Komiteti funksional për Marrëdhënie Ndë...

E enjte, 3 shkurt 2022

Komiteti funksional për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive do të thotë zvogëlim i keqkuptimeve dhe marrëdhënie më të mira ndëretnike

Në përputhje me obligimin e përcaktuar në Programin e Punës për vitin 2021, sot Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive ka mbajtur Mbledhjen e Tetë, në të cilën është shqyrtuar Raporti për punën e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive për vitin 2021.

Lexo më shumë

Takimi i Nenad Kociq me ambasadorin çek Jarosllav Ludv...

E enjte, 3 shkurt 2022

Takimi i Nenad Kociq me ambasadorin çek Jarosllav Ludva

Kryetari i Grupit për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Çekisë, Nenad Kociq, sot ka realizuar takimin e parë me SH. T. Jarosllav Ludva, ambasador i sapoemëruar i Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë

Takimi i punës i GPNP-së për të drejtat...

E enjte, 3 shkurt 2022

Takimi i punës i GPNP-së për të drejtat e personave LGBTI

Grupi Parlamentar Ndërpartiak për të Drejtat e Personave LGBTI i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur takim pune me përfaqësuesit e Koalicionit Margini, Rrjeti Nacional kundër Homofobisë dhe Transfobisë dhe Transforma, të udhëhequr nga koordinatorja e grupit, deputetja Maja Moraçanin.

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me myftiun e Zagrebit Hasanoviq...

E enjte, 3 shkurt 2022

Takim i Kryetarit Xhaferi me myftiun e Zagrebit Hasanoviq

Sot Kryetari Xhaferi kishte takim me një delegacion nga Bashkësia Fetare Islame e Kroacisë në përbërje: Akademiku Azis Hasanoviq, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame i Kroacisë, njëherazi edhe myfti i Zagrebit, dr. Mirza Shabiq, kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Fetare Islame i Kroacisë dhe Mevludi ef. Arsllani, drejtor i Gjimnazit Islamik në Zagreb. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SH. T. JAROSLLAV LUDVA ...

E enjte, 3 shkurt 2022

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SH. T. JAROSLLAV LUDVA

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me SH.T. Jarosllav Ludva, ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  Kryetari drejtoj urime për zgjedhjen e ambasadorit të ri të Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast i uroi punë të suksesshme dhe shprehu shpresë se angazhimi i tij personal do të kontribuojë në përforcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. E informoi ambasadorin edhe për punën e Kuvendit dhe trupave të tij punues, për sfidat me të cilat ballafaqohet vendi si edhe ngjarjet më të reja në skenën politike. Në raport me bashkëpunimin parlamentar, theksoi se pret që bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë me vizita të ndërsjella në nivelin më të lartë parlamentar.   

Lexo më shumë

ARTA BILALLI-ZENDELI NË MBLEDHJEN E VEÇANTË ...

E mërkurë, 2 shkurt 2022

ARTA BILALLI-ZENDELI NË MBLEDHJEN E VEÇANTË TË KOMITETIT TË PËRHERSHËM TË AP TË NATO-S

Në takimin Special të Komitetit të Përhershëm të AP të NATO-s, që u mbajt më 1 shkurt 2022 në format virtual, morri pjesë shefja e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të AP të NATO-s Arta Bilali Zendeli. 

Lexo më shumë

Takimi i Klubit të Deputeteve me studentët japone...

E premte, 21 janar 2022

Takimi i Klubit të Deputeteve me studentët japonezë

Sot, Kryesia e Klubit të Deputeteve ka mbajtur takim me studentët e Shkollës Universitare të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare Xhon Hopkins nga Japonia. Në takim morën pjesë profesori Shneebaum dhe 12 studentë me qëllim të ofrimit të përvojës praktike në fushën e të drejtave të njeriut. Pra, çdo vit ata zgjedhin pyetje dhe vend për hulumtim në periudhë prej dy semestrave, që rezulton me raport të plotë dhe konkluzione. 

Lexo më shumë

Takimi i Komitetit për Marrëdhënie Ndër...

E enjte, 20 janar 2022

Takimi i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive me komisarin e lartë për pakicat nacionale të OSBE-së, Kajrat Abdrakhmanov

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive sot, me kërkesë të tij, e mbajti Mbledhjen e Shtatë me komisarin e lartë për pakicat nacionale të OSBE-së, Kajrat Abdrakhmanov. 

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryeministrin Petkov ...

E martë, 18 janar 2022

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryeministrin Petkov  

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me z. Kirill Petkov, Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Komisionarin e Lartë Abd...

E martë, 18 janar 2022

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Komisionarin e Lartë Abdrakhmanov

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me z. Kairat Abdrakhmanov, Komisionarin e Lartë për Pakica Nacionale të OSBE-së.

Lexo më shumë
1234...40                                         
Click