E mërkurë, 25 shtator 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME LORD SPIKEREN E DHOMËS SË LARTË TË PARLAMENTIT TË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS VERIORE, BARONESHA D'SOUZA

Kryetari Veljanoski potencoi se takimi i sotëm është një vërtetim për marrëdhëniet miqësore të cilat Republika e Maqedonisë i ndërton me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, si dhe vërtetim për gatishmërinë e të dyja palëve për intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë dhe shprehu kënaqësi për mundësinë për të kontribuar bashkë në avancimin e marrëdhënieve të të dyja shteteve, marrëdhënie të cilat tradicionalisht janë të mira dhe shënojnë zhvillim të vazhdueshëm.
Lexo më shumë
E mërkurë, 25 shtator 2013
PËRKRAHJA E RËNDËSISHME NGA MBRETËRIA E BASHKUAR NË RRUGËN DREJT EUROINTEGRIMIT

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe të Irlandës Veriore u takua me baroneshën D'Souza, lord spikere e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.
Lexo më shumë
E martë, 24 shtator 2013
KOMITETI I PËRZIER PARLAMENTAR - EDHE NJË URË PËR VAZHDIMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRMJET MAQEDONISË DHE TURQISË

Të pranishmin në takimin ndërmjet Komitetit të Përzier Parlamentar -Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian dhe Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Turqisë ishin dakord se Maqedonia dhe Turqia janë më tepër se vende miqësore të cilat duhet t'i këmbejnë përvojat, të mësojnë nga njëri tjetri, bashkërisht të punojnë me qëllim inkuadrimin e tyre në familjen evropiane.
Lexo më shumë
E martë, 24 shtator 2013
TAKIMI I Z. HAJRULLA MISINI ME DELEGACIONIN PARLAMENTAR TURK

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Harjulla Misini, sot, në kuadër të seminarit që u mbajt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me temë: "Parlament i hapur: Transparenca e aktiviteteve parlamentare, realizoi takim me delegacionin e Komisionit për Harmonizim me Bashkimin Evropian të Kuvendit të madh nacional të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga kryetari i komisionit, z. Mehmet Tekeliogllu dhe anëtarët, znj. Zuhall Topxhu, z. Mehmet Gjulinar dhe z. Oguz Ojan.
Lexo më shumë
E martë, 24 shtator 2013
SEMINAR ME TEMË: "PARLAMENT I HAPUR: TRANSPARENCA E AKTIVITETEVE PARLAMENTARE"

Më 23 dhe 24 shtator 2013, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mbahet seminar me temë: "Parlament i hapur: transparenca e aktiviteteve parlamentare" Seminari realizohet në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar dhe të vazhdueshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Parlamentin Evropian, përkatësisht me Seksionin për bashkëpunim në aktivitetet paraaderuese pranë Drejtorisë për Përkrahje Demokratike dhe paraqet një nga seritë e seminareve në të cilat deputetët dhe nëpunësit e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vitet e kaluara kanë pasur mundësi të marrin pjesë aktive dhe të prezantohen suksesshëm.
Lexo më shumë
E martë, 24 shtator 2013
MBLEDHJA E TRIDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 37-të, të mbajtur sot, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore, të parashtruar nga deputeti Malisha Stankoviq.
Lexo më shumë
E premte, 20 shtator 2013
BOTIMI I TRIDHJETEPESTË I BULETINIT TË KPP

Në botimin dynumërsh aktual për muajin korrik dhe gusht 2013, i cili i përfshin aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë lidhur me integrimet evropiane, është përfshirë edhe vizita zyrtare e Kryetarit të Republikës së Sllovenisë, z. Borut Pahor dhe takimi i tij me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në të cilin edhe njëherë u këmbyen mendime për marrjen e datës për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian dhe në atë kontekst Republika e Sllovenisë shprehu gatishmëri për të bërë gjithçka që mundet për lehtësimin e integrimit të Republikës së Maqedonisë.
Lexo më shumë
E premte, 20 shtator 2013
MBLEDHJA E SHTATËDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 76-të, të mbajtur më 17 shtator 2013, si trup punues amë, në lexim të parë e shqyrtoi
Lexo më shumë
E enjte, 19 shtator 2013
MAQEDONIA KONTRIBUESE E MADHE PËR SIGURINË DHE QËNDRUESHMËRINË E NATO-S

