Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Seancën e Një...

E martë, 11 shkurt 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në seancën solemne me rastin e Ratifikimit të Traktatit Veriatlantik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut    

Më lejoni që në këtë, ditë historike për ne, të shpreh kënaqësinë time që kam nderin si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të udhëheq seancën në të cilën dhoma ligjvënëse do e ratifikojë Marrëveshjen Veriatlantike, thelbin dhe bazën juridike të Aleancës Veriatlantike. 
Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME MYSAFIRËT ZYRTARË T&...

E martë, 11 shkurt 2020

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME MYSAFIRËT ZYRTARË TË VENDEVE ANËTARE TË NATO-s  DHE FQINJË TË AFËRT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT 

Në dritën e mbajtjes së seancës solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e miratimit të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Veri-atlantike, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi realizoi takime të veçanta me mysafirët zyrtarë nga vendet anëtare të NATO-s, fqinjë të afërt të Republikës së Maqedonisë së Veriut: Znj. Cveta Karajançeva, kryetare e Kuvendit Nacional të Republikës së Bullgarisë, znj. Vasilika Hysi, nënkryetare e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, z. Genci Nimanbegu, nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi dhe z. Mirosllav Tgjman, përfaqësues special i kryetarit të Asamblesë së Kroacisë dhe shef i Delegacionit të Asamblesë në AP në NATO. 

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me z. Atilla Mesterhazi, Kryetar ...

E martë, 11 shkurt 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me z. Atilla Mesterhazi, Kryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Me rastin e seancës solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilën u miratua Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takim me z. Atilla Mesterhazi, ushtrues detyre Kryetar i AP të NATO-s, i cili bashkë me zonjën Ruksandra Popa, sekretaren e përgjithshme të AP të NATO-s, ishin mysafirë zyrtarë në këtë seancë. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Luigji Di Majo...

E martë, 11 shkurt 2020

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë  Luigji Di Majo

Kryetari Xhaferi falënderoi për mbështetjen e fuqishme dhe të pakushtëzuar italiane në të gjitha fazat kryesore të integrimit euro-atlantik të vendit tonë. Ai informoi për pritjet dhe perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekstin e NATO-s dhe BE-së, si dhe aktivitetet e Kuvendit në prag të zgjedhjeve parlamentare. 
Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DEJAN ZHIDAN...

E hënë, 10 shkurt 2020

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E KUVENDIT SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, DEJAN ZHIDAN

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot realizoi takim me Delegacionin nga Republika e Sllovenisë, të paraprirë nga Kryetari i Kuvendit Shtetëror Dejan Zhidan, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Kuvendit Zeqir Ramçilloviq dhe kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, z-nja Nada Cipusheva.

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me anëtarët e Delegacio...

E hënë, 10 shkurt 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me anëtarët e Delegacionit të Komisionit të Përhershëm për Çështje Evropiane në Parlamentin e Mbretërisë së Holandës, z. Hajke Velldman dhe z. Ane Myllder 

Duke shprehur mirënjohje ndaj Holandës për mbështetjen e politikës së zgjerimit të BE-së dhe angazhimeve që Republika e Maqedonisë së Veriut ti fillojë negociatat për anëtarësim, si edhe për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e shtetit në NATO, Kryetari Xhaferi e vlerësoi intensifikimin e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet deputetëve si mundësinë më të mirë për njoftimin burimor me gjendjen dhe për këmbimin e përvojave.

Lexo më shumë

Grubi - Valldman: Shpresë e re për fillimin e neg...

E hënë, 10 shkurt 2020

Grubi - Valldman: Shpresë e re për fillimin e negociatave këtë verë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi, me anëtarët e Komisionit, z. Betiane Kitev, znj. Magdalena Milevska dhe znj. Teuta Bilalli, realizuan takim me delegacionin e Komisionit të Përhershëm për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit, z. Hajke Velldman, në shoqërim të anëtarit të Komisionit z. Anne Mullder dhe ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në vend, z. Dirk Jan Holl.

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e MOST...

E premte, 7 shkurt 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e MOST-it në temën "Transparenca e Kuvendit - sfidat për përbërjen e re parlamentare"

Më vjen mirë që sot mund të përshëndes në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, fillimin e kësaj Konference të organizuar nga Asociacioni civil MOST, me të cilin Kuvendi ka projekt të përbashkët të emëruar "Qytetarë të inkuadruar për Kuvend të përgjegjshëm dhe transparent", i cili ka filluar me zbatim në korrik të vitit 2016 dhe këtu, do të ndaj me ju një kujtim të rëndësishëm për mua, dhe ky është se fjalimi i parë publik kur e mora këtë funksion të përgjegjshëm ishte pikërisht në Konferencë të organizuar në kuadër të po këtij projekti, po ashtu para përfaqësuesve të organizatave joqeveritare për të cilat edhe atëherë, por edhe sot e ndaj mendimin e njëjtë se, a to janë vegla më e rëndësishme e ndërlidhjes ose po mbetjes në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe nevojat e tyre të cilat rrjedhin nga përditshmëria e tyre.
Lexo më shumë

Nënshkrimi i Marrëveshjes për kontribut fina...

E enjte, 6 shkurt 2020

Nënshkrimi i Marrëveshjes për kontribut financiar   

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Konfederatës zvicerane e përfaqësuar nga Ministria Federale për Punë të Jashtme, duke vepruar nëpërmjet Ambasadës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut/Agjencisë zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, më 20 shkurt të vitit 2018 nënshkruan Memorandum për marrëveshje për projektin "Programi për mbështetjen e parlamentit".

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Evenimentin solemn p&#2...

E mërkurë, 5 shkurt 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Evenimentin solemn për fillimin me punë të Zyrës Buxhetore Parlamentare në Kuvend

Jam i kënaqur që sot kam nderin në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përshëndes këtë eveniment solemn me të cilin e shënojmë hapjen e Zyrës Buxhetore Parlamentare, produkt i bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Vestminster Fondacionit për Demokraci ...

Lexo më shumë
123...84                                                                                     
Click