E hënë, 31 janar 2011

FUSHATË GLOBALE PËR PARANDALIMIN E KANCERIT NË QAFËN E MITRËS “MARGARITARËT E URTËSISË”

Klubi i grave deputete sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mbajtën takim pune me Shoqatën për luftë kundër kancerit – “Borka” me rastin e  fushatës globale për parandalimin e kancerit në qafën e mitrës "Margaritarët e urtësisë".



E hënë, 31 janar 2011

EDUKIMI SEKSUAL NË SHKOLLA - KUR, NËSE JO TANI?

Korniza për edukimin gjithëpërfshirës seksual në Republikën e Maqedonisë; Strategjitë nacionale për avancimin e shëndetit seksual dhe reproduktiv, punën e qendrave të reja të këshillimit të të rinjve për shëndetin seksual dhe reproduktiv; programi ekzistues edukativ “Aftësitë jetësore” dhe Deklarata e rinisë për edukimin gjithëpërfshirës seksual, ishin temat që u folën në debatin e dytë publik për edukimin seksual në Republikën e Maqedonisë, që më 28 janar 2011 e mbajti Komisioni për Mundësi të Barabarta të Burrave dhe Grave, në bashkëpunim me Asociacionin për edukim shëndetësor dhe hulumtim HERA. 



E premte, 28 janar 2011

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, I UDHËHEQUR NGA KRYETARI VELANOSKI, NË VIZITË ZYRTARE NË MAL TË ZI

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Velanoski, e në përbërje të të cilit janë edhe deputetët z. Kërsto Mukoski, deputet i VMRO-DPMNE-së dhe kryetarja e grupit parlamentar për bashkëpunim me parlamentin e Malit të Zi, znj. Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së dhe z. Mile Andonov, deputet i LSDM-së, anëtarë të grupit, realizoi takim me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, z. Ranko Krivokapiq



E premte, 28 janar 2011

TAKIM I NËNKRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. RAFIS ALITI, ME E.T. SAMUEL VALIS-AKIJANI, AMBASADOR I REPUBLIKËS SË GANËS PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Rafis Aliti, sot realizoi takim me E.T. Samuel Valis-Akijani, ambasador i Republikës së Ganës për Republikën e Maqedonisë



E premte, 28 janar 2011

MBLEDHJA E NËNTËDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e Nëntëdhjetenjëtë të mbajtur më 26 janar 2011, si trup amë punues e shqyrtoi Propozim-ligjin për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë në fondin Monetar Ndërkombëtar me Linjë Kreditore për kujdesshmëri(në procedurë të shkurtuar).



E martë, 25 janar 2011

IZRAELI- PËRKRAHËS KONSTANT I MAQEDONISË NË MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Shtetit të Izraelit sot në Kuvendin e  Republikë së Maqedonisë realizoi takim me Delegacionin e Grupit ndërkombëtar operativ (punues) për bashkëpunim në arsimin, kujtesën dhe hulumtimin e Holokaustit. 



E martë, 25 janar 2011

TAKIM ME KRYETARIN E KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE, Z. XHEVAT ADEMI, ME PËRFAQËSUESIT E CSSP PROJEKTIT PËR MAQEDONINË

Kryetari i Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z.  Xhevat Ademi, sot, me kërkesë të përfaqësuesve të organizatës jofitimprurëse gjermane Kristijan Shvarc-Shiling, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejt punojnë në CSSP projektin për Maqedoninë, mbajtën mbledhje me temën - aktivitetet e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive për vitin 2011. 



E hënë, 24 janar 2011

MBLEDHJA E PESËDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 50-të, të mbajtur më 21 janar 20111, si trup punues amë në lexim të dytë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve



E hënë, 24 janar 2011

Mbledhja e tetëdhjetenëntë e Komisionit për Financim dhe Buxhet

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e tetëdhjetenëntë të mbajtur më 20 janar të vitit 2011, si trup punues amë i shqyrtoi



E premte, 21 janar 2011

MBLEDHJA E NËNTËMBËDHJETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime në mbledhjen e sotme e shqyrtoi Programin nacional për miratimin e të drejtës së BE-së-revizioni 2011.



E enjte, 20 janar 2011

MBLEDHJA E PESËDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme, të Pesëdhjeteshtatë, si trup punues amë i shqyrtoi: Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare (leximi parë) dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve (leximi parë)



E hënë, 17 janar 2011

Mbledhja e pesëdhjetegjashtë e Komisionit për Çështje Ekonomike

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 13 dhe 14 janar 2011, e mbajti mbledhjen e tij të Pesëdhjetegjashtë dhe vazhdimin e saj të parë.



E hënë, 17 janar 2011

SEANCË PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Prej 17 deri më 20 janar, Parlamenti Evropian do të mbajë seancë plenare në Strasburg, në të cilën, ndër të tjerash, Kryesimi paraprak belg në Këshillin e  Ministrave do ta arsyetojë atë që e ka realizuar gjatë kohës gjashtëmujore të kryesimit, ndërsa Kryesimi aktual hungarez do t'i paraqesë prioritetet për gjashtë muajt e ardhshëm.



E martë, 11 janar 2011

PRIORITETET E KRYESIMIT HUNGAREZ JANË EDHE PRIORITETE TË MAQEDONISË

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot, në mbledhjen e 65-të të Komisionit për Çështje Evropiane, u prezantua Programi dhe prioritetet për punën e Kryesimit të Republikës së Hungarisë me Bashkimin Evropian, për periudhën janar-qershor 2011, nga ambasadori i Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, E.T.  Ferenc Kekeshi.



E hënë, 10 janar 2011

Fjalim i kryetarit Veljanovski me rastin e shënimit të njëzet vjetorit të mbajtjes së seancës së parë konstituive në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë

Para 20 vitesh në këtë sallë u konstituua përbërja e parë shumëpartiake e Kuvendit të RM-së.
 Kaluan 20 vitet e para nga koha kur Maqedonia u bë shtet i pavarur dhe demokratik.
 Kaluan dekadat e para nga takimet e para të përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë legjitime nga ana e popullit në Dhomën e Parë Ligjvënëse Shumëpartiake të atdheut tonë.
 Së këndejmi, sot përkundër të gjitha sprovave, deputetët e Maqedonisë u ngjitën në majat më të larta me ç'rast u rrumbullakua formimi i shtetit tonë.

Click