E premte, 22 tetor 2010

Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanovski, e pranoi kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, z. Millo Gjukanoviç

Në takimin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, duke na rikujtuar në marrëdhëniet tradicionale miqësore ndërmjet dy shteteve, theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Malit të Zi ndajnë vlera dhe qëllime të përbashkëta, ndërsa ato janë integrimet euroatlantike. Kjo jo vetëm që kontribuon në thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, po jep edhe kontribut të madh në stabilitetin e rajonit dhe integrimin e tij euroatlantik, theksoi kryetari Veljanovski.



E enjte, 14 tetor 2010

KRYETARI VELJANOVSKI DHE DEPUTETËT MORËN PJESË NË AKSIONIN HUMANITAR-DITA E SHËRBIMIT

Në fjalimin e tij përshëndetës kryetari Veljanovski theksoi se pjesëmarrja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në këtë aksion humanitar dhe bujar afirmohet dhe në vepër tregon solidaritet të përbashkët të deputetëve, pa marr parasysh dallimeve të cilët ato i kanë.  Ai , gjithashtu, shprehu vullnetin me këtë akt të përbashkët do të nxiten dhe aksione tjera të solidaritetit me qëllim që t'i ndihmohet kategorive më të prekura të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Click