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Antonio Milloshoski dhe i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, z. Vlladimir Gjorçev; shefja e Delegacionit në Asamblenë parlamentare të Organizatës Kontraktuese Veriatlantike, znj. Ermira Mehmeti; si dhe anëtarët e Delegacionit, znj. Natasha Savova dhe z. Pavle Trajanov, realizuan takim me znj. Kolinda Grabar-Kitaroviq, ndihmëse e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për diplomaci publike.
Lexo më shumë
E mërkurë, 18 shtator 2013
U NËNSHKRUA MEMORANDUMI PËR PËRMBUSHJEN E QËLLIMIT STRATEGJIK PËR ANËTARËSIMIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË BASHKIMIN EVROPIAN

Më 16 shator 2013, partitë politike të Republikës së Maqedonisë nënshkruan memorandum për përmbushjen e qëllimit strategjik për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Memorandumi u nënshkrua duke u nisur nga përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i vendosur nga çasti i pavarësimit të Republikës së Maqedonisë në vitin 1991, përcaktim i cli është i qartë dhe i përkrahur nga të gjitha subjektet politike dhe nga qytetarët e vendit.
Lexo më shumë
E martë, 17 shtator 2013
TAKIMI I ZNJ. RADMILLA SHEKERINSKA ME Z. ERKI TUOMIOJA

Znj. Shekerinska e përshëndeti prezencën e ministrit të Punëve të Jashtme, z. Erki Tuomioja dhe shprehu falënderim për përkrahjen e Finlandës ndaj Maqedonisë në procesin e integrimit në BE dhe për qëndrimin pozitiv të shtetit ndaj procesit të zgjerimit të BE-së, për të cilin ajo theksoi se është me rëndësi të veçantë për rajonin, veçanërisht për Republikën e Maqedonisë
Lexo më shumë
E hënë, 16 shtator 2013
MBLEDHJA E TRIDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 35-të, si trup punues amë, në lexim të parë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti
Lexo më shumë
E enjte, 12 shtator 2013
FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHËNIMIT TË 20 VJETORIT TË VENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE NDËRMJET REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS

Kam nderin dhe kënaqësinë të marrë fjalë për një rast të rëndësishëm, siç është shënimi i sotëm i 20 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës. Menjëherë dua të potencoj se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve shënojnë vazhdimisht trend rritës, që i karakterizon atmosfera e respektimit të ndërsjellë dhe dëshira e përhershme për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat e mundshme.
Lexo më shumë
E mërkurë, 11 shtator 2013
VAZHDIMI I DYTË I DEBATIT MBIKËQYRËS ME TEMË: "SHFRYTËZIMI I FONDEVE NGA INSTRUMENTI PËR NDIHMË ADERUESE - IPA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË"

Komisioni për Çështje Evropiane sot, në kuadër të mbledhjes së 42-të, e mbajti vazhdimin e dytë të debatit mbikëqyrës me temë "Shfrytëzimi i fondeve nga Instrumenti për ndihmë paraaderuese - IPA në Republikën e Maqedonisë", në të cilën përveç kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane z. Hajrulla Misini, ishin të pranishëm edhe anëtarët dhe zëvendësanëtarë e komisionit dhe deputetë tjerë, si dhe z. Martin Kllauke nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë dhe përfaqësues nga Zyra e NDI në Shkup.
Lexo më shumë
E martë, 10 shtator 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E POLONISË, Z. BRONISLLAV KOMOROVSKI

Në takimin, kryetari Veljanoski shprehu falënderim dhe kënaqësi për përkrahjen e vazhdueshme të Polonisë ndaj Maqedonisë. Lidhur me procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë, z. Veljanoski theksoi se kohërat e stuhishme në Ballkan tashmë kanë kaluar dhe qytetarët e rajonit janë të fokusuar në ardhmërinë dhe perspektivën evropiane. Gjatë bisedimeve, kryetari Veljanoski, gjithashtu, potencoi se integrimi i gjithë rajonit do të jetë faktor i rëndësishëm për stabilizimin e Evropës, duke nënvizuar se Republika e Maqedonisë i realizon të gjitha reformat e nevojshme, edhe përmes dhomës legjislativë dhe në tërësi.
Lexo më shumë
E martë, 10 shtator 2013
SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT
Nga 9 deri më 15 shtator, Parlamenti Evropian në Strasburg mban seancë plenare, në kuadër të së cilës, sot do të promovohet fushata informative për zgjedhjet evropiane, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.
Lexo më shumë
E shtunë, 7 shtator 2013
FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 8 SHTATORIT - DITA E PAVARËSISË

