TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E KONGRESIT P...



E mërkurë, 28 prill 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E KONGRESIT POPULLOR TË KINËS VU BANGUO



Në kuadër të vizitës në Republikën Popullore të Kinës të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga Kryetari Trajko Veljanoski, në përbërje të të cilit janë deputetët Sillvana Boneva, Cvetanka Ivanova dhe Xhevat Ademi, sot në Pekin, në ndërtesën  e Kongresit Popullor i Kinës u realizua takim me kryetarin  e Kongresit Popullor të Kinës Vu Banguo, që njëherit paraqet takimin e parë në nivel të kryetarëve të parlamenteve të dy vendeve.

Lexo më shumë

TRAJKO VELJANOSKI SOT SHKOI NE VIZITE NE REPUBLIKEN POPULLO...



E hënë, 26 prill 2010

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË I UDHËHEQUR NGA KRYETARI TRAJKO VELJANOSKI SOT SHKOI NË VIZITË NË REPUBLIKËN POPULLORE TË KINËS

Gjatë vizitës, Kryetari i Kuvendit, Veljanoski dhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit do të realizojnë takim me kryetarin e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Republikës Popullore të Kinës, Vu Bankou, që paraqet takim të parë të kryetarëve të parlamenteve ndërmjet dy shteteve, si dhe takim me kryetarin dhe anëtarët e grupit parlamentar për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës

Lexo më shumë

TRAJKO VELJANOSKI, U TAKUA ME SH. T. BAMIR TOPI 14.4.10...



E mërkurë, 14 prill 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, TRAJKO VELJANOSKI, U TAKUA ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SH. T. BAMIR TOPI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, sot realizoi takim me Kryetarin e Republikës së Shqipërisë, SH. T. Bamir Topi. Në takimin, Kryetari Veljanoski e potencoi nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe bashkëpunimin intensiv parlamentar i cili është në rritje të vazhdueshme pozitive dhe shprehu besimin se kjo dinamikë e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, e theksoi rëndësinë e reformave të cilat i realizojmë si shtet dhe rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë dhe, siç theksoi, Kryetari Veljanoski rëndësi të veçantë për vendet fqinje të rajonit paraqet integrimi i plotë në NATO dhe UE.

Lexo më shumë

Z. TRAJKO VELJANOSKI, E PRANOI SEKRETARIN E PERGJITHSHEM T...



E martë, 13 prill 2010

KRYETARI I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI, E PRANOI SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË KËSHILLIT EVROPIAN, Z. TORNBJORN JAGLAND

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot e pranoi sekretarin gjeneral të Këshillit Evropian, z.  Tornbjorn Jagland. Në takimin, Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë dhe të gjitha institucionet e saj vazhdojnë me reformat të cilat janë të nevojshme për anëtarësimin tonë në Unionin Evropian dhe institucionet evropiane.

Lexo më shumë

VELANOVSKI PRANOI DELEGACIONIN E KESHILLIT REPUBLIKAN PER S...



E premte, 9 prill 2010

KRYETARI I KUVENDIT VELANOVSKI PRANOI DELEGACIONIN E KËSHILLIT REPUBLIKAN PËR SIGURI NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Në takimin, kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, z.  Nikolla Angellovski, Kryetarit të Kuvendit, z. Trajko Veljanoski i ndau Plaketë në shenjë të bashkëpunimit dhe meritave të veçanta në avancimin e punës së Këshillit Republikan dhe, në përgjithësi, përforcimin e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Lexo më shumë

Z. TRAJKO VELJANOVSKI, E PRANOI Z. ROBERT SIMONS, 26.03.1...



E Premte, 26 mars 2010

KRYETAR I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, E PRANOI Z. ROBERT SIMONS, ZËVENDËSNDIHMËSIN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË NATO-S

Duke përkujtuar që Republika e Maqedonisë sot nuk është anëtare e NATO-s për shkak të kontestit  me fqinjin tonë jugor, Kryetari  i Kuvendit, z.  Trajko Veljanoski theksoi se ne vazhdojmë me të gjitha reformat e nevojshme për integrimin tonë të plotë në strukturat euroatlantike.

Lexo më shumë

TRAJKO VELJANOSKI E PRANOI MINISTRIN E PUNEVE TE JASHTME TE...



E Premte, 26 mars 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI E PRANOI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË TURQISË, AHMET DAVUTOGLLU

Në takimin, i cili kaloi në atmosferë të hapur dhe miqësore, të dyja palët vlerësuan se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë janë shumë të mira, nuk ka çështje të hapura, ndërsa e gjithë kjo jep bazë të mirë që ato marrëdhënie të zhvillohen dhe të thellohen. Kryetari i Kuvendit, Veljanoski, duke shprehur falënderim për përkrahjen nga ana e Republikës së Turqisë për anëtarësimin tonë në NATO, përkujtoi që Republika Maqedonisë edhe pas Bukureshtit në mënyrë aktive dhe të përgjegjshme i ndërmerr dhe i plotëson obligimet e saj ndaj aleancës.

Lexo më shumë

Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME DELEGACIONIN E KUVE...



E mërkurë 10 mars 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME DELEGACIONIN E KUVENDIT TË SLLOVENISË TË UDHËHEQUR NGA KRYETARI DR. PAVELL GANTAR

Në fillim të bisedimeve të dyja palët theksuan se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë janë shumë të mira dhe më shumë se miqësore, ndërsa ndërmjet dy shteteve nuk ka çështje të hapura. “Kjo na jep mundësi që marrëdhëniet bilaterale t’i thellojmë në të gjitha sferat dhe në të gjitha nivelet”, theksoi Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT TE KUVENDIT TE RM ME SHTEFAN FULE 19.02.1...



Е premte, 19 shkurt 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, ME KOMISARIN PËR ZGJERIM DHE POLITIKË TË FQINJËSISË, Z. SHTEFAN FULE

Në takim, kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë dhe të gjitha institucionet e saj vazhdojnë me reformat të cilat janë të nevojshme për anëtarësimin tonë në Unionin Evropian.
‘’Edhe pse nuk morëm datë për fillimin e bisedimeve, ndërsa atë Komisioni Evropian e rekomandoi, ne shumë seriozisht dhe me përgjegjësi vazhdojmë të punojmë në realizimin e integrimit tonë në familjen evropiane të cilës i takojmë. Në këtë na obligon edhe fakti se mbi 92% të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë janë për anëtarësim në UE dhe NATO. Në të njëjtën kohë, vazhdojmë me bisedimet të cilat udhëhiqen në mbështetje të KB-së dhe zotëri Nimicit për gjetjen e zgjidhjes për kontestin me emrin të imponuar nga Greqia fqinje. Zgjidhja e kontestit me emrin dhe anëtarësimi ynë në UE, gjithashtu, është në interes të Republikës së Maqedonisë, por gjithashtu është me rëndësi për stabilitetin dhe integrimin e rajonit, por gjithashtu është me rëndësi edhe për Evropën në tërësi’’, deklaroi kryetari Veljanoski

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT TE KUVENDIT TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE M...



E enjte 18 shkurt 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME Z. JORGO SHACIMARKAKIS DHE Z. ALOJZ PETERLE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot i priti bashkëkryesuesin e Komitetit të Përzier Parlamentar-Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian, z. Jorgos Shacimarkakis dhe shefin e Delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, z. Alojz Peterle.

Lexo më shumë
1...345      
Click