E mërkurë, 19 shkurt 2014
DEPUTETI IGOR IVANOVSKI MBIKËQYRËS NË ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE NË SERBI
Deputeti Igor Ivanovski, në cilësi të të dërguarit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe anëtar i Komisionit Monitorues është emëruar si anëtar i ad hok komisionit i cili do ta vizitojë Republikën e Serbisë më 19 dhe 20 shkurt 2014, në misionin parazgjedhor para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për 16 mars 2014
Lexo më shumë
E premte, 14 shkurt 2014, Bruksel
DELEGACIONI I KUVENDIT NË VIZITË NË BRUKSEL

Delegacioni i Kuvendit në përbërjen e të cilit janë deputetët: Antonio Milloshoski, Aleksandar Spasenovski, Hristina Runçeva, Suzana Saliu dhe Ermira Mehmeti, i cili në fillim të javës e vizitoi Berlinin dhe realizoi takime me deputetët e Bundestagut Gjerman, këto ditë qëndron në selinë e Bashkimit Evropian, Bruksel.
Lexo më shumë
E martë, 11 shkurt 2014, Berlin
DELEGACIONI I KUVENDIT NË VIZITË NË BERLIN

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërjen e të cilit janë deputetët: z. Antonio Milloshoski, z. Aleksandar Spasenovski, z-nj. Hristina Runçeva, z-nj. Suzana Saliu dhe z-nj. Ermira Mehmeti, këto ditë është në vizitë në Berlin, RF Gjermanisë
Lexo më shumë
E mërkurë, 5 shkurt 2014
KLUBI I DEPUTETEVE MBAJTI SESIONIN PËR PLANIFIKIMIN STRATEGJIK

Klubi i Deputeteve, në bashkëpunim me Institutin Demokratik Nacional, më 3 shkurt 2014, mbajti sesionin për planifikimin strategjik
Lexo më shumë
E mërkurë, 22 janar 2014
TAKIM PUNE PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT RAJONAL TË KËSHILLIT TË EVROPËS NË SFERËN E MEDIAVE

Kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z. Rexhail Ismaili, u takua me znj. Lejla Dervishagiq, përfaqësuese e Këshillit të Evropës nga sfera e mediave.
Lexo më shumë
E enjte, 12 dhjetor 2013
DEBAT PUBLIK ME TEMË: FORCIMI EKONOMIK I GRAVE
Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbajë debat publik më 18 dhjetor 2013, me kohëzgjatje nga ora 10:00 deri në ora 11:30, në Sallën "Boris Trajkovski", në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me temë: Forcimi ekonomik i grave
Lexo më shumë
E martë, 3 dhjetor 2013
DELEGACIONI UNIVERSITAR HUNGAREZ E VIZITOI KUVENDIN E MAQEDONISË

Kryetari i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Hungarisë, z. Marjanço Nikollov dhe anëtari z. Malisha Stankoviq, u takuan me Delegacionin nga Fakulteti për marrëdhënie ndërkombëtare pranë Universitetit "Andrashi" nga Budapesti, Republika e Hungarisë
Lexo më shumë