TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYESUESIN E DHOMES SE PER...



E mërkurë, 8 maj 2013, Dublin, Irlandë

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYESUESIN E DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE TË IRLANDËS, Z. SHON BERET

Në takimin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, shprehu kënaqësi për mikpritjen dhe takimin që mundësoi këmbim të sinqertë informatash dhe mendimesh për çështjet eurointegruese, për çështjet bilaterale dhe çështjet tjera në funksion të avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja vendeve. 

Lexo më shumë

PJESEMARRJA E DEPUTETES VLLADANKA AVIROVIQ NE KONFERENCE NE...



E mërkurë, 15 maj 2013

PJESËMARRJA E DEPUTETES VLLADANKA AVIROVIQ NË KONFERENCË NË ZAGREB

Kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë , znj.Vlladanka Aviroviq, mori pjesë në Konferencën me temë: Energjia, Zhvillimi, Demokracia. Qasje të suksesshme për ardhmëri të re energjetike në Evropën Juglindore, e cila u mbajt më 13 maj 2013 në Zagreb, Republika e Kroacisë. 

Lexo më shumë

KRYETARI VELJANOSKI NE VIZITE ZYRTARE NE IRLANDE 7.5.13...



E martë. 7 maj 2013

KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË IRLANDË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, prej nesër qëndron në vizitë zyrtare në Irlandë në nivel më të lartë shtetëror. Vizita zyrtare dyditore në Irlandë, e cila momentalisht kryeson me Bashkimin Evropian, realizohet me ftesë të kryesuesit të Dhomës së përfaqësuesve të Irlandës, z. Shon Beret. 

Lexo më shumë

KRYETARI VLEJANOSKI E MIREPRITI MINISTRIN, Z.ALLDO BUMQI 3...



E martë, 30 prill 2013

KRYETARI VLEJANOSKI E MIRËPRITI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z.ALLDO BUMQI

Në takimin e sotëm, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet të dyja shteteve dhe përkrahjen reciproke në plan bilateral dhe multilateral. Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për qëndrimin pozitiv të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht për përkrahjen e qartë, konstante dhe principiele të Shqipërisë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, edhe pse të dyja shtetet bashkërisht filluan të ecin drejt këtij qëllimi

Lexo më shumë

MBAJTJA E DEBATEVE MBIKEQYRESE - HAP I SIGURT DREJT DEMOKRA...



E hënë, 29 prill 2013

MBAJTJA E DEBATEVE MBIKËQYRËSE - HAP I SIGURT DREJT DEMOKRACISË PARLAMENTARE

Kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.Rexhail Ismaili, dha një pasqyrë të shkurtër për planifikimin vjetor të aktiviteteve mbikëqyrëse, si dhe të aktiviteteve mbikëqyrëse në planet vjetore të punës së komisioneve. Ai theksoi se nuk mund të arrihet demokraci e vërtetë parlamentare pa parlament të fuqishëm në të cilin plotësisht do ta ushtrojë funksionin e tij legjislativ dhe kontrollues mbi punën e pushtetit ekzekutiv. Mbajtja e debateve mbikëqyrëse në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është hap i vetëm por i sigurt në atë drejtim. 

Lexo më shumë

PJESEMARRJA E DEPUTETEVE BONEVA DHE GORCEV NE FORUMIN E LAR...



E martë, 30 prill 2013

PJESËMARRJA E DEPUTETËVE BONEVA DHE GORÇEV NË FORUMIN E LARTË POLITIK KINA-EVROPA

Me ftesë të udhëheqësisë së Republikës Popullore të Kinës, delegacioni i udhëhequr nga kryetarja e Grupit parlamentar për bashkëpunim ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kuvendit të Republikës Popullore të Kinës, znj.Sillvana Boneva, bashkë me kryetarin e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, z.Vlladimir Gjorçev, nga 22 deri 26 prill 2013, ishin në vizitë në Republikën Popullore të  Kinës. Deputetët Boneva dhe Gjorçev morën pjesë në Forumin e Lartë Politik Kina-Evropa, ndërsa gjithashtu, realizuan disa takime të rëndësishme me funksionarë të lartë, në interes të thellimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja vendeve.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E TRIDHJETETETE E KOMISIONIT PER CESHTJE EVROPIANE...



E enjte, 9 maj 2013

MBLEDHJA E TRIDHJETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Tridhjetetetë, të mbajtur sot, në lexim të parë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrjen e tregut dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale.

Lexo më shumë

PJESEMARRJA E DELEGACIONIT TE KUVENDIT NE SEMINARIN PER POL...



