E hënë, 2 nëntor 2009
PJESËMARRJA E KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI NË KONFERENCËN BOTËRORE E-PARLAMENT NË UASHINGTON
Kryetarit i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, së bashku me nënkryetarin e Kuvendit z. Jani Makraduli do të marrë pjesë në Konferencën Botërore të E-parlamentit në Uashington
Lexo më shumë
E martë, 3 nëntor 2009
DELEGACIONI NGA KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, I UDHËHEQUR NGA KRYETARI TRAJKO VELJANOSKI, REALIZOI TAKIM ME KONGRESMENIN DEJVID PRAJS, SI DHE ME KRYETARIN E INSTITUTIT NDËRKOMBËTAR DEMOKRATIK (IND) DHE DREJTORIN E PROGRAMIT RAJONAL PËR EVROPË

Bashkëpunimi me Republikën e Maqedonisë është një nga më të mirët që i kemi pasur, tha kongresmeni Dejvid Prajs në takimin e djeshëm me delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërjen e të cilit janë Kryetari i Kuvendit, Veljanoski dhe nënkryetari Makraduli. Ajo që më gëzon është përkrahja e përhershme, që integrimi euroatlantik e ka nga të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, por edhe nga të gjitha subjektet politike. Kështu ishte në vitin 2006, kur për herë të parë erdha në Maqedoni, të njëjtën e vërejta vitin e kaluar gjatë vizitës në shtetin tuaj, ndërsa edhe nga takimi i sotëm mund ta konfirmoj të njëjtën.
Lexo më shumë
E mërkurë, 4 nëntor 2009
NËNKRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. JANI MAKRADULI NË KONFERENCËN BOTËRORE E- PARLAMENT 2009 NË UASHINGTON E PREZANTOI ZGJIDHJEN MAQEDONASE

Në kuadër të hapjes së Konferencën botërore e-Parlament 2009 në Uashington, në sesionin hyrës: “Zbatimi i IKT në zhvillimin e institucioneve demokratike’’, në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, fjalim të vetin pati nënkryetari, z. Jani Makraduli. Ai e prezantoi zgjidhjen për e-Parlament të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që është nga Qendra globale për zbatimin e IKT zgjidhjeve në parlamente dhe UIP (Unioni interparlamentar) u zgjodh si një nga shembujt më të suksesshëm në botë.
Lexo më shumë
E mërkurë, 4 nëntor 2009
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, MORI PJESË NË FJALIMIN E KANCELARES GJERMANE MERKEL NË KONGRESIN E SHBA DHE U TAKUA ME SPIKERIN E DHOMËS PËRFAQËSUESE PELOSI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski pati mundësinë e rrallë ta përcjellë fjalimin e kancelares gjermane, znj. Angela Merker në Kongresin e SHBA-së.
Lexo më shumë
E enjte, 5 nëntor 2009
DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË UASHINGTON U TAKUA ME SENATORIN XHORXH VOINOVIÇ DHE PATI DREKË PUNE ME KONGRESMENËT MARK SAUDER, HERI MIÇEL DHE ROBERT ADERHOLD

Në takim delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, e në përbërje të cilit është edhe nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Jani Makraduli, me senatorin z. Xhorxh Voinoviç u përshëndet përparimi i Republikës së Maqedonisë, si dhe qëndrueshmëria e saj në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Lexo më shumë
E shtunë, 7 nëntor, 2009
DELEGACIONI I KUVEINDT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË UASHINGTON REALIZOI TAKIME ME UDHËHEQJEN E IND, ANËTARË TË KONGRESIT TË SHBA, PËRFAQËSUES TË DIASPORËS MAQEDONASE, SI DHE ME PËRFAQËSUES TË DEPARTAMENTIT TË SHTETIT TË OBLIGUAR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Ne jemi të vetëdijshëm për atë se sa suksese arriti Parlamenti i Maqedonisë në periudhën e kaluar, të cilat kontribuan që Maqedonia të përmendet si model për zhvillimin parlamentar, theksoi kryetari i IND-së në takimin me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski dhe nënkryetarin z. Jani Makraduli. Nga të pranishmit u shfaq kënaqësi reciproke nga bashkëpunimi i gjertanishëm, si dhe vullnet që i njëjti të vazhdojë.
Lexo më shumë
E shtunë, 7 nëntor , 2009
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI DO TA VIZITOJË JOHAN TARÇULLOVSKIN NË NJËSINË E PARABURGIMIT NË SHEVENINGEN
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski gjatë kthimit nga udhëtimi në SHBA, më 8 nëntor 2009 do ta vizitojë Johan Tarçullovskin në njësinë e paraburgimit, të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, Holandë.
Lexo më shumë
E martë, 10 nëntor, 2009
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOVSKI SOT E PRITI KRYETAREN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË, JADRANKA KOSOR

