Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E enjte, 26 gusht 2010

FJALIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, NË MBLEDHJEN SOLEMNE ME RASTIN E 100-VJETORIT NGA LINDJA E NËNËS TEREZË

Vetëm qindra metra nga kjo Dhomë Ligjvënëse, në Mëhallën e dikurshme Vllahe, ka ekzistuar shtëpia e familjes shqiptare Bojaxhiu, në të cilën para 100 vitesh ka lindur Gonxhe Agnesa Bojaxhiu. Gjithashtu, vetëm qindra metra, sot gjendet Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë, në vendin ku dikur ka ekzistuar kisha Zemra e Shenjtë e Jezu Krishtit, në të cilën vetëm një ditë pas lindjes së saj është kryqëzuar Nënë Tereza

më shumë...



E enjte , 26 gusht 2010

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z.TRAJKO VELJANOSKI, NË AKADEMINË SOLEMNE ME RASTIN E 100 VJETORIT TË LINDJES SË NËNËS TEREZË

Sot, njëqind vjet pas lindjes së nënës Terezë, shtëpia e Nënës Terezë nuk ekziston më nuk ekziston as lagjja vllahe, por vetëm disa dhjetëra metra prej këtu,në vendin e kishës së dikurshme shpirti i shenjtë i Jezuit, në të cilën vetëm një ditë pas lindjes së saj është pagëzuar Gonxhe Agnesë Bojaxhiu, gjendet shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë, objekt i cili në mënyrë modeste, por dinjitoze dhe shpirtërore na e transmeton rrugën jetësore dhe veprën e Nënës Terezë.

më shumë...



E hënë, 2 gusht 2010

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI PARA PËRMENDORES SË METODIJA ANDONOV -ÇENTO

Sot, kur në Meçkin Kamen, në Pelinçë dhe në mbarë shtetin shënohen dhe festohen të dy Ilindenat, u mblodhëm këtu që t’i japim respekt Metodija Andonov Çento, kryetarit të Parë të Presidiumit të KAÇKM-së.   Njeri i cili gjatë gjithë jetës së tij luftoi për realizimin e idealeve të dy Ilindenave, për liri dhe pavarësi të Republikës së Maqedonisë, si shtet i popullit maqedonas  dhe i gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësisë  së tyre nacionale ose fetare.

më shumë...



E premte, 18 qershor 2010

Fjalim i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, në Konferencën: Mekanizmat Institucional për bashkëpunim ndërmjet Kuvendit dhe Sektorit qytetar në Republikën e Maqedonisë

Një nga karakteristika kyçe për shkallën e zhvillimit të demokracisë është shkalla e përfshirjes  së qytetarëve në procesin e krijimit të politikave. Një nga mjetet më të lehta për arritjen e atij qëllimi janë që  organizatat jo qeveritare në Republikën e Maqedonisë të jenë të kyçura në edukimin dhe informimin e qytetarëve me qëllim të kontribuojnë drejt zhvillimit të shoqërisë më demokratike.

më shumë...



E shtunë 12 Qershor 2010, Limasol, Qipro

FJALIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË. Z. TRAJKO VELJANOSKI NË KONFERENCËN EUROPIANE TË KRYETARËVE TË PARLAMENTIT

Diskriminimi si një fenomen  është i vjetër aq sa qytetërimi i njeriut . Ajo zakonisht edhe në formë më të ashpër , manifestohet përmes diskriminimit në bazë racore, etnike apo fetare, por nuk duhet të neglizhohen edhe format e tjera të diskriminimit, si shkelja e ashpër e të drejtave dhe lirive të njeriut. Sipas përvojës së keqe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe me formimin e Kombeve të Bashkuara dhe më vonë me themelimin e Këshillit të Evropës janë sjellë aq shumë dokumente ndërkombëtare me të cilat mbrojtja nga çdo formë e diskriminimit paraqet standard në përgjithësi dhe përgjegjësi për çdo shtet. Duke pasur parasysh se si parlament i ratifikuam këto  dokumente ndërkombëtare, ndërsa pastaj sjellim ligje, përgjegjësia jonë është e rëndësishme kur bëhet fjalë për mbrojtje nga çdo formë e diskriminimit.

më shumë...



