TAKIMI I KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËD...

E martë, 17 korrik 2018 

TAKIMI I KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE ME PIT MAROKO

Mbështetja e SHBA-së është e vazhdueshme, ndërsa mendimi i vetëm i të gjitha faktorëve politikë në vend është integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO, theksoi Kitev. 
Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK ME TEMË "PLAN VEPRIMI PËR ZBATI...

E hënë, 16 korrik 2018

DEBAT PUBLIK ME TEMË "PLAN VEPRIMI PËR ZBATIMIN E KONVENTËS PËR PARANDALIM DHE LUFTË KUNDËR DHUNËS NDAJ FEMRAVE DHE DHUNËS FAMILJARE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale sot organizoi debat publik me temë: "Plan veprimi për zbatimin e Konventës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave femrave dhe dhunës familjare të Republikës së Maqedonisë 2018", në të cilin u ftuan edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe ndërkombëtare dhe Komisionit Evropian.
Lexo më shumë

Takimi i kryetarit Xhaferi me eurokomisarin Han 17.7.18...

E martë, 17 korrik 2018

Takimi i kryetarit Xhaferi me eurokomisarin Han

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi u takua me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian, z. Johanes Han, me vizitën e sotme të punës të së cilit në Republikën e Maqedonisë, fillon procesi i skriningut me Komisionin Evropian për përcaktimin e nivelit të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së.

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Parlamentit t&#23...

E premte, 13 korrik 2018, Varshavë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Çekisë, z. Radek Vondraçek

Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit biseduan për gjendjet aktuale në vend dhe në rajon dhe në mënyrë të ndërsjellë konstatuan se samitet e këtij lloji janë mundësi e shkëlqyer për përforcimin e diplomacisë parlamentare, që në fakt ishte edhe në fokusin e këtij samiti në Varshavë.
Lexo më shumë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË KONFERENCË PARLAMENTARE...

E enjte, 12 korrik 2018 

DELEGACIONI I KUVENDIT NË KONFERENCË PARLAMENTARE NË BEOGRAD 

Delegacioni i Kuvendi të Republikës së Maqedonisë nga Komisioni për Çështje Ekonomike, në përbërje: zëvendëskryetari i Komisionit Agim Shaqiri, anëtari Dragan Cuklev dhe zëvendësanëtarja Aneta Simeska-Dimoska, merr pjesë në Konferencë Parlamentare kushtuar mundësive për lehtësime tregtare dhe investime në rajonin e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Mediterani, që mbahet më 12 dhe 13 korrik 2018 në Beograd, Republika e Serbisë. 

Lexo më shumë

KONFERENCA INTERPARLAMENTARE ME TEMË: "MENAXHIMI ...

E enjte, 12 korrik 2018, Bruksel  

KONFERENCA INTERPARLAMENTARE ME TEMË: "MENAXHIMI I MIRË ME FONDET E BE: FUNKSIONI KONTROLLUES DHE MBIKËQYRËS I PARLAMENTIT NË SHPENZIMIN E MJETEVE BUXHETORE" 

Në organizim të Parlamentit Evropian nga 11 deri 12 korrik 2018 në Bruksel, mbahet Konferenca interparlamentare me temë: "Menaxhimi i mirë me fondet e BE-së: funksioni kontrollues dhe mbikëqyrës i parlamentit në shpenzimin e mjeteve buxhetore".

Lexo më shumë

Takim i kryeatarit Xhaferi me kryetarin e Shtëpis&#235...

E premte, 13 korrik 2018

Takim i kryeatarit Xhaferi me kryetarin e Shtëpisë përfaqësuese të Maltës, d-r Anxhelo Faruxha 

Në margjinat e Samitit të tretë të kryetarëve të parlamenteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që mbahet më 12 dhe 13 korrik në Varshavë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim bilateral me kryetarin e Shtëpisë përfaqësuese të Maltës, d-r Anxhelo Faruxha. 

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me kryetarin e Senatit të Re...

Е enjte, 12 korrik 2018, Varshavë

Takim i kryetarit Xhaferi me kryetarin e Senatit të Republikës së Polonisë, z. Stanislav Karçevski  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, me ftesë të kolegëve të vet nga Parlamenti i Republikës së Polonisë, merr pjesë në Samitin e 3-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, si edhe në kremtimin e 550 vjetorit të seancës së parë të Sejmit të Polonisë.

Para fillimit zyrtar të Samitit, kryetari Xhaferi realizoi takim me mikpritësin, z. Stanislav Karçevski, kryetarin e Senatit të Republikës së Polonisë dhe në fillim të takimit, shprehu falënderim për mbështetjen konstante poloneze të aktiviteteve reformuese të vendit si edhe mbështetjen e fuqishme dhe të riafirmuar të proceseve eurointegruese të Republikës së Maqedonisë.

Lexo më shumë

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Samitin e 3-të t&#...

E enjte, 12 korrik, 2018, Varshavë 

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Samitin e 3-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Qendrore dhe Lindore në temën Parlamentet në politikat ndërkombëtare"  

Në 30 vitet e fundit prej rënies së perdes së hekurt me të cilën Evropa ishte ndarë në dy blloqe ideologjike antagoniste, shumë gjera u ndryshuan. Ne, shtetet dhe popujt e Evropës Juglindore që ishim në anën tjetër, unë kisha thënë në anën e errët, në këto tridhjetë vite të tranzicionit megjithatë arritëm ti kthejmë në përditshmërinë tonë shumë parime dhe standarde civilizuese dhe demokratike të cilat për arsye ideologjike ishin të ndaluara dhe këtu mendoj për respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore.
Lexo më shumë

U MIRATUA "DEKLARATA E BERLINIT" ...

E mërkurë, 11 qershor 2018

U MIRATUA "DEKLARATA E BERLINIT" 

Me miratimin e "Deklaratës së Berlinit", sot në kryeqytetin e Republikës Federative të Gjermanisë përfundoi Sesioni i 27-të vjetor  i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) ku mori pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: shefi i Delegacionit Vlladimir Gjorçev dhe anëtarët Jagoda Shahpaska dhe Rexhail Ismaili. 

Lexo më shumë
1...454647...84                                                                                     
Click