E martë, 29 qershor 2010
MBLEDHJA E PESËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR KULTURË
Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e pesëmbëdhjetë, të mbajtur më 28 qershor 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta-leximi i parë
Lexo më shumë
E hënë,28 qershor 2010
MBLEDHJA E DYZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e vet të Katërdhjetekatër të mbajtur në 25 qershor 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e veprimtarisë së zejtarisë (leximi i parë), Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hotelierike, leximi i parë dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti (leximi i parë)
Lexo më shumë
Е premte 25 qershor 2010
MBLEDHJA E PESËMBËDHJETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME
Këshilli Nacional për Eurointegrime në mbledhjen debatoi për Integrimet Evropiane të Republikës së Maqedonisë pas Këshillit të Evropës të mbajtur në 17 qershor 2010
Lexo më shumë
Е premte 25 qershor 2010
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e Gjashtëdhjeteshtatë të mbajtur në 24 qershor 2010, si trup punues amë i shqyrtoi amendamentet e nenit 2 për shtimin e paragrafit të ri (7) pas paragrafit (6); Amendamentin e nenit 2 për shtimin e paragrafit të ri (8) pas paragrafit (7); Amendamentin e nenit 4 paragrafët (1), (2) dhe (3); Amendamentin e nenit 5 paragrafët (1), (2) dhe (3); Amendamentin e nenit 6 në nenin e ri 59-a paragrafi (1); Amendamentin e nenit 6 në nenin e ri 59-a paragrafët (1), (2) dhe (3) dhe Amendamentin e nenit 7 paragrafët (1), (2) dhe (3) pas Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar e parashtruar nga grupi deputetësh i Lidhjes së Socialdemokratëve.
Lexo më shumë
E enjte, 24 qershor 2010
MBLEDHJA E TRIDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 39-të, e mbajtur më 23 qershor 2010 i shqyrtoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e veprimtarisë bujqësore (leximi i dytë).
Lexo më shumë
E mërkurë, 23 qershor 2010, Bernë, Zvicër
TAKIM BILATERAL NDËRMJET KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE KRYETARIT ZVICERAN I KËSHILLIT TË SHTETEVE

Gjatë vizitës oficiale në Bernë, Zvicër, nga ana e delegacionit parlamentar të Maqedonisë, kryetari Zviceran i Këshillit të Shteteve (kryesues me Dhomën e lartë parlamentare), znj. Erika Forster - Vanini dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizuan takim bilateral.
Lexo më shumë
E mërkurë, 23 qershor 2010
TAKIM I KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME ME Z. DEJVID LIDINGTON

Këshilli Nacional për Eurointegrime sot kishte takim me z. Dejvid Lidington, ministër për Evropë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore
Lexo më shumë
E martë 22 qershor 2010, Bern, Zvicër
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski solemnisht e shkëmbeu Memorandumin për mirëkuptim me drejtorin e seksionit për bashkëpunim me Evropën Lindore nga Agjencia zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim- SDC Hubert Ajzell

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, e shkëmbeu Memorandumin për mirëkuptim për zbatimin e projektit " Përkrahje për themelim dhe zhvillim të Institutit Parlamentar" me z. Hubert Ajzell, drejtor i Seksionit për bashkëpunim me Evropën Lindore dhe anëtar i Drejtorisë së Agjencisë për zhvillim dhe bashkëpunim- SDC.
Lexo më shumë
E martë, 22 qershor 2010
Takim i z. Petar Pop-Arsov dhe z. Aleksandar Spasenovski me z. Jozef Daull

Në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë, kryetari EPP- grupi i deputetëve në Parlamentin Evropian, z. Jozef Daull realizoi takime edhe me z. Petar Pop-Arsov, kryetari i Komisioni për çështje evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe me Aleksandër Spasenovski, bashkëkryesues i Komitetit të përzier parlamentar RM-UE.
Lexo më shumë
E martë, 22 qershor 2010
Tejkalimi i diskriminimit etnik dhe racizmit të Ballkanit në sport

