NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR „SHËN KLIMENT OHRI...

E shtunë, 8 dhjetor 2018

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR „SHËN KLIMENT OHRIDSKI“

Më 8 dhjetor 2018 (e shtunë), në Sallën Solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në orën 12:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror „Shën Kliment Ohridski“ do ta ndajë Çmimin Shtetëror „Shën Kliment Ohridski“ për vitin 2018 për mirënjohjen më të lartë për arritjet afatgjata në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit të njeriut dhe në veprimtarinë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë.

Lexo më shumë

VENDOSJA E KURORËS SË LULEVE TË FRESKËT...

E premte, 7 dhjetor 2018

VENDOSJA E KURORËS SË LULEVE TË FRESKËTA 

Me rastin e festës 8 Dhjetori - „Shën Kliment Ohridski“, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: nënkryetarja Frosina Tashevska Remenski, Irena, Stefoska, Vesna Damçevska Ilievska dhe Vlladanka Aviroviq, më 8 dhjetor 2018 (e shtunë), në orën 10:30, do të vendos kurorë lulesh të freskëta para përmendores Shën Kliment Ohridski në BUN „Shën Kliment Ohridski“.

Lexo më shumë

Grubi në SHBA në takime në Kongresin dhe Dep...

E mërkurë, 5 dhjetor 2018

Grubi në SHBA në takime në Kongresin dhe Departamentin e Shtetit

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane dhe i Grupit për Miqësi me SHBA-në, Artan Grubi, do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 5 deri më 9 dhjetor 2018, ku do të realizojë takime pune me kongresmenë dhe senatorë në Kongresin Amerikan, por edhe në Senatin dhe Departamentin e Shtetit. 

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në tryezë të rrumbull...

E hënë, 26 nëntor 2018

Delegacioni i Kuvendit në tryezë të rrumbullakët në nivel të lartë në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: Goran Milevski, Ejup Alimi, Meri Llazarova dhe Nikolla Micevski, më 27-28 nëntor do të marrin pjesë në tryezën e dytë të rrumbullakët në nivel të lartë në Bruksel, me ftesë të kryetarit të Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK ME TEMË: „NDOTJA ENORME E AJRIT TË A...

E hënë, 26 nëntor 2018

DEBAT PUBLIK ME TEMË: „NDOTJA ENORME E AJRIT TË AMBIENTIT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË“

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i ftoi përfaqësuesit e organizatave të ndryshme, institucioneve, shoqatave dhe asociacioneve, të marrin pjesë në debat dhe t'i japin mendimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me temën e debatit publik.
Lexo më shumë

Pjesëmarrja e Komisionit për Kulturë në...

E hënë, 19 nëntor 2018

Pjesëmarrja e Komisionit për Kulturë në mbledhjen e komisionit ndërparlamentar në Parlamentin Evropian

Me ftesë të Parlamentit Evropian, kryetarja e Komisionit për Kulturë, Irena Stefoska, do të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit ndërparlamentar me temë „Trashëgimia kulturore evropiane“ që do të mbahet më 19 dhe 20 nëntor në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

Lexo më shumë

DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIA...

E premte, 16 nëntor 2018

DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE NË KONFERENCË NË VJENË

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: Shpresa Hadri, Lidija Tasevska dhe Vlladanka Aviroviq, do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (KOSAK), që do të mbahet prej 18 deri më 20 nëntor 2018 në Vjenë, Republika e Austrisë.

Lexo më shumë

Vendosja e kurorave me lule të freskëta me rastin...

E shtunë, 10 nëntor 2018

Vendosja e kurorave me lule të freskëta me rastin e 13 Nëntorit

Me rastin e 13 Nëntorit - Ditës së Çlirimit të Qytetit të Shkupit, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga nënkryetari Goran Misovski, në përbërje: Tatjana Prentoviq, Ilija Nikollovski, Vesna Damçevska-Ilievska dhe Nolla Ismajlloska-Starova, më 13 nëntor 2018 (e martë), do të vendos kurorë lulesh të freskëta: 

Lexo më shumë

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA 9,11,18...

E premte, 9 nëntor 2018

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA 

Me rastin e shënimit të Armëpushimit nga viti 1918 dhe të përkujtuarit e personave të vdekur, personave të lënduar, personave të zhdukur dhe personave të dëbuar nga të gjitha luftërat dhe nga të gjithë popujt, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: Beti Rabaxhievska - Naumovska, Keti Smileska dhe Afrim Gashi, më 11 nëntor (e diel) do të vendos kurorë lulesh të freskëta në:

Lexo më shumë

Deputeti Betiane Kitev në Konferencën Parlamentar...

E hënë, 5 nëntor 2018

Deputeti Betiane Kitev në Konferencën Parlamentare në Dubrovnik

Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Betiane Kitev, më 6 nëntor 2018 do të marrë pjesë në Konferencën Parlamentare me temë „Ndërtimi i sigurisë demokratike në Mesdhe, sfidat e përbashkëta, përgjegjësia e ndarë“, e cila mbahet në Dubrovnik, Republika e Kroacisë.  

Lexo më shumë
1...101112...19                    
Click