Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E premte, 30 nëntor 2012

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN "ROLI I PARTIVE POLITIKE NË PROCESIN ZGJEDHOR" NË ORGANIZIM TË MISIONIT TË OSBE-SE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Asnjë demokraci moderne nuk mund të jep dorëheqje nga funksionimi i partive politike. Kjo demokraci vlen dhe do të vlejë edhe krahas prirjes së përhapur kundër politikës, kundër përleshjeve partiake dhe kundër veprimeve partiake-politike. Ai i cili dëshiron të jetë mbi partitë dhe të tregojë se udhëhiqet vetëm nga "nevojat politike", ai e gënjen edhe vetveten edhe të tjerët. Të tillët, zakonisht pikëpamjet e tyre për politikën i paraqesin si mjeshtëri, njëkohësisht duke tentuar që qëndrimet e të tjerëve t'i diskreditojnë si "parti politike" ose "ideologjike".

më shumë...



E hënë, 12 nëntor 2012

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 10 VJETORIT TË FORMIMIT TË KOMISIONIT SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

Korrupsioni si e ligë shoqërore është i vjetër sa edhe civilizimi njerëzor, ka qenë i pranishëm dhe ende është i pranishëm në të gjitha rendet shoqërore dhe në të gjitha shtetet. Si i tillë, korrupsioni është i pranishëm në të gjitha sferat e aktiviteteve shoqërore, përkatësisht, politikologu Harolld Lasvell e definon korrupsionin si keqpërdorim i interesit të përgjithshëm për dobi personale. 

më shumë...



E premte, 16 nëntor 2012

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E AMSHA ME RASTIN E 16 NËNTORIT - DITA NDËRKOMBËTARE E TOLERANCËS

Në kohën e ndryshimeve intensive, kur ndryshohen matricat tradicionale të botës së vjetër, ndodhin lëvizje të cilët shpijnë në përforcimin e paradigmave të reja, modeleve të reja të vlefshme në shoqëri. Këto paradigma të reja e nënkuptojnë tolerancën si qëndrim aktiv, i cili nënkupton respektimin e diversitetit dhe pranimin dhe nderimin e shumëllojshmërisë në një shoqëri dhe në botë. 

më shumë...



E premte, 15 tetor 2012

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE DEDIKUAR 15 VJETORIT TË DIMENSIONIT PARLAMENTAR TË PBEJL

Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, Ju dëshiroj mirëseardhje, qëndrim të këndshëm dhe punë të suksesshme dhe të frytshme. Me të vërtetë është kënaqësi e madhe të jesh nikoqir dhe organizator i një ngjarjeje të rëndësishme, siç është shënimi i përvjetorit të Konferencës së parë në nivel të kryetarëve të parlamenteve të shteteve-anëtare të Procesit për bashkëpunim me Evropën Juglindore, e iniciuar nga Parlamenti i Republikës së Greqisë dhe e mbajtur po këtë datë para 15 vitesh në Athinë

më shumë...



E mërkurë, 10 tetor 2012

DEKLARATA E KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E RAPORTIT TË KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRESIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2012

Është e pakontestueshme se edhe ky Raport vjetor, ashtu si edhe raportet tjera të deritanishme, është pasqyrë reale e rezultatit të arritur në periudhën e kaluar njëvjeçare. Kjo do të thotë shënim të veprimeve pozitive që i kemi bërë dhe çështjeve dhe vërejtjeve në të cilat në të ardhmen do të duhet që të përqendrohemi më shumë dhe t'u kushtojmë vëmendje më të madhe. 

më shumë...



E premte, 21 shtator 2012, Strazburg

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË SESIONIN E DYTË: VALLË DEMOKRACIA PËRFAQËSUESE ËSHTË NË KRIZË: SFIDAT E PARLAMENTEVE NACIONALE

Edhe pse demokracia është një nga mënyrat më optimale dhe gjithëpërfshirëse të organizimit të komunitetit politik, padyshim se është një proces dinamik i cili kërkon zhvillim të vazhdueshëm. Njëkohësisht, demokracia ka dobësitë dhe absurditetet e saj që krijojnë mundësi dhe hapësirë për t'u paraqitur disa dilema, dyshime, të ushqyerit e teorive të konspiracionit dhe forcave dhe qëllimeve antidemokratike, gjë që janë evidente në shtetet evropiane dhe në botë.  

më shumë...



E enjte, 20 shtator 2012, Strazburg

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË SESIONIN E PARË: ARDHMËRIA E GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT: ROLI I PARLAMENTEVE NACIONALE

Fillimisht dua të falënderohem që më është mundësuar të marr pjesë në debatin për ardhmërinë e sistemit evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Që nga formimi i tyre e gjer në ditët e sotme, Konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe Gjykata evropiane u vërtetuan si dokument dhe instrument juridiko-ndërkombëtar me rëndësi të veçantë i cili është thellë i rrënjosur në sistemin juridiko-politik të shteteve tona. 

më shumë...



E premte, 7 shtator 2012

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 8 SHTATORIT - DITA E PAVARËSISË

Referendumi i 8 shtatorit të vitit 1991, kur mbi 95 % të qytetarëve u prononcuan për Maqedoni të pavarur, është fitimi ynë më i madh bashkëkohor. Referendumi vërtetoi idenë, synimet dhe përcaktimet e të gjithë gjeneratave të mëparshme të bazuara në të dy Ilindenët, dhe kjo është Republika e pavarur e Maqedonisë, si shtet i popullit maqedonas dhe i të gjithë qytetarëve të tij. 

më shumë...



E enjte, 2 gusht 2012, Pelince

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOVSKI ME RASTIN E 2 GUSHT-it-ILINDENI-it, DITËS SË REPUBLIKËS

Ilindeni është një energji e pandalshme.
Ilindeni është simbol për vetëflijim për atdheun tonë dhe kodi bartës i Maqedonisë.
Ilindeni është festa e zgjimit revolucionar të popullit maqedonas.
Ai është një hap drejt idealit për liri. Momoenti kur ëndëruesit e realizojnë ëndrën.
Kur populli i vogël dhe i robëruar me zemër të madhe e fiton atë për të cilën një numër i madh i popujve tjerë gjatë kohë synojnë e vazhdojnë të luftojnë. 
Ilindeni është çasti kur qytetarët e Maqedonisë fuqishëm vendosin që ta ngritin zërin e tyre për shtetin e vet.
Me krenari. Me dinjitet. Me nder dhe luftarakisht
Kjo është pika ndriçuese në detin historik të ngjarjeve kur fituam atë që natyrisht na takon.
U bëmë të zotët e vendit tanë.
Fuqishëm e morrëm ndërshekuj të drejtën tonë të vetëvendosjes njëjtë si çdo popull tjetër paqedashës,

më shumë...



E Mërkurë, 11 korrik 2012

FJALIMI I Z.TRAJKO VELJANOSKIT, KRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË MBYLLJEN ZYRTARE TË IPA PROJEKTIT - NDIHMA TEKNIKE E PARLAMENTIT

Kam kënaqësinë që sot, pas 18 muajsh nga fillimi i projektit të dedikuar për përforcimin e kapaciteteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në procesin e eurointegrimit dhe veçanërisht procesin e negociatave për anëtarësim, mund që zyrtarisht ta mbyllim këtë projekt dhe t'i konstatojmë arritjet dhe rezultatet e deritanishme. Njëkohësisht, projekti paraqet edhe verifikim të arritjeve të Kuvendit të cilat u shënuan në Raportet për progresin e Republikës së Maqedonisë të Komisionit Evropian. 

më shumë...