U SHQYRTUA RAPORTI PËR REPUBLIKËN E MAQEDONIS&#20...

E martë, 24 nëntor 2015 

U SHQYRTUA RAPORTI PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË 

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot, në kuadër të mbledhjes së 22-të të Komisionit, debatoi për pikën e rendit të ditës, kushtuar Raportit të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2015. 

Lexo më shumë

VIZIT PUNE NË INSTITUTIN PARLAMENTAR TË PARLAMENT...

E hënë, 23 nëntor 2015, Pragë 

VIZIT PUNE NË INSTITUTIN PARLAMENTAR TË PARLAMENTIT TË ÇEKISË 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të të cilit janë:  nënkryetarja znj. Renata Deskoska dhe deputetët z. Sasho Vasilevski, znj. Jasminka Damçevska, znj. Nora Aliti, z. Talat Xhaferi dhe znj. Jagoda Shahpaska, si dhe nëpunësit nga më shumë sektorë në Kuvend, qëndrojnë në vizitë pune në Institutin parlamentar të Parlamentit të Republikës së Çekisë. 

Lexo më shumë

SEMINAR INTERPARLAMENTAR PËR ROLIN E AVOKATIT TË ...

E enjte, 19 nëntor 2015, Bruksel 

SEMINAR INTERPARLAMENTAR PËR ROLIN E AVOKATIT TË POPULLIT 

Në organizim të Parlamentit Evropian, e në bashkëpunim me Avokatin e popullit e Evropës, më 18 dhe 19 nëntor 2015, në Bruksel, Belgjikë, mbahet Seminar interparlamentar me temë "Roli i avokatit të popullit në demokracinë parlamentare:  perspektiva rajonale".  

Lexo më shumë

KRYETARI VELJANOSKI NËNSHKROI NË LIBRIN E NGUSH&#...

E hënë, 16 nëntor 2015 

KRYETARI VELJANOSKI NËNSHKROI NË LIBRIN E NGUSHËLLIMIT NË AMBASADËN E FRANCËS 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, nënshkroi në Librin e ngushëllimit të hapur në Ambasadën e Francës në Shkup pas sulmeve terroriste në Paris më 13 dhjetor 2015.

Lexo më shumë

KRYETARI VELJANOSKI E PRANOI RAPORTIN E KOMISIONIT EVROPIAN...

E martë, 10 nëntor 2015 

KRYETARI VELJANOSKI E PRANOI RAPORTIN E KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRESIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2015 

Euroambasadori z. Aivo Orav ia dorëzoi zyrtarisht Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2015 kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski. 
Lexo më shumë

BALLKANI PERËNDIMOR I PËRKET EVROPËS ...

E hënë, 9 nëntor 2015, Tërst 

BALLKANI PERËNDIMOR I PËRKET EVROPËS 

Në mbledhjet e Komitetit për Çështje Politike dhe Komitetit për Çështje ekonomike të Iniciativës së Evropës Qendrore që mbahen në Tërst, marrin pjesë znj. Juliana Siljanovska, shefe e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në IEQ dhe znj. Liljana Zaturoska, anëtare e Delegacionit. 

Në mbledhjen marrin pjesë deputetë nga 9 shtete anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore, ndërsa temë për diskutim janë zgjerimi i BE-së dhe NATO-s, strategjitë mikrorajonale të BE-së, migrimet dhe minoritetet linguistike të Komitetit për Çështje Politike dhe transporti dhe infrastruktura në rajonin e IEQ-së së Komitetit për Çështje Ekonomike. 

Lexo më shumë

PËRFORCIMI I ROLIT TË PROCESIT SI FORMAT POLITIK ...

E premte, 6 nëntor 2015, Sofje 

PËRFORCIMI I ROLIT TË PROCESIT SI FORMAT POLITIK UDHËHEQËS PËR BASHKËPUNIMIN NË RAJON DHE FAKTOR I SIGURISË, STABILITETIT DHE PROSPERITETIT 

Nënkryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, z. Antonijo Milloshoski merr pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë: "Asambleja parlamentare e Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP e PBEJL) - sinergjia rajonale, bashkëpunimi strategjik dhe diplomacia parlamentare" dhe në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm të AP të PBEJL, që mbahen nga 5 deri më 7 nëntor 2015 në Sofje, Republika e Bulgarisë.

Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK ME TEMË: "REPUBLIKA E MAQEDONIS&#203...

E enjte, 5 nëntor 2015 

DEBAT PUBLIK ME TEMË: "REPUBLIKA E MAQEDONISË NË RRUGËN DREJT EUROINTEGRIMIT" 

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot mbajti debat publik me temë: "Republika e Maqedonisë në rrugën drejt eurointegrimit", në të cilin morën pjesë edhe eurodeputetët nga Grupi i të gjelbërve në Parlamentin Evropian: znj. Rebeka Harms nga Gjermania, koordinatore e Grupit dhe anëtari z. Igor Sholltes nga Sllovenia, të cilët janë në vizitë në Republikën e Maqedonisë. 

Lexo më shumë

MUNDËSIA PËR THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT PARLA...

E hënë, 2 nëntor 2015 

MUNDËSIA PËR THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT PARLAMENTAR NDËRMJET MAQEDONISË DHE FRANCËS 

Grupi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës realizoi takim me ambasadorin francez në vendin tonë, SH.T. Llorans Oer. 
Lexo më shumë

TAKIMI I KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME ME ...

E enjte, 29 tetor 2015 

TAKIMI I KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME ME ZNJ. RENE XHOUNS-BOS 

Këshilli Nacional për Eurointegrime në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u takua me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, znj. Rene Xhouns-Bos, në shoqërim të ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, z. Villem Vauter Pllomp. 

Lexo më shumë
1...101112...42                                           
Click