Aktivitete

E enjte, 15 prill 2021

Pjesëmarrja e deputetit Pavle Trajanov në mbledhjen e Komisionit për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim të Sigurisë së AP-së së PBEJL-së

Deputeti Pavle Trajanov, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP PBEJL), mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim të Sigurisë të AP-së së PBEJL-së, që u mbajt sot në formatin virtual, të organizuar nga Kuvendi i Madh Nacional Turk.

më shumë...

E enjte, 15 prill 2021, Lubjanë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e 17. Të kryetarëve të parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane me temën „Drejt shoqërisë digjitale – mundësi dhe rreziqe për gjeneratën më të re që hyn në tregun e punës“

Këtë vit, si edhe vitin e kaluar 2020 kur u përmbushën plot 20 vite nga formimi i kësaj nisme, fokusi është i orientuar kah përmirësimi i zhvillimit dhe përforcimit të sigurisë të vendeve në rajon, thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare, ku edhe Republika e Maqedonisë së Veriut bën pjesë, si vend i cili është në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. 

më shumë...

E premte, 9 prill 2021

TAKIMI ONLLAJN I GPNP-së PËR TË DREJTAT E PERSONAVE LGBTI

Grupi Parlamentar Ndërpartiak për të Drejtat e Personave LGBTI sot mbajti takim onllajn me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Horizontal Facility II" dhe Projektit për Promovimin e Barazisë dhe Diversitetit.

më shumë...

E enjte, 8 prill 2021 

Takim i Kryetarit Xhaferi me përfaqësues të bashkësisë rome me rastin e 8 Prillit - Ditës botërore të romëve

Me rastin e 8 Prillit - Ditës botërore të romëve, Kryetari Xhaferi realizoi takim me Ljatife Shikovska, deputete nga bashkësia rome, me Zoran Dimov, kryetar i Grupit Ndërkombëtar Rom, me Ferat Asan, afarist nga Komuna Shuto Orizari dhe Muhamed Toçi, përfaqësues i OJQ “Meseçina” (Hëna) - Gostivar.

më shumë...

Е enjte, 8  prill 2021

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Sh.S. Tamara Liluashvili

Në takimin e sotëm me ambasadoren e sapoemëruar të Gjeorgjisë, SH.S. Tamara Liluashvili, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, shprehu shpresë se pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjeorgjisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2019, më në fund do të fillojmë në mënyrë intensive të punojmë në planin e avancimit dhe intensifikimit të komunikimit bilateral dhe bashkëpunimit politik në të gjitha nivelet.

më shumë...

E mërkurë, 7 prill 2021

Takimi i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive me Shoqatat e Qytetarëve të Komuniteteve - Rrjeti i Shoqërisë Multikulturore

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, znj. Arbana Pasholli dhe deputetja Latife Shikovska, sot realizuan takim me përfaqësuesit e Shoqatave të Qytetarëve të Komuniteteve - Rrjeti i Shoqërisë Multikulturore.

më shumë...

E mërkurë, 7 prill 2021

Takimi i koordinatorëve të grupeve parlamentare me Rosana Duxhak

Koordinatorët e grupeve parlamentare: Jovan Mitreski (LSDM), Nikolla Micevski (VMRO-DPMNE), Arbër Ademi (BDI) dhe zëvendëskoordinatori Surija Rashidi (Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa), sot realizuan takim me Rosana Duxhak, përfaqësuese e përhershme e Kombeve të Bashkuara (KB).

më shumë...

E mërkurë, 7 prill 2021

Mesazhi i Kryetarit Xhaferi me rastin e Ditës ndërkombëtare të Ndërgjegjes për FOWPAL  

Sot është Dita ndërkombëtare e ndërgjegjes, ditë e miratuar nga Kombet e Bashkuara a e pranuar anembanë botës, nga qytetarët e botës, burrështetasit dhe kreatorët e politikave botërore të cilët janë të vetëdijshëm për fuqinë që e posedojnë në bazë të kompetencave që u janë besuar nga qytetarët që i përfaqësojnë. 

më shumë...

E hënë, 5 prill 2021

Vizita e parë mbikëqyrëse e Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së ASN-së dhe AZ-së

Sot ishte realizuar vizita e parë mbikëqyrëse e Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së ASN-së dhe AZ-së në lokalet e Agjencisë për Siguri Nacionale.

më shumë...

E diel, 4 prill 2021

Pjesëmarrja e Delegacionit të Kuvendit në Misionin e AP-së së OSBE-së për t'i vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Bullgari

Deputetët Igor Janushev, shef i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së), Monika Zajkova dhe Halil Snopçe, anëtarë të Delegacionit, marrin pjesë në Misionin e AP-së së OSBE-së për t'i vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Republikën e Bullgarisë, që mbahen më 4 prill 2021.

më shumë...

  • 1
  • 2
  • 3
  • ...
  • 18
  •                    
Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.