Delegacioni parlamentar në vizitë studimore n&#23...

E hënë, 4 shkurt 2019

Delegacioni parlamentar në vizitë studimore në Shtabin e NATO-s dhe Forcat e bashkuara të larta të shtabit për Evropën  

Me ftesë të Sekretariatit të Asamblesë parlamentare të NATO-s, më 4 dhe 5 shkurt 2019, në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të realizojë vizitë studimore në Shtabin e NATO-s dhe Forcat e përbashkëta të larta të shtabit (SHAPE). 

Lexo më shumë

Debat publik me temë: Raporti vjetor për zbatimin...

E premte, 1 shkurt 2019

Debat publik me temë: Raporti vjetor për zbatimin e Strategjisë për barazi gjinore për vitin 2017

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen nr. 9-të më 4 shkurt 2019, në orën 12:00, në Sallën e Komisionit Kushtetues, do të mbajë debat publik me temë: Raporti vjetor për zbatimin e Strategjisë për barazi gjinore për vitin 2017.

Lexo më shumë

Takim pune me anëtarët e Komisionit për Sele...

E mërkurë, 30 janar 2019

Takim pune me anëtarët e Komisionit për Seleksionimin e kandidatëve për kryetar dhe për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit

Në pajtim me nenin 12 të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ numër 12/2019), Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur më 29.1.2019 e formoi Komisionin për Seleksionimin e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

Lexo më shumë

Delegacioni parlamentar në Konferencë "Komun...

E hënë, 28 janar 2019

Delegacioni parlamentar në Konferencë "Komunikimi me qytetarët, si të zhvillohet strategjia gjithëpërfshirëse e komunikimit e Parlamentit" 

Nesër në Bruksel, do të mbahet konferenca interparlamentare me temë: Komunikimi me qytetarët, si do të zhvillohet strategjia gjithëpërfshirëse e komunikimit e Parlamentit", të organizuar nga Grupi për mbështetje të demokracisë dhe koordinim të zgjedhjeve në bashkëpunim me Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. 

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Dimëror t&#235...

E hënë, 21 janar 2019

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Dimëror të APKE-së

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të udhëhequr nga shefi i Delegacionit, Betian Kitev, në përbërjen e të cilit janë deputetët Shpresa Hadri dhe Afrim Gashi, do të marrin pjesë në pjesën e parë të sesionit të rregullt dimëror të AP-së së KE-së, që mbahet në Strasburg, Francë prej 21 deri më 25 janar 2019.

Lexo më shumë

DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIA...

E premte, 18 janar 2019

DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE NË KONFERENCË NË BUKURESHT

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: Jagoda Shahpaska, Agim Shaqiri dhe Zhaklina Peshevska, do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (KOSAK), që do të mbahet prej 20 deri më 21 janar 2019 në Bukuresht, Republika e Rumanisë.

Lexo më shumë

Panel diskutim i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri...

E premte, 18 janar 2019           

Panel diskutim i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ambasadën e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë organizojnë panel diskutim që do të mbahet më 21 janar 2019 prej orës 14:30 deri në orën 15:02.

Lexo më shumë

Debat publik i Komisionit për Mundësi të Bar...

E premte, 21 dhjetor 2018

Debat publik i Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 25 dhjetor 2018, në orën 11:00, në Sallën „Boris Trajkovski“ do të mbajë debat publik me temë: Mbështetja gjatë zbatimit të politikave sociale, masave dhe buxhetit për familjet njëprindërore.

Lexo më shumë

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR „MITO HAXHI VASILEV-JAS...

E premte, 21 dhjetor 2018

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR „MITO HAXHI VASILEV-JASMIN“

Më 21 dhjetor 2018 (e premte), në Sallën Solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në orën 12:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror „Mito Haxhi Vasilev-Jasmin“ do ta ndajë Çmimin „Mito Haxhi Vasilev-Jasmin“ për vitin 2018 për arritjen në sferën e publicistikës dhe gazetarisë me interes të Republikës së Maqedonisë. Çmimi Shtetëror „Mito Haxhi Vasilev-Jasmin“ për arritjen në sferën e publicistikës i ndahet Marina Kostova, publiciste; ndërsa për arritjen në sferën e gazetarisë i ndahet Emin Azemi, gazetar.
Lexo më shumë

VENDOSJA E KURORËS SË LULEVE TË FRESKËT...

E premte, 7 dhjetor 2018 

VENDOSJA E KURORËS SË LULEVE TË FRESKËTA 

Me rastin e varrimit të Ljubisha Georgievski, ish kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 9 dhjetor 2018 (e diel) prej orës 11:30 deri në orën 13:00 në Varrezat e Qytetit „Butel“, kurorë lulesh të freskëta do të vendos delegacioni i Kuvendit, i udhëhequr nga Kryetari Talat Xhaferi, ndërsa i përbërë nga nënkryetari Goran Misovski dhe koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

Lexo më shumë
1...91011...19                    
Click