Kryetari i Komisioni për arsim, shkencë dhe sport, z. Safet Neziri dhe anëtarët e komisionit, z-sha Marinella Tusheva dhe z. Cvetko Grozdanova sot ka takim me delegacioni i Qendrës Maqedonase për kulturë dhe zhvillim, përfaqësues nga Këshilli i Evropës- Drejtoria për sport dhe VIDIK.
Lexo më shumë
Е martë, 22 qershor 2010, Strasburg
PJESËMARRJE E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS
Prej 21 deri më 25 qershor 2010 në Strasburg, Francë, u mbajt sesioni i rregullt i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP e KE). Në punën e AP të KE-së dhe trupave të tij marrin pjesë shefi i delegacionit , z. Aleksandar Nikollovski, anëtarja znj. Ermira Mehmeti Davaja, si dhe zëvendësanëtarët z. Zoran Petreski dhe z. Andrej Zhernovsk
Lexo më shumë
E martë, 22 qershor 2010, Strasburg
PJESËMARRJE E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS
Në punën e AP të KE-së dhe trupave të tij marrin pjesë shefi i delegacionit , z. Aleksandar Nikollovski, anëtarja znj. Ermira Mehmeti Davaja, si dhe zëvendësanëtarët z. Zoran Petreski dhe z. Andrej Zhernovski
Lexo më shumë
E hënë, 21 qershor 2010
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. TRAJKO VELJANOSKI, NË VIZITË PUNUESE NË ZVICËR
Delegacioni Parlamentar, i udhëhequr nga kryetari i Kuvend z. Trajko Veljanoski, prej sot është në vizitë pune në Zvicër, ku solemnisht do të jetë i shënuar bashkëpunimi me palën Zvicerane me rastin e Themelimit të Institutit Parlamentar në Kuvend, me çka më herët në Shkup ishte nënshkruar Memorandum për mirëkuptim
Lexo më shumë
E hënë, 21 qershor 2010
NUK EKZISTON ALTERNATIVË TJETËR PËRVEÇ TË BËHEMI ANËTARE E UE-SË

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop - Arsov dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z-nja Svetllana Jakimovska dhe z. Rafiz Aliti, sot realizuan takim me kryetarin e Republikës së Çekisë, z. Vacllav Klaus.
Lexo më shumë
E premte, 18 qershor 2010
Fjalim i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, në Konferencën: Mekanizmat Institucional për bashkëpunim ndërmjet Kuvendit dhe Sektorit qytetar në Republikën e Maqedonisë

Një nga karakteristika kyçe për shkallën e zhvillimit të demokracisë është shkalla e përfshirjes së qytetarëve në procesin e krijimit të politikave. Një nga mjetet më të lehta për arritjen e atij qëllimi janë që organizatat jo qeveritare në Republikën e Maqedonisë të jenë të kyçura në edukimin dhe informimin e qytetarëve me qëllim të kontribuojnë drejt zhvillimit të shoqërisë më demokratike.
Lexo më shumë
E enjte 17 qershor 2010
TAKIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, TRAJKO VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E ARMATËS NACIONALÇLIRIMTARE TË REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS

Në takim, kryetari Veljanoski kujtoi vizitën e fundit në Republikën Popullore të Kinës dhe takimet e tija në Kongresin Popullor Kinez, z. Bu Banguo, si dhe pjesëmarrja në hapjes solemne të Ekspozitës Botërore EKSPO Shangai 2010, ku kishte takim me Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, z. Hu Xhin Tao, dhe vuri në dukje se edhe kjo vizitë e kreut të armatës së Republikës Popullore të Kinës ka për qëllim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe popujve
Lexo më shumë
Е enjte, 17 qershor 2010
MBLEDHJA E TREMBËDHJETË E KËSHILLIT BUXHETOR
Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e trembëdhjetë të mbajtur më 17 qershor 2010 e shqyrtoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 -Ndarje 02001 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe në bazë të debatit njëzëri i miratoi këto konkluzione
Lexo më shumë
E mërkurë, 16 qershor 2010
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e gjashtëdhjetepestë, të mbajtur më 16 qershor 2010, si trup amë punues e shqyrtoi Raportin për punën e Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009.
Lexo më shumë
E martë, 15 qershor 2010
UE I PËRKUSHTUAR EUROPERSPEKTIVËS SË BALLKANIT PERËNDIMOR

Këshilli i ministrave të Evropës dje në mbrëmje e vërtetoi ''qartazi përkushtimin e UE- së në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor’’,dhe njëherit i përshëndeti synimet drejt vendeve të këtij rajoni që i ndërmarrin në drejtim të zbatimit sa më të shpejtë të zbatimit të reformave në sferat kyçe, veçanërisht në sferën e sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar.
Lexo më shumë
E hënë, 14 qershor 2010
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e gjashtëdhjetekatërtë, të mbajtur më 9 qershor 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar (leximi i parë) dhe Amendamentin e nenit 2 për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatim mbi fitimin të parashtruar nga grupi i deputetëve të Lidhjes Socialdemokrate. Arsyetimin hyrës për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar e bëri zëvendës-ministri i Financave, z. Nedim Ramizi.
Lexo më shumë
E shtunë 12 Qershor 2010, Limasol, Qipro
FJALIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË. Z. TRAJKO VELJANOSKI NË KONFERENCËN EUROPIANE TË KRYETARËVE TË PARLAMENTIT