Në takim të cilin të dy palët e vlerësuan si vazhdimësi të marrëdhënieve miqësore të zhvilluara lart ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë, Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski theksoi se dy vendet kanë qëllim të përbashkët strategjik, e ky është integrimi në UE. Më kënaq që Kroacia dhe Sllovenia arritën marrëveshje për çështjet e hapura me çka Kroacia i vazhdon bisedimet me UE-në. Në të njëjtën kohë shpresoj se edhe Republika e Maqedonisë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për marrjen e datës së shpejti do t’i fillojë bisedimet. Në njëzet vitet e fundit që nga rënia e murit të Berlinit, një gjë është e sigurt, kthimi në të vjetrën nuk ka, ndërsa integrimi evropian është një proces i domosdoshëm të cilin nuk mund ta ndalë askush, theksoi Veljanoski.
Lexo më shumë
E diel, 15 nëntor 2009
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, U DËRGOI LETËR SHTETEVE-ANËTARE TË UE-SË PËR MBËSHTETJE PËR MARRJEN E DATËS PËR FILLIMIN E BISEDIMEVE PËR ANËTRARËSIM NË UNION
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, u dërgoi letër shteteve-anëtare të Unionit Evropian, në të cilën kërkon mbështetje nga kolegët e tij për të miratuar vendimin e Këshilli Evropian në dhjetor për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve për qasje.
Në përmbajtjen e letrave të dërguara homologëve të tij, kryetari Veljonoski thekson:
“Në kornizat e procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë në UE, e shfrytëzoj këtë rast, që në dritën e mbledhjes Këshillit të ardhshëm Evropian në dhjetor të vitit 2009, të kërkoj përkrahje nga të gjitha shtetet-anëtare të Unionit Evropian për çështje me rëndësie të veçantë për shtetin tim–fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Unionin Evropian.
Lexo më shumë
E hënë, 23 nëntor 2009
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. TRAJKO VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË BOSNJE DHE HERCEGOVINË
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, së bashku me z. Zhivko Pejkovski, z. Avdija Pepiq dhe z. Talat Xhaferi, prej sot është në vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë
Lexo më shumë
E hënë, 23 nëntor 2009
DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE TË KUVENDIT PARLAMENTAR TË BOSNJE E HERCEGOVINËS, ME ANËTARËT E KOLEGJIUMIT TË DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE DHE ME ANËTARIN E KOLEGJIUMIT TË DHOMËS SË POPU

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski theksoi se Republika e Maqedonisë, në bazë të rezultateve të arritura, mori liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, ndërsa në Raportin e Komisionit Evropian mori rekomandim për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve. Presim që kjo të dëshmohet edhe nga Këshilli i Ministrave të UE-së. Pikërisht në çështjet e lidhura me eurointegrimet, në të ardhmen duhet ta zhvillojmë bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve. Shpreh keqardhje që Bosnja e Hercegovina nuk u përfshi me vendimin për liberalizimin e vizave, por jam i bindur se edhe ju së shpejti këtë do ta merrni. Ne jemi të gatshëm që me ju t’i ndajmë të gjitha përvojat tona, theksoi Kryetari Trajko Veljanovski.
Lexo më shumë
E martë, 24 nëntor 2009
Takim i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me anëtarët e Kryesisë së Bosnje e Hercegovinës
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga Kryetari z. Trajko Veljanoski dhe anëtarët z. Zhivko Pejkovski, z. Avdija Pepiq dhe z.Talat Xhaferi, i cili është në vizitë dyditore në Bosnje e Hercegovinë, sot do të mbajë takim me anëtarët e Kryesisë së Bosnje e Hercegovinës, z. Zhelko Komshiq, z. Haris Sillajxhiq, dhe Nebojsha Radmanoviq
Lexo më shumë
E martë, 24 nëntor 2009
REPUBLIKA E MAQEDONISË ËSHTË E PËRGADITUR T’I NDIHMOJË BOSNNJE E HERCEGOVINËS NË PROCESIN E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski së bashku me anëtarët e delegacionit, deputetët Zhivko Pejovksi, Avdija Pepiq dhe Talat Xhaferi, sot në Sarajevë realizuan takim me kryesuesin e Kryesisë së Bosnje e Hercegovinës z. Xhelko Komshiq dhe me anëtarin e Kryesisë, z Haris Silajxhiç.
Lexo më shumë
E mërkurë, 25 nëntor 2009
TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË SHTETIT TË IZRAELIT nË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SHKËLQESIA E TIJ, DAVID KOEN

Në takim, kryetari i Kuvendit, z. Trajko Vlejanovski, i theksoi marrëdhëniet e e deritanishme bilatera të mira dhe miqësore, të cilat shënojnë trend pozitiv, për çka flasin edhe takimet e shumta në nivel të lartë ndërmjet dy shteteve. Me këtë rast, ai shfaqi shpresën se ky komunikim dhe bashkëpunim i shpeshtë me përfaqësuesit e Shtetit të Izraelit do të vazhdojë edhe më tutje.
Lexo më shumë
E premte, 27 nëntor 2009
TAKIME TË KRYETARIT TË KUVENDIMIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, ME AMBASADORËT E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS FRANCEZE E.T. ZHAN – KLLOD SHLLUMBERZHE DHE REPUBLIKËS SË PERUSË E.T. ERNESTO RITLLER

Në takimin, kryetari i Kuvendit theksoi marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e zhvilluar lart ndërmjet dy shteteve dhe në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat: "Duke nisur nga përkrahja parimore, të cilën Franca ia jep Republikës së Maqedonisë në realizimin e qëllimeve tona strategjike, integrimeve euroatlantike, besoj se tani kur Republika e Maqedonisë duhet ta marrë datën për fillimin e negociatave, këtë përkrahje do ta marrim”, theksoi kryetari Veljanoski.
Lexo më shumë
E hënë, 30 nëntor 2009
TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME MINISTREN E MBROJTJES NDËRKOMBËTARE TË MBRETËRISË SË BASHKUAR, BARONESHËN EN TEJLOR

Në bisedë, Kryetari i Kuvendit i theksoi marrëdhëniet e zhvilluara lart ndërmjet dy shteteve dhe shprehu falënderim për përkrahjen dhe ndihmën parimore të cilën e jep Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore kur është fjala për realizimin e qëllimit tonë strategjik - integrimeve euroatlantike
Lexo më shumë