Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E mërkurë, 7 prill 2010

FJALIM I KRYETARIT VELJANOSKI NË DISKUTIMIN PUBLIK “DREJT INTEGRIMIT TË SHPEJTË DHE PËRFSHIRJES SË ROMËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË”

Më lejoni në fillim të gjithë bashkëqytetarëve tanë, pjesëtarë të bashkësisë etnike rome t'ua uroj Ditën ndërkombëtare të romëve, e cila nga viti 1971, më 8 Prill shënohet në mbarë botën.
Sot jemi këtu jo vetëm që solemnisht ta shënojmë Ditën ndërkombëtare të romëve, por edhe të shohim çka kemi bërë dhe çka duhet të bëjmë për integrim të plotë të bashkëqytetarëve tanë në të gjitha poret e shoqërisë.

më shumë...



E premte, 26 mars 2010

FJALIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT VELJANOSKI NË HAPJEN E GARAVE NDËRKOMBËTARE PËR STUDENTË

Është kënaqësi e madhe për mua sot të jem këtu me ju në kuadër të garave kualifikuese për studentët e drejtësisë, studimeve evropiane, shkencave politike, ekonomisë dhe teknologjive të informatikës.
Veçanërisht më gëzon fakti që në këto gara marrin pjesë studentë, si nga universitetet shtetërore, ashtu edhe nga universitetet private në Republikën e Maqedonisë, pasi, edhe në procesin e arsimit të lartë, edhe  në  fakultete është e nevojshme konkurrencë e shëndoshë, e cila, para së gjithash, shpie në ngritjen e kualitetit të procesit arsimor dhe hulumtues-shkencor të universiteteve.

më shumë...



E martë, 9 shkurt 2010

FJALIM HYRËS I KRYETARIT VELJANOSKI NË DEBATIN PUBLIK ME RASTIN E 9 SHKURTIT- DITA EVROPIANE PËR INTERNET TË SIGURT

Si të sigurojmë internet më të sigurt? Mendoj se përgjigjën e kësaj pyetje nuk mund ta jep vetëm një institucion ose një disiplinë shkencore, por përgjigjen duhet ta kërkojmë në mënyrë ndërdisiplinare dhe ndërresoriale, ndërsa gjithsesi këtu të kyçen në mënyrë aktive sektori joqeveritar dhe sektori privat. Me ç'rast, doemos duhet të kemi kujdes edhe për një dimension, dhe ai është ruajtja e lirisë së fjalës dhe liria e qasjes në informata, përkatësisht të mos i cenojmë parimet e përgjithshme nga korpusi i të drejtave të njeriut

më shumë...



E hënë, 08 shkurt 2010

FJALIM I KRYETARIT VELJANOSKI NË PUNËTORINË NDËRKOMBËTARE "KONFLIKTI I INTERESAVE DHE GJENDJA PRONËSORE", TË ORGANIZUAR NGA KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

Në mposhtjen e kësaj dukurie përgjegjësi të madhe kanë funksionarët të cilët në vendimet e tyre çdoherë duhet të nisen nga interesi publik, i themeluar mbi dispozitat ligjore dhe të tjera. Me ç'rast doemos duhet të ngrihen mbi interesat e tyre personale, familjare, partiake, dhe nëse doni edhe ato etnike ose religjioze. Veçanërisht kur bëhet fjalë për konflikt të interesave, ato kanë përgjegjësi personale për identifikimin dhe shkarkimin e tij në pajtim me politikat dhe praktikat për konflikt të interesave. Në mënyrë të pakontestueshme, kjo duhet të jetë edhe model i sjelljes së të gjithë të punësuarve në administratën shtetërore dhe publike

më shumë...



E mërkurë, 3 shkurt 2010

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHPËRBLIMIT “MARGARITARËT E URTËSISË”, TË NDARË NGA ASOCIACIONI EVROPIAN PËR KANCER CERVIKAL

Si deputet dhe si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me të vërtet më paraqet kënaqësi të veçantë fakti që këtë shpërblim në mesin e institucioneve dhe organizatave tjera joqeveritare nga Maqedonia e fiton edhe Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Më këtë jo vetëm që vërtetohen aktivitetet dhe rezultatet e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, por është edhe një mirënjohje për aktivitetin e punës së Kuvendit, si dhe për nivelin e parlamentarizmit te ne, i cili nuk kufizohet vetëm me procesin e miratimit të ligjeve por edhe shumë më gjerë.

më shumë...



E martë, 26 janar 2010

FJALIM I KRYETARIT VELJANOSKI NË KRAKOV NË SHËNIMIN E 65-VJETORIT NGA ÇLIRIMI I AUSHVICIT

Besoj se secili nga ne sot, këtu, kur e shënojmë 65-vjetorin e çlirimit të Aushvic - Birkenau, dëshmitari i heshtur i holokaustit, pyetet pse ndodhi ajo. Pse mbi 6 milion burra, gra, fëmijë, pleq u likuiduan brutalisht vetëm pse ishin hebrenj. Kurse Zoti, i cili është një dhe pa dallim se cilit religjion i takojmë, na mëson se të gjithë jemi bijë të zotit dhe të gjithë jemi të njëjtë. Kjo çështje nuk duhet dhe nuk mund të kufizohet si çështje personale, ajo është çështje e jona e përbashkët, obligimi i jonë i përbashkët është që të mos lejojmë që të harrohet ose të shlyhet kujtesa historike për holokaustin. Edhe më e rëndësishme është që të mos lejojmë që të krijohen çfarëdo lloj kushtesh për përsëritjen e frikës dhe tmerrit të cilin e sillte holokausti, pa dallim kujt i dedikohet, sepse ajo është e keqja më e madhe në historinë e njerëzimit

më shumë...