusin e diskutimeve në takimin ndërmjet znj.Sillvana Boneva, koordinatore e Grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe dr.Lllasllo Kover, kryetar i Parlamentit të Hungarisë.
Lexo më shumë
E mërkurë, 17 tetor 2012
BOTIMI I NJËZETEPESTË I BULETINIT KPP RM-BE

Botimi i njëzetepestë i Buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian (KPP - RM dhe BE) i përfshin aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në muajin shtator 2012. Ngjarje kryesore është takimi i eurokomisarit për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, z. Shtefan Fule në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë para mbajtjes së mbledhjes lidhur me Dialogun paraaderues të nivelit të lartë (HLLAD) në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Lexo më shumë
E mërkurë, 17 tetor 2012
MBLEDHJA E KATËRMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në vazhdimin e parë, dytë, tretë dhe katërtë të Mbledhjes së 14-të, të mbajtur më 8, 10, 15 dhe 16 tetor 2012, si trup punues amë, në lexim të dytë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për zona zhvillimore turistike.
Lexo më shumë
E martë, 16 tetor 2012
MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME DHE KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot mbajtën mbledhjen e shtatë të përbashkët, dedikuar Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012.
më shumë...
Lexo më shumë
E martë, 16 tetor 2012
KONFERENCA JUBILARE E DIMENSIONIT PARLAMENTAR TË PBEJL

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në kuadër të dimensionit parlamentar të Kryesimit maqedonas me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, dje dhe sot (15-16 tetor 2012), është nikoqir në Konferencën ndërkombëtare "15 vjet nga dimensioni parlamentar i PBEJL - e kaluara, e tanishmja dhe ardhmëria evropiane e Rajonit" dhe Mbledhja e 7-të e Grupit punues për Dimensionin parlamentar të PBEJL.
Lexo më shumë
E martë, 16 tetor 2012, Nikozi, Qipro
KRYETARI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE, Z.HAJRULLA MISINI NË KONFERENCË TË KOSAK-ut

Misini u përqendrua në pjesën e prioriteteve, lidhur me politikën e zgjerimit të BE-së, e cila është një prej politikave më të suksesshme të BE-së, me ç'rast potencoi rëndësinë që Republika e Maqedonisë në samitin e ardhshëm të Këshillit të BE-së që do të mbahet në dhjetor, të merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Lexo më shumë
E premte, 15 tetor 2012
FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE DEDIKUAR 15 VJETORIT TË DIMENSIONIT PARLAMENTAR TË PBEJL

Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, Ju dëshiroj mirëseardhje, qëndrim të këndshëm dhe punë të suksesshme dhe të frytshme. Me të vërtetë është kënaqësi e madhe të jesh nikoqir dhe organizator i një ngjarjeje të rëndësishme, siç është shënimi i përvjetorit të Konferencës së parë në nivel të kryetarëve të parlamenteve të shteteve-anëtare të Procesit për bashkëpunim me Evropën Juglindore, e iniciuar nga Parlamenti i Republikës së Greqisë dhe e mbajtur po këtë datë para 15 vitesh në Athinë
Lexo më shumë
E premte, 12 tetor 2012
ÇMIMI NOBEL PËR PAQE PËR BE-në

Bashkimi Evropian e fitoi Çmimin nobel për paqe për vitin 2012, si meritë e asaj që më shumë se gjashtë dekada është i angazhuar për paqe, pajtim, demokraci dhe për të drejtat e njeriut
Lexo më shumë
E mërkurë, 10 tetor 2012
FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË AKADEMINË SOLEMNE ME RASTIN E SHËNIMIT TË FESTËS SHTETËRORE 11 TETOR - DITA E KRYENGRITJES NACIONALE

Duke e festuar ditën e sotme, si festë e kombit dhe shtetit tonë, edhe njëherë e çojmë në vend amanetin e shkruar me gjak nga PARTIZANËT MAQEDONAS!
Duke festuar flijimin e tyre për çështjen e pavarësisë dhe lirisë së Maqedonisë, edhe njëherë pohojmë se populli ynë posedon forcë që të hapërojë drejt përjetësisë!
Nuk ekziston dëshmi më e madhe se zemra e Maqedonisë e cila rreh më fortë se kurrë, kur me krenari në liri mund të përkujtojmë besëlidhjen e luftëtarëve të rinj, të formuluar me sintagmën: "LIRI OSE VDEKJE!".
Fjalë të cilët dërguan porosi të qartë te të gjithë, sytë e të cilëve ishin drejtuar kah Maqedonia
Lexo më shumë
E mërkurë, 10 tetor 2012
DEKLARATA E KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E RAPORTIT TË KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRESIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2012