E premte, 11 qershor 2010, Limasol, Qipro

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELANOVSKI, NË KONFERENCËN EVROPIANE TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE

Kur flasim për demokraci, çdoherë mendojmë në marrëdhëniet ndërmjet qeverisë dhe parlamentit, përkatësisht të bashkëpunimit të tyre, por edhe të tensioneve të cilat janë të pranishme në ato relacione Për dallim nga qeveria,e cila sipas karakterit të vet është shumë më monolite, kuvendi si bartës i pushtetit ligjvënës e shpreh politikën, ndërsa në disa raste edhe pluralizmin nacional të çdo shoqërie. Parlamentet e çdo shteti demokratik punojnë maksimalisht ,në mënyrë transparente, ashtu që publiku, përkatësisht ato të cilët na zgjedhin mund ta vlerësojnë punën e shumicës së opozitës

më shumë...



E hënë, 07 qershor 2010

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELANOVSKI, NË KONFERENCËN E TETË TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË VENDEVE TË APEJL

Së pari dua të shprehë faleminderim Kuvendit të lartë popullor të Kuvendit të Republikës së Turqisë dhe të Kryetarit, z. Mehmet Ali Shahin, për organizimin e shkëlqyer të këtij takimi tonë, si dhe për sinqeritetin dhe mikpritjen. Vet iniciativa që kjo mbledhje parlamentare t'i dedikohet çështjes me interes padyshim parlamentar-përparimin e dimensionit parlamentar të bashkëpunimit në kuadër të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (APEJL), më jep të drejtën të besoj se Konferenca, do të jetë shënuar dhe si fillim i procesit të fazës së re, në vazhdimësi në bashkëpunimin tonë rajonal

më shumë...



E premte, 21 maj 2010

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOVSKI NË MBLEDHJEN E KOMITETIT TË PËRHERSHËM TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Para 20 vitesh në flamurin e Këshillit të Europës ndriçonin vetëm 12 yje, kurse sot ka 47 shtete anëtare me mbi 830 milionë europianë,  përkatësisht u realizua ideja e  një burrështetasi të madh europianit Uinston  Çerçil- "Le të krijohet Europa" ide që u proklamua në vitin e largët 1946.
 Para plot 20 vitesh nocionet: liritë dhe të drejtat  njeriut, demokracia parlamentare, ekonomia e tregut ishin tabu tema për të gjithë ne që ishim përtej perdes të hekurt, përkatësisht ishin vetëm fasadë për t'i mbuluar sistemet  njëpartiak.

më shumë...



E hënë, 17 maj 2010

FJALIM I KRYETARIT VELJANOVSKI ME RASTIN E NËNSHKRIMIT SOLEMN TË MEMORANDUMIT PËR MIRËKUPTIM NDËRMJET KËSHILLIT FEDERAL TË ZVICRËS DHE KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Më shkakton kënaqësi të veçantë që sot aderojmë drejt nënshkrimit zyrtar të një Projekti të rëndësishëm për zhvillimin e kapacitetit tonë parlamentar. Në këtë solemnitet të vogël, së bashku me shkëlqesinë e  saj Nikoll Virsh, ambasadore e Konferencës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, do ta nënshkruajmë Memorandumin për mirëkuptim me të cilin përkrahet themelimi dhe zhvillimi i Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

më shumë...



E premte, 14 maj 2010

KRYETARI I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI, NË STOKHOLM

Sot, në Stokholm, filloi konferenca dyditore e kryetarëve të parlamenteve të shteteve-anëtare të Unionit Evropian dhe të shteteve–kandidate.  Sesioni i paradites i ishte dedikuar Marrëveshjes së Lisbonës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërsa prononcim të vetin kishte edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski.

më shumë...