E mërkurë, 2 shtator
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, z. TRAJKO VELJANOSKI SOT E PRITI MINISTRIN E PUNVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË ÇEKISË, z. JAN KOHUT

Në takim, Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski theksoi thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve në të gjitha nivelet. Në këtë kuadër është edhe bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve, kështu që në maj kishim vizitë të Kryetarit të Senatit të Çekisë, zoti Sobotka, e gjithsesi edhe vizita e Kryeministrit Topolanek Maqedonisë kontribuuan ato marrëdhënie bilaterale të kanë trend në rritje.
Lexo më shumë
E enjte, 3 shtator, 2009
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË z. TRAJKO VELJANOSKI, E PRITI AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SOCILAISTE TË VIETNAMIT, SHKËLQESINË E TIJ TRAN VAN TIN

Në takim Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski, shprehu vullnetin që në të ardhmen marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të shënojnë përforcimin e relacioneve të ndërsjella ekonomike dhe politike. Besoj se interes për këtë ka nga të dy palët. Në këtë kuadër Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është i përgatitur të kontribuojë në përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë parlamentar.
Lexo më shumë
E enjte, 3 shtator 2009
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, E PRANOI AMBASADOREN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS ARABE TË EGJIPTIT, SH.S. Z-NJ. ABDEL FATAH AHMED FARAH

Kryetari i Kuvendit z.Trajko Veljanoski, duke i vlerësuar marrëdhëniet si shumë të mira, theksoi se në të ardhmen kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet bashkëpunimit ekonomik, i cili ngec prapa marëdhënieve politike. Këtu besoj se mund të bëjmë shumë, pasi që bashkëpunimi ekonomik veçanarisht në forma më të larta është në interes të të dyja shteteve. Në këto suaza të bashkëpunimit, gjithsesi vend të veçantë zë bashkëpunimi parlamentar. Në Kuvend e kemi formuar grupin për bashkëpunim me shtetet e Lindjes së Afërt dhe të Mesme, e besoj se përmes këtij grupi si dhe përmes trupave tjerë kuvendorë, mundemi që këtë bashkëpunim ta intesifikojmë, e në kuadër të kësaj, kryetari Veljanovski i dërgoi ftesë kryetarit të Parlamentit të Egjiptit që ta vizitojë Maqedoninë.
Lexo më shumë
E premte, 4 shtator 2009
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, E PRITI AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË MBRETËRISË SË NORVEGJISË, SHKËLQESINË E TIJ KJETIL PAULSEN

Kryetari i Kuvendit z.Trajko Veljanoski, në takim i theksoi marrëdhëniet e mira të deritanishme bilaterale dhe miqësore me Norvegjinë dhe shprehu besimin se bashkëpunimi i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Me këtë rast, veçanërisht e vlerësojmë përkrahjen të cilën deri më tani na e ka dhënë Norvegjia në integrimin tonë euroatlantik. Besoj se kjo përkrahje edhe më tutje do mund të vazhdojë, ndërsa njëkohësisht do ta thellojmë edhe bashkëpunimin bilateral në të gjitha nivelet, theksoi kryetari Veljanoski.
Lexo më shumë
E enjte, 10 shtator 2009
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, E PRITI AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË TURQISË, SHKËLQESINË E TIJ ARSLAN HAKAN OKÇAL

Në takimin, që u mbajt me rastin e donacionit të librave nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë për bibliotekën e Kuvendit, edhe një herë u konfirmuan marrëdhëniet miqësore të ngritura në shkallë të lartë ndërmjet dy shteteve.
Lexo më shumë
E martë, 15 shtator 2009
SHËNIMI I DITËS NDËRKOMBËTARE TË DEMOKRACISË

Në suaza të shënimit të Ditës ndërkombëtare të demokracisë më 15 shtator, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në kabinetin e tij ka pranuar qytetarët të cilët e vizituan Kuvendin.
Lexo më shumë
E enjte, 17 shtator 2009
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI NË BUDAPEST PASDITE REALIZOI TAKIM PUNE ME KRYETARIN E PARLAMENENTIT TË HUNGARISË, Z. BELA KATONA

Në takim Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski duke folur për marrëdhëniet bilaterale theksoi se ato janë shumë të mira, ndërsa për këtë kontribut të madh japin të dy parlamentet. Dy parlamentet kanë nënshkruar protokoll për bashkëpunim i cili realizohet përmes bashkëpunimit në të gjitha nivelet, nga takimet e rregullta të trupave parlamentar dhe grupeve për miqësi e deri në takimet e Kryetarëve.
Lexo më shumë
E premte, 18 shtator 2009
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI NË BUDAPEST MERR PJESË NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE KUSHTUAR INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE TË SHTETEVE NGA RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMOR

Në Konferencën, të cilën e hapi Kryetari i Parlamentit Hungarez d-r Bela Katona, marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Lexo më shumë
E premte, 18 shtator 2009
REFERIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KONFERENCË NË HUNGARI

Në fillim do të doja ta shpreh falënderimin për nikoqirin tonë z. Bela Katona, kryetar i Parlamentit Hungarez.
Me këtë, Hungaria si anëtare me të drejtë të plotë e Unionit Evropian, por edhe si fqinj i parë i rajonit të Ballkanit Perëndimor, edhe njëherë e vërteton politikën e vet parimore kur bëhet fjalë për zgjerimin e Unionit Evropian me shtetet e rajonit.
Lexo më shumë
E premte, 18 shtator 2009
SESIONI I DYTË NGA KONFERENCA E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE KUSHTUAR BASHKPUNIMIT ME NATO-N

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski duke marrë pjesë në debat, theksoi se Republika e Maqedonisë shumë seriozisht e kupton rolin e vet në ruajtjen e paqes si kategori e pandashme.
Lexo më shumë