Është e pakontestueshme se edhe ky Raport vjetor, ashtu si edhe raportet tjera të deritanishme, është pasqyrë reale e rezultatit të arritur në periudhën e kaluar njëvjeçare. Kjo do të thotë shënim të veprimeve pozitive që i kemi bërë dhe çështjeve dhe vërejtjeve në të cilat në të ardhmen do të duhet që të përqendrohemi më shumë dhe t'u kushtojmë vëmendje më të madhe.
Lexo më shumë
E mërkurë, 10 tetor 2012
REKOMANDIMI I KOMISIONIT EVROPIAN PËR ZGJIDHJEN E KONTESTIT ME EMRIN NË FAZË TË HERSHME TË NEGOCIATAVE

Zgjidhja e kontestit me emrin ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë në fazë të hershme të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian - është risi në Raportin më të ri të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë, të cilit e prezantoi sot komisari për zgjerimin e BE-së, z.Shtefan File.
Lexo më shumë
E mërkurë, 10 tetor 2012
MBLEDHJA E SHTATËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e shtatëmbëdhjetë, të mbajtur më 8 tetor 2012, si trup punues amë shqyrtoi:
Lexo më shumë
E mërkurë, 9 tetor 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME ZËVENDËSKRYEMINISTRIN NJËHERAZI EDHE MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SLOVAKISË, Z.MIROSLLAV LLAJÇAK

Në vigjilje të Raportit për progresin e Republikës së Maqedonisë, kryetari Veljanoski theksoi se pret përsëri që për së katërti herë të merr rekomandim nga Komisioni Evropian, për fillimin e negociatave, duke shpresuar se kah fundi i vitit, aty në dhjetor, përfundimisht BE-ja do të caktojë datë për fillimin e negociatave. Ai potencoi se opinioni publik në përqindje të madhe është i përcaktuar për anëtarësim në NATO dhe BE dhe se qëllimi kryesor strategjik për Republikën e Maqedonisë është integrimi i saj i plotë në NATO dhe BE
Lexo më shumë
E martë, 9 tetor 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E KËSHILLIT NACIONAL TË REPUBLIKËS SË SLLOVAKISË, Z. PAVOL PASHKA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski dhe kryetarja e Grupit parlamentar për bashkëpunim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Parlamentin e Republikës së Sllovakisë, znj.Sonja Mirakovska realizuan takim me Kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Sllovakisë, z.Pavol Pashka.
Lexo më shumë
E mërkurë, 9 tetor 2012
MBLEDHJA E NJËZETEDYTË E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME
Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 22-të, shqyrtoi propozim ligjet, si vijojnë:
Lexo më shumë
E martë, 9 tetor 2012
MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR KULTURË
Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëmbëdhjetë, të mbajtur më 3 tetor 2012, si trup punues amë shqyrtoi:
Lexo më shumë
E mërkurë, 3 tetor 2012
MBLEDHJA E NJËZETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 20-të të mbajtur më 2 dhe 3 tetor 2012, si trup punues amë me procedurë të shkurtuar e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.
Lexo më shumë
E mërkurë, 3 tetor 2012
MBLEDHJA E DYZETENJË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e dyzetenjë të mbajtur më 2 tetor, si trup punues amë e shqyrtoi:
Lexo më shumë
E hënë, 1 tetor 2012
TAKIMI I NËNKRYETARES SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ZNJ.SVETLLANA JAKIMOVSKA ME DEPUTETËT E BUNDESTAGUT GJERMAN

Në takimin ishin të pranishëm deputetët, znj.Marina Fleksbart dhe anëtarët e Komisionit znj.Gabriella Vendorf, kryetare e Universitetit teknik nga Berlini dhe z. Randolf Kriger, nëpunës i lartë në administratën e Bundestagut gjerman. Gjithashtu në takimin ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Gudrun Shtajnaker dhe këshilltari për bashkëpunim kulturor, znj.Katerina Nauman.
Lexo më shumë