E premte, 29 nëntor 2013, Podgorica, Mali i Zi
PJESËMARRJA NË KONFERENCË PËR ZBATIMIN E KRITEREVE PËR BARAZI GJINORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Liljana Popovska, bashkë me deputetet znj. Liljana Kuzmanovska dhe znj. Hajrie Misimi morën pjesë në konferencën për zbatimin e kritereve për barazi gjinore në Ballkanin Perëndimor, që u mbajt më 27 dhe 28 nëntor në Podgoricë, Mali i Zi, në bashkëpunim me Ministrinë Malazeze e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve dhe UNDP Mali i Zi, me ftesë të Maraja Kornelisen.
Lexo më shumë
E martë, 27 nëntor 2013, Mbretëria e Spanjës
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E SENATIT TË PARLAMENTIT TË MBRETËRISË SË SPANJSËS, Z. PIO GARSIA ESKUDERO

Kryetari Veljanoski shprehu bindje se diplomacia parlamentare gjithnjë e më shumë e zë vendin e saj dhe se takimet e tilla kontribuojnë në atë drejtim. Ai njëkohësisht, theksoi se për Republikën e Maqedonisë është i rëndësishëm mendimi dhe qëndrimi i Mbretërisë së Spanjës për ngjarjet dhe proceset në BE-së. E informoi bashkëbiseduesin me përkushtimin e RM-së në rrugën drejt BE-së dhe përkushtimin drejt anëtarësimit në NATO, me ç'rast shprehu bindje se edhe të dy anëtarësimet do të ndodhin së shpejti, për të mirën e Maqedonisë, për rajonin, por edhe për Evropën.
Lexo më shumë
E martë, 26 nëntor 2013, Mbretëria e Spanjës
KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË PUNE NË MBRETËRINË E SPANJËS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski qëndron në vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, në kuadër të së cilës realizon takime me kolegët e tij kryetarë të të dyja dhomave të Parlamentit të Mbretërisë së Spanjës, me Kongresin dhe Senatin, të cilët janë takimet e para të nivelit më të lartë parlamentar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Spanjës.
Lexo më shumë
E martë, 26 nëntor 2013
VENDET E VISHEGRADIT - SHEMBULL I BASHKËPUNIMIT DHE NDIHMËS NDAJ FQINJËVE

Koordinatorët e Grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, përkatësisht, znj. Sillvana Boneva, z. Igor Ivanovski, z. Nexhati Jakupi dhe z. Imer Aliu, u takuan me Delegacionin e drejtorëve politikë të vendeve të Vishegradit, i shoqëruar nga drejtoresha ekzekutive e Fondit të Vishegradit, znj. Karlla Vusterova
Lexo më shumë
E martë, 26 nëntor 2013, Bruksel
QEVERISJA DHE ADMINISTRIMI I MIRË I FINANCAVE PUBLIKE - KOMPONENT ME RËNDËSI FUNDAMENTALE

Kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj. Vlladanka Aviroviq, si pjesë e Delegacionit të Kuvendit që merr pjesë në seminarin parlamentar në Parlamentin Evropian në Bruksel, mbajti fjalim me temë: "Si ndikon kriza ekonomike globale në përpjekjet e vendeve aspiruese për t'i përmbushur kriteret për anëtarësim dhe cilat do të ishin zgjidhjet?.
Lexo më shumë
E martë, 26 nëntor 2013, Bruksel
DELEGACIONI I KUVENDIT NË SEMINARIN PARLAMENTAR PËR NDIKIMIN E KRIZËS EKONOMIKE GLOBALE

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje me: znj. Vlladanka Aviroviq, kryetare e Komisionit për Çështje Ekonomike dhe anëtarët e Komisionit: z. Nikollçe Acevski, z. Dragan Cuklev dhe Julieta Marku, marrin pjesë në seminarin në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës me temë: "Kriza ekonomike dhe ndikimi i politikës së Bashkimit Evropian mbi vendet në procesin e zgjerimit".
Lexo më shumë
E hënë, 25 nëntor 2013
BASHKËPUNIMI NDËRPARLAMENTAR DUHET TË JETË PJESË VITALE NË PROCESIN EUROINTEGRUES