Diskriminimi si një fenomen është i vjetër aq sa qytetërimi i njeriut . Ajo zakonisht edhe në formë më të ashpër , manifestohet përmes diskriminimit në bazë racore, etnike apo fetare, por nuk duhet të neglizhohen edhe format e tjera të diskriminimit, si shkelja e ashpër e të drejtave dhe lirive të njeriut. Sipas përvojës së keqe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe me formimin e Kombeve të Bashkuara dhe më vonë me themelimin e Këshillit të Evropës janë sjellë aq shumë dokumente ndërkombëtare me të cilat mbrojtja nga çdo formë e diskriminimit paraqet standard në përgjithësi dhe përgjegjësi për çdo shtet. Duke pasur parasysh se si parlament i ratifikuam këto dokumente ndërkombëtare, ndërsa pastaj sjellim ligje, përgjegjësia jonë është e rëndësishme kur bëhet fjalë për mbrojtje nga çdo formë e diskriminimit.
Lexo më shumë
E premte, 11 qershor 2010, Limasol, Qipro
FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELANOVSKI, NË KONFERENCËN EVROPIANE TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE

Kur flasim për demokraci, çdoherë mendojmë në marrëdhëniet ndërmjet qeverisë dhe parlamentit, përkatësisht të bashkëpunimit të tyre, por edhe të tensioneve të cilat janë të pranishme në ato relacione Për dallim nga qeveria,e cila sipas karakterit të vet është shumë më monolite, kuvendi si bartës i pushtetit ligjvënës e shpreh politikën, ndërsa në disa raste edhe pluralizmin nacional të çdo shoqërie. Parlamentet e çdo shteti demokratik punojnë maksimalisht ,në mënyrë transparente, ashtu që publiku, përkatësisht ato të cilët na zgjedhin mund ta vlerësojnë punën e shumicës së opozitës
Lexo më shumë
E premte, 11 qershor 2010
MBLEDHJA E TRIDHJETETETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 38-të të mbajtur më 10 maj 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kullosat, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për blegtorinë dhe Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e veprimtarisë bujqësore
Lexo më shumë
E enjte, 10 qershor 2010, Komisioni për Çështje Evropiane
DEBAT ME TEMËN "ORGANIZATAT JOQEVERITARE DHE PROCESI EUROINTEGRUES NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË"

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot organizoi debat me temën "Organizatat joqeveritare dhe procesi eurointegrues në Republikën e Maqedonisë", me qëllim të aktualizimit të rolit të organizatave joqeveritare dhe përparimit të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe sektorit qytetar
Lexo më shumë
E enjte 10 qershor 2010
MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR KULTURË
Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e dymbëdhjetë, të mbajtur sot, si trup punues amë i shqyrtoi
Lexo më shumë
E mërkurë, 9 qershor 2010
MBLEDHJA E GJASHTDHJETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e gjashtëdhjetekatërtë e cila u mbajt sot, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Evropiane të Investimeve sipas Marrëveshjes për hua për Projektin "Furnizimi me ujë she shkarkimi i ujërave të zeza" (leximi i dytë).
Lexo më shumë
E martë, 8 qershor 2010
MBLEDHJA E TRIDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 37-të, të mbajtur më 7 qershor 2010, si trup punues i interesuar, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ratifikimin e Konventës së Roterdamit për procedurën e marrjes paraprake të pëlqimit për lëndët kimike dhe për pesticidet e caktuara të rrezikshme në qarkullimin ndërkombëtar.
Lexo më shumë
E hënë, 07 qershor 2010
FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELANOVSKI, NË KONFERENCËN E TETË TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË VENDEVE TË APEJL

Së pari dua të shprehë faleminderim Kuvendit të lartë popullor të Kuvendit të Republikës së Turqisë dhe të Kryetarit, z. Mehmet Ali Shahin, për organizimin e shkëlqyer të këtij takimi tonë, si dhe për sinqeritetin dhe mikpritjen. Vet iniciativa që kjo mbledhje parlamentare t'i dedikohet çështjes me interes padyshim parlamentar-përparimin e dimensionit parlamentar të bashkëpunimit në kuadër të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (APEJL), më jep të drejtën të besoj se Konferenca, do të jetë shënuar dhe si fillim i procesit të fazës së re, në vazhdimësi në bashkëpunimin tonë rajonal
Lexo më shumë
Е hënë, 7 qershor 2010
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, NË KONFERENCËN E TETË TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË VENDEVE-ANËTARE TË PROCESIT PËR BASHKËPUNIM NË EVROPËN JUGLINDORE