E premte, 26 prill 2013, Garmish-Partenkirhen, Gjermani

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË SEMINARIN PËR POLITIKË NACIONALE TË SIGURISË

Deputetët Marija Rashkovska, Dimitar Stevanaxhija, Toni Trajanovski, Kosana Mazneva-Nikoliq, Tanja Tomiq, Cvetanka Ivanova, Safet Bishevac, Suzana Saliu, Vjollca Mehmedi-Nuredini, Marjanço Nikollov dhe Ivon Veliçkovski nga 23 deri 26 prill 2013 marrin pjesë në seminarin për politikë nacionale të sigurisë, i cili mbahet në Garmish-Partenkirhen, Gjermani.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E TRIDHJETEPESTE E KOMISIONIT PER PUNE DHE POLITIK...



E enjte, 9 maj 2013

MBLEDHJA E TRIDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të Tridhjetepestë, si trup punues amë, në lexim të parë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale

Lexo më shumë

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NE KONFERENCEN- QIPROS 23.4....



E martë, 23 prill 2013, Nikozi, Republika e Qipros

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË VENDEVE ANËTARE TË BE-SË DHE VENDEVE KANDIDATE PËR ANËTARËSIM, ME TEMË "KOHEZIONI SOCIAL NË KUSHTE TË KUFIZIMIT: ÇFARË MUND TË BËJNË PARLAMENTET NACIONALE"

Që nga fillimi i shekullit 20, njerëzimi ballafaqohet me ndryshime të mëdha demografike. Këto ndryshime demografike janë rezultat i shkallës së natalitetit, jetëgjatësisë dhe shpërnguljeve të popullatës. Në Evropë, ky fenomen ka marrë emrin si "shoqëri që plaken". Statistikat tregojnë numra brengosëse. Gjendja e popullatës nuk do pësojë ndryshime thelbësore në vitin 2060, por do të mbizotërojë popullata më e vjetër, mbi 65 vjetësh.

Lexo më shumë

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NE KONFERENCEN E KRYETAREVE ...



E hënë, 22 prill 2013, Nikozi, Republika e Qipros

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA VENDET E BE-SË, ME TEMË "SJELLJA E QYTETARËVE MË AFËR BE-SË"

Transparenca dhe objektiviteti i parlamenteve janë instrumente të rëndësishme në zbatimin e demokracisë. Parlamentet vetë duhet të kujdesen t'i shfrytëzojnë mundësitë të cilat i kanë në dispozicion në mënyrë që të jenë transparentë para opinionit dhe qytetarëve. Konkretisht mund të theksoj se aktivitetet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë plotësisht transparente, me ç'rast çdo seancë plenare, çdo mbledhje e komisionit, çdo debat publik dhe mbikëqyrës, si dhe të gjitha aktivitetet tjera parlamentare transmetohen në Kanalin Televiziv Parlamentar.  

Lexo më shumë

KALIMI I MAQEDONISE NGA NJE VEND IMPORTUES NE NJE VEND EKSP...



E hënë, 22 prill 2013

KALIMI I MAQEDONISË NGA NJË VEND IMPORTUES NË NJË VEND EKSPORTUES I STABILITETIT

Delegacioni i Komisionit për Dimension civil të Sigurimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nën udhëheqësinë e z.Llord Xhoplin, kryetar i Komisionit, si dhe kryetarin dhe nënkryetaren e Nënkomitetit për Sundim Demokratik, z.Vitalino Canas, dhe znj.Zholi Gario-Majllam, e vizitoi Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E PESEDHJETETRETE E KOMISIONIT PER TRANSPORT, LIDH...



E mërkurë, 17 prill 2013

MBLEDHJA E PESËDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKONOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e pesëdhjetetretë, të mbajtur sot, si trup punues amë, në lexim të dytë, e shqyrtoi:

Lexo më shumë

EUROKOMISARI FYLE DO TA PUBLIKOJE RAPORTIN SPECIAL PER MAQE...



E martë, 16 prill 2013

EUROKOMISARI FYLE DO TA PUBLIKOJË RAPORTIN SPECIAL PËR MAQEDONINË

Sot pasdite, në Parlamentin Evropian në Strazbur, eurokomisari për zgjerim të Bashkimit Evropian, z.Shtefan Fyle, do ta publikojë Raportin Special për Republikën e Maqedonisë. 

Lexo më shumë

PJESEMARRJA E KRYETARIT VELJANOSKI NE VARRIMIN CEREMONIAL T...



E mërkurë, 17 prill 2013

PRANIA E KRYETARIT VELJANOSKI NË VARRIMIN CEREMONIAL TË ISH-KRYEMINISTRES SË BRITANISË SË MADHE, MARGERET TAÇER

Kryetari kishte takime të shkurtra me kryeministrin aktual Dejvid Kameron, ish-kryeministrin britanik Xhon Mejxhor, me ish-kryeministrin kanadez Stiven Harper, me kryeministrin aktual shqiptar Sali Berisha dhe personalitete tjera politike

Lexo më shumë
1...131415...19                    
Click