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, u mbajt konferenca e tetë e komisioneve parlamentare për çështje evropiane/eurointegrime të shteteve të përfshire në procesin e stabilizim-asociimit nga Evropa juglindore - KOSAP.
Lexo më shumë
E hënë, 25 nëntor 2013
SEKTORI CIVIL I RËNDËSISHËM NË PROCESET EUROINTEGRUESE TË VENDEVE-ASPIRUESE PËR ANËTARËSIM NË BE

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Hajrulla Misini, nga 21 deri 23 nëntor 2013, mori pjesë në punëtorinë me temë: "Nxitja e shoqërisë civile në vendet-kandidate dhe vendet-kandidate potenciale për anëtarësim në BE", e cila në organizim të Lëvizjes evropiane ndërkombëtare u mbajt në Budvë, Mali i Zi
Lexo më shumë
E premte, 22 nëntor 2013
DEPUTETËT MARJANÇO NIKOLLOV DHE VLLADANKA AVIROVIQ NË KONFERENCË NË MAL TË ZI

Kryetari i Komisionit për Financim dhe Buxhet, z. Marjanço Nikollov dhe kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj.Vlladana Aviroviq morën pjesë në konferencë me temë: "Marrëdhëniet ndërmjet Institucioneve supreme të revizionit dhe Parlamenteve të vendeve-kandidate dhe kandidatëve potencial për anëtarësim në BE", që u mbajt më 18 dhe 19 nëntor 2013 në Przhno, Mal të Zi.
Lexo më shumë
E enjte, 21 nëntor 2013
MAQEDONIA SHEMBULL I MIRË PËR RESPEKTIMIN E TË DREJTAVE MINORITARE

Kërkesa për azil në Gjermani dhe të drejtat e minoriteteve në Maqedoni, ishin në fokusin e takimit ndërmjet Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Delegacionit të Komisionit për Punë të Brendshme të Kuvendit krahinor të Saksonisë.
Lexo më shumë
E martë, 19 nëntor 2013
MBLEDHJA E DYZETETRETË E KOMISIONIT PER BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 43-të, si trup punues amë, shqyrtoi:
Lexo më shumë
E hënë, 18 nëntor 2013
MBLEDHJA E SHTATËDHJETEDYTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 72-të të mbajtur sot, si trup punues amë, në lexim të parë, i shqyrtoi propozim-ligjet ne vijim:
Lexo më shumë
E premte, 15 nëntor 2013, Beograd
KËMBIMI I PËRVOJAVE TË MIRA VEÇANËRISHT TË DOBISHME PËR KUVENDIN E MAQEDONISË DHE SERBISË

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, në përbërje me: z. Malisha Stankoviq zëvendëskryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe z. Gordan Georgiev anëtar i Komisionit për Çështje Evropiane, sot ishin mysafirë në Kuvendin popullor të Republikës së Serbisë.
Lexo më shumë
E enjte, 14 nëntor 2013
DEBAT PUBLIK ME TEMË: "SI TË ARRIJMË PËRKUJDESJE DHE TRAJTIM MË TË MIRË PËR PERSONAT QË JETOJNË ME HIV NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË"

Komisioni për Shëndetësi, Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Grupi ndërparlamentar për HIV në bashkëpunim me Asociacionin për edukim shëndetësor dhe hulumtim H.E.R.A., grupi punues i personave që jetojnë me HIV "Të bashkuar më të fuqishëm" dhe Instituti demokratik nacional mbajti debat publik me temë: "Si te arrijmë përkujdesje dhe trajtim më të mire për personat që jetojnë me HIV në Republikën e Maqedonisë"
Lexo më shumë
E mërkurë, 13 nëntor 2013
MBLEDHJA E SHTATËDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 71-të të mbajtur me 12 nëntor 2013, si trup punues amë, ne lexim të dytë, i shqyrtoi propozim-ligjet në vijim:
Lexo më shumë
E martë, 12 nëntor 2013, Ankara, Turqi
MARRËDHËNIET MAQEDONASE-TURKE JANË NË NIVELIN MË TË LARTË