Çdo shënim i ri i 8 shtatorit është mundësi e jona, e përbashkët që t'i riafirmojmë vlerat e përbashkëta dhe mirëbesimin si bazë e çdo shteti bashkëkohor, çdo shoqërie të shëndoshë, çdo familje, në ndërtimin e ardhmërisë më të mirë. Tetë shtatori është edhe një mundësi për ngritjen dhe mbajtjen e moralit të kombit, për mbajtjen e unitetit dhe forcës të Maqedonisë. Kjo është dita në të cilën përsëri e riafirmojmë lojalitetin ndaj shtetit tonë. Tetë shtatori është dita e cila na bashkon të gjithë ne nën diellin e Maqedonisë!
Lexo më shumë
E premte, 6 shtator 2013, Vilnus, Lituani
PJESËMARRJA NË KONFERENCËN INTERPARLAMENTARE PËR POLITIKË TË PËRBASHKËT TË JASHTME DHE TË SIGURISË DHE POLITIKË TË PËRBASHKËT DHE TË MBROJTJES

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski, nga 4 deri në 6 shtator merr pjesë në Konferencën Interparlamentare për politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe politikë të përbashkët të sigurisë dhe të mbrojtjes, e cila në kuadër të kryesimit të Lituanisë me Bashkimin Evropian, mbahet në Vilnus, Lituani
Lexo më shumë
E enjte, 5 shtator 2013
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË KROACISË, Z. IVO JOSIPOVIQ

Në fillim të takimit të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë nuk ka çështje të hapura, ndërsa marrëdhëniet bilaterale në të gjitha sferat në periudhën e kaluar janë në rritje të vazhdueshme. Në takimin, kryetari Veljanoski theksoi se me pranimin e Kroacisë, Republika e Maqedonisë fitoi edhe një mik në familjen evropiane, dhe njëkohësisht përkujtoi se integrimet euroatlantike ishin përcaktim dhe konstant e të dyja shteteve. Kryetari Veljanoski plotësoi se të dyja shtetet bashkë e kaluan këtë rrugë, por për shkaqe të njohura, Republika e Maqedonisë u bllokua nga fqinji ynë jugor.
Lexo më shumë
E enjte, 5 shtator 2013
TAKIMI I KOORDINATORËVE TË GRUPEVE PARLAMENTARE ME Z. IVO JOSIPOVIQ

Koordinatorët e grupeve parlamentare fillimisht ia uruan anëtarësimin Republikës së Kroacisë në BE, shprehën falënderim në Republikën e Kroacisë për përkrahjen që ia jep Republikës së Maqedonisë për realizimin e ëndrrës t'u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane dhe se u vjen mirë që në Republikën e Kroacisë kanë lobistë të mirë në Bashkimin Evropian.
Lexo më shumë
E mërkurë, 4 shtator 2013
KRYETARI VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME SPIKERIN E SENATIT TË KANADASË, Z. NOEL KINSELA

Ai potencoi se kjo vizitë vërteton marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Kanadasë, të cilat gjithsesi edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të shënojnë progres. Kryetari Veljanoski shprehu falënderim edhe për formimin e Grupit parlamentar kanadez-maqedonas për bashkëpunim në kuadër të Parlamentit të Kanadasë, në mars të këtij viti. Me formimin e këtij grupi përmes kontakteve dhe takimeve të drejtpërdrejta me Grupin parlamentar maqedonas për bashkëpunim do të mundësohet shfrytëzimi më i lehtë i kapaciteteve që i ofron diplomacia parlamentare, ndërsa të cilat do të kontribuojnë për zhvillimin e plotë të marrëdhënieve të ndërsjella. Kryetari Veljanoski në takimin shprehu falënderim për pranimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë nga ana e Kanadasë në komunikimin bilateral.
Lexo më shumë
E mërkurë, 4 shtator 2013
KËMBIMI I STUDENTËVE - PROPOZIM PËR BASHKËPUNIM ARSIMOR NDËRMJET MAQEDONISË DHE KANADASË

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Kanadasë u takua me Delegacionin kanadez, të udhëhequr nga spikeri i Senatit të Kanadasë, z. Noel Kinsela.
Lexo më shumë
E mërkurë, 4 shtator 2013
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 66-të, të mbajtur më 3 shtator 2013, si trup punues amë, në lexim të dytë, mori në shqyrtim:
Lexo më shumë
E mërkurë, 4 shtator 2013
MBLEDHJA E SHTATËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e shtatëdhjetepestë, të mbajtur më 2 shtator 2013, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lizing (në lexim të parë).
Lexo më shumë