Në Konferencën e tetë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve-anëtare të procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, e cila nga 6 deri më 8 qershor 2010 mbahet në Antalia, Republika e Turqisë, marrin pjesë kryetarët e parlamenteve të rajonit, si dhe përfaqësues nga më shumë asamble parlamentare evropiane dhe institucione. Konferenca është përqendruar në bashkëpunim dhe institucionalizim të mëtejmë rajonal. Pritet që kjo të sjellë edhe formimin e Asamblesë Parlamentare, gjë që në rajonet tjera të Evropës që moti është praktikë e pranishme, e cila rezulton me privilegj për të gjithë pjesëmarrësit
Lexo më shumë
E hënë, 07 qershor 2010, Komisioni për Çështje Evropiane
ROLI I PARLAMENTIT-KYÇ NË RRUGËN DREJT UE-SË

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov dhe anëtarët: Znj. Stanka Anastasova, z. Andrej Zhernovski, z. Igor Ivanovski, znj. Vlladanka Aviroviç, znj. Silvana Boneva, z. Aleksandar Spasenovski, znj Hirstina Runçeva, z. Vasko Shutarov, z. Pançe Dameski dhe z. Hajrulla Misini, sot realizuan takim me z. Andreas Ronki, ministër për politikë evropiane të Republikës së Italisë.
Lexo më shumë
E premte, 04 qershor 2010, Komisioni për Kulturë
DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMËN ‘’DEBAT MBIKËQYRËS PËR IMPLEMENTIMIN E LIGJIT PËR DONACIONE DHE SPONZORIME NË VEPRIMTARIT PUBLIKE''

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot, në kuadër të Mbledhjes së njëmbëdhjetë, e mbajti vazhdimin e dytë të Debatit të tretë mbikëqyrës me temën ''Implementimi i Ligjit për donacione dhe sponzorime në veprimtarit publike''
Lexo më shumë
E enjte, 3 qershor 2010
UE ME PËRKRAHJE TË PLOTË PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

‘’Mendoj se sot në Sarajevë është lidhur marrëveshje e re ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe UE-së. Marrëveshje rreth të ardhmes, shpresave të reja, marrëveshje për paqe dhe integrim të një numri sa më të madh të vendeve të UE-së’’- theksoi ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, z. Miguel Moratinos, në takimin e djeshëm në Sarajevë, duke e vlerësuar si historik
Lexo më shumë
E mërkurë, 02 qershor 2010
DONACIONET DHE SPONZORIMET JANË BURIM I RËNDËSISHËM PËR MBËSHTETJEN E REALIZIMIT TË SHUMË QËLLIMEVE PUBLIKE

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot në kuadër të mbledhjes së njëmbëdhjetë, e mbajti vazhdimin e parë të debatit të tretë mbikëqyrës me temën ‘’Implementimi i Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtaritë publike’’.
Lexo më shumë
E martë, 01 qershor 2010
DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMËN ‘’IMPLEMENTIMI I LIGJIT PËR DONACIONE DHE PËR SPONZORIME NË VEPRIMTARITË PUBLIKE''

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot në kuadër të mbledhjes së njëmbëdhjetë, e mbajti debatin e tretë mbikëqyrës me temën ‘’Implementimi i Ligjit për donacione dhe për sponzorime në veprimtaritë publike’’.
Lexo më shumë
E martë, 01 qershor 2010, Madrid
KOSAK JEP PËRKRAHJE PËR ZGJERIMIN E UNIONIT EVROPIAN
Në Konferencën e Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të UE -së KOSAK, që dje dhe sot u mbajt në Madrid, në kuadër të kryesimit gjashtëmujor të Spanjës me Unionin Evropian, në të cilën merr pjesë kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Petar Pop-Arsov, debati ishte fokusuar në çështjet lidhur me realizimin e prioriteteve spanjolle edhe atë para së gjithash implementimin e marrëveshjes së Lisbonës në pikëpamje të funksionimit institucional të institucioneve evropiane, si dhe krizën aktuale ekonomike në Unionin Evropian
Lexo më shumë
E martë, 01 qershor 2010, Rigë
DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË MORI PJESË NË SEANCËN PRANVERORE TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË NATO-SË

Talat Xhaferi, shef i delegacionit, mori pjesë në ceremoninë e donacionit të librave me tematik të NATO-së për bibliotekën e re nacionale të Letonisë, e cila, gjithashtu ishte organizuar në kuadër të seancës.
Lexo më shumë