Delegacioni i Grupit parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë në përbërje me: z. Kenan Hasipi, kryetar i grupit parlamentar, z. Amdi Bajram, z. Behixhudin Shehabi, z. Gazmend Aliji dhe z. Erdogan Saraç, anëtarë të grupit parlamentar, është në vizitë kthyese të Republikës së Turqisë nga 11 deri 15 nëntor 2013, me ftesë të z. Husein Burge, kryetar i Grupit ndërparlamentar turko-maqedonas për miqësi të Kuvendit të madh nacional të Republikës së Turqisë
Lexo më shumë
E martë, 12 nëntor 2013
MBLEDHJA E DYZETEDYTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 42-të, si trup punues amë, në lexim të dytë, shqyrtoi:
Lexo më shumë
E marte, 12 nëntor 2013
MBLEDHJA E TRIDHJETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e tridhjetetetë, të mbajtur dje, si trup punues amë shqyrtoi 17 propozim-ligje:
Lexo më shumë
E martë, 12 nëntor 2013
MBLEDHJA E TETËDHJETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 84-të të mbajtur më 8 nëntor 2013, si trup punues amë, në lexim të parë, i shqyrtoi propozim-ligjet në vijim:
Lexo më shumë
E enjte, 7 nëntor 2013, Bruksel
DELEGACIONI I KUVENDIT NË SEMINAR PËR TË RINJTË DHE PËR ARSIMIN NË BALLKAN

Delegacioni i Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit, z. Aleksandar Spasenovski, në përbërje të të cilit janë deputetët: znj. Biljana Kazanxhiska, znj. Deshira Imeri dhe znj. Meral Uzeiri-Ferati, mori pjesë në seminarin parlamentar me temë "Të rinjtë dhe arsimi i Ballkanit", që u mbajtën në Parlamentin Evropian në Bruksel, më 6 dhe 7 nëntor 2013.
Lexo më shumë
E enjte, 7 nëntor 2013
MBLEDHJA E DYZETENJËTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 41-të të mbajtur dje, si trup punues amë në lexim të parë mori në shqyrtim propozim-ligjet në vijim
Lexo më shumë
E enjte, 7 nëntor 2013
MBLEDHJA E DYZETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 40-të, të mbajtur më 1 nëntor 2013, si trup punues amë e shqyrtoi Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013, në pjesën e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave
Lexo më shumë
E martë, 6 nëntor 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z. EDI RAMA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, bashkëbiseduesit të tij ia uroi fitoren në zgjedhjet parlamentare, duke i dëshiruar punë të suksesshme në periudhën që vijon dhe theksoi se zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë, ndërsa me realizimin e takimeve të nivelit më të lartë, vazhdimisht rritet cilësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Lexo më shumë
E martë, 5 nëntor 2013
MBLEDHJA E SHTATËDHJETË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 70-të të mbajtur sot, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetësor - leximi i parë
Lexo më shumë
E hënë, 4 nëntor 2013
MBLEDHJA E TETËDHJETETRE E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 83-të, të mbajtur sot, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për projektin "Modernizimi i bllokut 1 në TE Bitola", që do të lidhet ndërmjet Dojçe Bankës dhe SHA ELEM, (me procedurë të shkurtuar).
Lexo më shumë
E hënë, 4 nëntor 2013
MBLEDHJA E TETËDHJETEDYTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 82-të të mbajtur më 29 tetor 2013, si trup i interesuar punues, e shqyrtoi Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.
Lexo më shumë
E premte, 1 nëntor 2013
DORIS PAK E PËRKRAH EUROINTEGRIMIN E MAQEDONISË

Koordinatorja e Grupit parlamentar e VMRO-DPMNE-së, znj. Sillvana Boneva dhe deputetët: znj. Hristina Runçeva, z. Ilija Dimovski dhe z. Aleksandar Spasenovski, u takuan me znj. Doris Pak, deputete në Parlamentin Evropian dhe znj. Anja Çimek, përfaqësuese zyrtare e Fondacionit "Konrad Adenaurer".
Lexo më shumë