KËSHILLI NACIONAL PËR EUROINTEGRIME
e-adresa: nsei@sobranie.mk
Vendime, Mbledhje, Debate publike, Takime, Dokumente KNEI, Dokumente RM-BE, Për Bashkimin Evropian, Të rejat e BE-së, Linqe
Duke e ndjekur përcaktimin strategjik të Republikës së Maqedonisë, anëtarësimin në Bashkimin Evropian, për të cilin qytetarët e shprehin mbështetjen e tyre të plotë dhe posaçërisht duke i pasur parasysh kriteret që duhet të plotësohen si dhe obligimet të cilat institucionet kompetente dhe të gjitha subjektet shoqërore i ndërmarrin, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më 19 nëntor 2007 e miratoi Vendimin për themelimin e Këshillit Nacional për Eurointegrime (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 140/2007).
Në seancën e mbajtur më 6 korrik 2011, Kuvendi miratoi Vendim për ndryshimin e Vendimit për themelimin e Këshillit Nacional për Eurointegrime (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 91/2011).
Këshilli ka kryetar, nënkryetar, 15 anëtarë dhe nëntë zëvendësanëtarë, edhe atë: nëntë anëtarë nga radha e deputetëve në Kuvend, të cilët kanë zëvendësit e tyre dhe gjashtë anëtarë nga institucionet tjera: zëvendëskryetari i Qeverisë është i ngarkuar për çështjet evropiane, përfaqësuesi i Kabinetit të Presidentit të RM-së, përfaqësuesi i Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së RM-së, përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, nga Bashkësia e njësive të vetadministratës lokale dhe nga Shoqata e gazetarëve. Këto gjashtë anëtarë marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtë të vendosjes.
Kryetari i Këshillit emërohet nga radha e deputetëve që janë në opozitë, ndërsa nënkryetari nga radha e deputetëve që janë në pozitë.
Anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Këshillit nga radha e deputetëve janë: tre anëtarë dhe tre zëvendësanëtarë nga radha e deputetëve që janë në pozitë, tre anëtarë dhe tre zëvendësanëtarë nga radha e deputetëve që janë në opozitë.
Anëtarë me funksion janë: kryetari i Komisioni për Çështje Evropiane, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe bashkëkryetar i Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë, ndërsa zëvendësanëtarë me funksion janë: zëvendëskryetari i Komisioni për Çështje Evropiane, zëvendëskryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe njëri nga nënkryetarët e Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë.
Mënyra e punës, të drejtat dhe obligimet e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Këshillit, publiciteti në punë dhe kryerja e punëve profesionale, administrative dhe punëve tjera për nevojat e Këshillit janë të rregulluara me Rregulloren e Këshillit Nacional e miratuar më 25 tetor 2011.
Këshilli vendos me konsensus të anëtarëve të pranishëm që kanë të drejtë të vendosjes, nga radha e deputetëve.
Mbledhjet e Këshillit janë të hapura për publikun. Këshilli mund të vendos të punojë pa praninë e publikut nëse këtë e propozojnë kryetari i Këshillit ose më së paku një e treta e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit. Për propozimin, Këshilli vendos me konsensus të anëtarëve të pranishëm të Këshillit.
Kryetare: RADMILLA SHEKERINSKA
Nënkryetare: SILLVANA BONEVA
Anëtar: ILIJA DIMOVSKI
ALEKSANDAR SPASENOVSKI
SUZANA SALIU
MERAL UZEIRI - FERATI
TITO PETKOVSKI
GORDAN GEORGIEV
HAJRULLA MISINI
ANTONIO MILLOSHOSKI
KENAN HASIPI
FATMIR BESIMI
Zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e ngarkuar për eurointegrime
prof. dr. DIMITAR MIRÇEV
nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë
dr. METODIJ HAXHI-VASKOV
Kabineti i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë
akad. LUPÇO KOCAREV
nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve
ILÇO ZAHARIEV
nga Bashkësitë e njësive të vetadministrimi lokal
NASER SELMANI
kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë
Zëvendësanëtar: HRISTINA RUNÇEVA
MILE PAÇEMSKI
REXHAIL ISMAILI
ORHAN IBRAIMI
ANA PAVLLOVSKA-DANEVA
SAFET BISHEVAC
ALEKSANDAR NIKOLLOSKI
NEXHATI JAKUPI
ERMIRA MEMETI
Përfaqësuesit:
ANTONI PESHEV
Dhoma ekonomike e Maqedonisë
ZLLATKO KALENIKOV
Lidhja e dhomave ekonomike të Maqedonisë
mr. ZHIVKO MITREVSKI
Lidhja e sindikatave të Maqedonisë
DOJQIN CVETANOVSKI
Konfederata e sindikatave të lirë të Maqedonisë
SLLOBODAN ANTONOVSKI
Unioni i sindikatave të pavarur dhe autonome të Maqedonisë
TANJA HAFNER ADEMI
Platforma qytetare e Maqedonisë
SHKËLQESIA E TIJ, PEHSKOPI KLIMENTI I HERAKLESË
Kisha ortodokse maqedonase
SKENDER BUZAKU
Bashkësia fetare islame
TOME KOLEV
Kisha katolike
TRAJQE MINOV
Kisha Evangjelike-Metodike në Maqedoni
BLLAGOJA MLADENOVSKI
Bashkësia e Evrejëve në Republikën e Maqedonisë