Fjalim i Kryetarit Xhaferi me rastin e 8 shtatorit - Dit&#2...

E premte, 7 shtator 2018

Fjalim i Kryetarit Xhaferi me rastin e 8 shtatorit - Ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë

Tetë shtatori, bashkë me dy Ilindenët siç u themi popullorçe, janë trekëmbëshi mbi të cilin është vendosur dhe zhvillohet Republika e Maqedonisë. Nëse gjeneratat e ilindenësve nga Ilindeni i 1903-tës dhe Ilindeni i 1944-tës luftonin guximshëm, me vendosmëri dhe në mënyrë vizionare, dhe shumë prej tyre gjatë kësaj i dhanë edhe jetët e tyre, qytetarët, më 8 shtator 1991, po ashtu guximshëm, në mënyrë vizionare dhe masovike votuan në referendum dhe u përcaktuan për Maqedoni të pavarur dhe autonome. 
Lexo më shumë

Konferencë shtypi për media e kryetarit Xhaferi...

E premte, 7 shtator 2018

Konferencë shtypi për media e kryetarit Xhaferi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe deputetët kanë nder dhe kënaqësi të jenë bartës i autorizuar i fushatës për referendumin e caktuar për më 30 shtator të vitit 2018. 
Lexo më shumë

Xhaferi-Kadik...

E premte, 7 shtator 2018

Takimi i Kryetarit Xhaferi me senatorin në Senatin francez, z.  Olivje Kadik

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Talat Xhaferi, sot realizoi takim me z.  Olivje Kadik, senator francez dhe përfaqësues i shtetasve të Francës që jetojnë jashtë vendit.

Në fillim të takimit Kryetari Xhaferi i dëshiroi mirëseardhje mysafirit dhe shprehu kënaqësi që anëtar i Senatit francez është në vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Sekretarin e Përgjithsh&...

E enjte, 6 shtator 2018

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Në kuadër të vizitës zyrtare të Republikës së Maqedonisë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg, realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.  

Në takimin ishin të pranishëm koordinatorët e Grupeve parlamentare në Kuvendin, Sonja Mirakovska, Dragan Danev, Ejup Alimi dhe Afrim Gashi, si dhe kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Hari Llokvenec. 

Lexo më shumë

U LËSHUA NË PËRDORIM ARKIVI I KODIFIKUAR DHE...

E mërkurë, 5 shtator 2018

U LËSHUA NË PËRDORIM ARKIVI I KODIFIKUAR DHE I INDEKSUAR ELEKTRONIK LEGJISLATIV I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Instituti parlamentar i Kuvendit sot lëshoi në përdorim sistemin elektronik të arkivit të Kuvendit, e-arkiva, me mbi 1,4 milionë faqe të dokumenteve arkivore nga puna e Kuvendit në periudhën nga viti 1986 deri në vitin 2012.

Lexo më shumë

PROPOZIM GJERMAN PËR KRIJIMIN E INSTITUCIONIT AVOKAT I...

E mërkurë, 5 shtator 2018

PROPOZIM GJERMAN PËR KRIJIMIN E INSTITUCIONIT AVOKAT I USHTRISË, PËR KONTROLL TË PARLAMENTIT MBI ARMATËN 

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim me Rejnholld Robe, ish-deputet në Bundestagun gjerman dhe ish-avokat në Armatën e Republikës Federative të Gjermanisë.

Lexo më shumë

TAKIM PUNE I SEKRETARES SË PËRGJITHSHME IVANOVA M...

E hënë, 3 korrik 2018

TAKIM PUNE I SEKRETARES SË PËRGJITHSHME IVANOVA ME SEKRETARËT PARLAMENTARË TË REPUBLIKËS SË BULGARISË 

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Cvetanka Ivanova, bashkë me përfaqësuesit e shërbimit të Kuvendit, realizoi takim pune me sekretarët parlamentarë të Republikës së Bulgarisë, të cilët vizituan dhomën legjislative të Maqedonisë. 

Lexo më shumë

MBLEDHJA E NJËZETEPESTË E KOMISIONIT PËR TRA...

E hënë, 3 korrik 2018

MBLEDHJA E NJËZETEPESTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 25-të, të mbajtur më 30 gusht dhe 3 shtator 2018, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, të parashtruar nga deputetët: Hari Llokvenec, Rexhail Ismaili, Agim Shaqiri, Petar Atanasov, Lidija Tasevska, Goran Milevski, Mirrosllav Jovanoviq, Aleksandar Kiracovski dhe Tatjana Llalçevska. 

Lexo më shumë

MBLEDHJA E KATËRMBËDHJETË E KOMISIONIT P&#20...

E premte, 31 gusht 2018 

MBLEDHJA E KATËRMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 14-të, si trup punues amë me procedurë të shkurtuar e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësinë dhe zhvillimin rural, i propozuar nga deputetët Rexhail Ismaili dhe Tatjana Prentoviq. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me z. Jan Petersen, shef i Misio...

E hënë, 3 shtator 2018

Takimi i Kryetarit Xhaferi me z. Jan Petersen, shef i Misionit të Mbikëqyrjes së OSBE/ODIHR-së për referendumin 

Kryetari Xhaferi u shpreh i kënaqur që OSBE/ODIHR-ja vendosi të dërgoj Mision për Mbikëqyrjen e referendumit më 30 shtator 2018 dhe vlerësoi se ndjekja e zbatimit të referendumit nga ana e kësaj organizate është me rëndësi të madhe për nxitjen e besimit në procesin e referendumit. 
Lexo më shumë
1...424344...84                                                                                     
Click