Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E hënë, 5 korrik 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, ME DEPUTETIN E PARTISË QEVERITARE NË AUSTRALINË PERËNDIMORE, Z. ANTONIO KRSTIQEVIQ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me deputetin e parisë qeveritare në Australinë Perëndimore, z. Antonio Krstiqeviq. Në takim, Kryetari Veljanoski shprehu kënaqësinë për intensitetin e zmadhuar të bashkëpunimit politik në nivel të lartë ndërmjet të dyja shteteve gjatë këtij viti dhe theksoi shpresën se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më fuqishëm nëpërmjet bashkëpunimit të parlamentarëve në të gjitha nivelet

më shumë...



E mërkurë, 23 qershor 2010, Bernë, Zvicër

TAKIM BILATERAL NDËRMJET KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE KRYETARIT ZVICERAN I KËSHILLIT TË SHTETEVE

Gjatë vizitës oficiale në Bernë, Zvicër, nga ana e delegacionit parlamentar të Maqedonisë, kryetari Zviceran i Këshillit të Shteteve (kryesues me Dhomën e lartë parlamentare), znj. Erika Forster - Vanini dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizuan takim bilateral.

më shumë...



E hënë, 21 qershor 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. TRAJKO VELJANOSKI, NË VIZITË PUNUESE NË ZVICËR

Delegacioni Parlamentar, i udhëhequr nga kryetari i Kuvend z. Trajko Veljanoski, prej sot është në vizitë pune në Zvicër, ku solemnisht do të jetë i shënuar bashkëpunimi me palën Zvicerane me rastin e Themelimit të Institutit Parlamentar në Kuvend, me çka më herët në Shkup ishte nënshkruar Memorandum për mirëkuptim

më shumë...



E enjte 17 qershor 2010

TAKIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, TRAJKO VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E ARMATËS NACIONALÇLIRIMTARE TË REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS

Në takim, kryetari Veljanoski kujtoi vizitën e fundit në Republikën Popullore të Kinës dhe takimet e tija në Kongresin Popullor Kinez, z. Bu Banguo, si dhe pjesëmarrja në hapjes solemne të Ekspozitës Botërore EKSPO Shangai 2010, ku kishte takim me Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, z. Hu Xhin Tao, dhe vuri në dukje se edhe kjo vizitë e kreut të armatës së Republikës Popullore të Kinës ka për qëllim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe popujve

më shumë...



Eenjte, 27 maj 2010

TAKIM I KRZETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË. Z.TRAJKO VELJANOSKI, ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË RUMANISË, Z.TRAJAN BASESKU

Në takim, kryetari Veljanoski shprehu falënderim për mbështetjen e deritanishme nga Republika e Rumanisë si vendi ynë miqësor për integrimet tona euroatlantike, e theksoi përcaktimin tonë të fuqishëm për integrim në NATO nëpërmjet vazhdimit të pjesëmarrjes tonë aktive në misionet paqësore ushtarake dhe paraqiti kënaqësinë e vet nga niveli i deritanishëm i bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy shteteve

më shumë...



E martë, 25 maj 2010, Romë

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z.TRAJKO VELJANOSKI, U TAKUA ME KRYETARIN E DHOMËS PËRFAQËSUESE TË REPUBLIKËS SË ITALISË, Z. XHANFRANKO FINI

Delegacioni i Kuvendit i paraprirë nga Kryetari i Kuvendit tëRepublikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, ndërsa në të cilin marrin pjesë edhe koordinatorja e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Z-nja Silvana Boneva, zëvendës-koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së z. Safet Neziri, zëvendës-koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-s, z. Marjanço Nikollov dhe zëvendës-koordinatori i grupit parlamentar të PRSD-së, PL-së dhe AR-sëz. Goran Misovski, sot realizuan takim me kryetarin e Dhomës përfaqësuese të Republikës së Italisë, Z. Xhanfranko Fini

më shumë...



E shtunë, 22 maj 2010, Romë

DELEGACIONI SHTETËROR I UDHËHEQUR NGA KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI NË SHËNIMIN E MANIFESTIMIT "MAQEDONIA PËR NDER TË SHËN. CIRILIT" NË ROMË

Delegacioni shtetëror i Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski në kuadër të shënimit të manifestimit tradicional "Maqedonia për nder të Shën. Cirilit" i cili mbahet çdo vit në kryeqytetin e Italisë, ishte në audiencë te Papa Bendikti i 16-të

më shumë...



E premte, 07 maj 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI, SHKËLQESINË E TIJ DUSHAN MRDOJEVIÇ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski e pranoi ambasadorin e sapoemëruar dhe të autorizuar të Republikës së Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesinë e tij Dushan Mrdojeviç

më shumë...



E mërkurë, 05 maj 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z TRAJKO VELJANOSKI, E PRITI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË BULLGARISË, Z. NIKOLLAJ MLLADENOV

Në bisedimet të dyja palët i theksuan marrëdhëniet e zhvilluara bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë në të gjitha fushat, të cilat janë në dobi të dy shteteve, por kanë edhe rol shumë të rëndësishëm në stabilitetin e tërë rajonit dhe më gjerë

më shumë...



E martë, 04 maj 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z.TRAJKO VELJANOSKI, E PRITI ZËVENDËSKRYEMINISTRIN DHE MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË IZRAELIT, Z. AVIGDOR LIBERMAN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, duke bërë vështrim të historisë të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve që fillojnë që nga shekulli i 15, kur në këto hapësira vendosen hebrenjtë sefradikë, theksoi se gjatë shekujve është krijuar simbiozë e vërtetë e jetesës së përbashkët, për fat të keq me dhunë ishte ndërprerë në vitin 1943, kur mbi 7200 hebrenj të maqedonisë ishin deportuar në Treblinka, ku u likuiduan në mënyrë brutale. 

më shumë...