KRYETARI T. VELANOVKSI DO TE VENDOS KURORE ME LULE TE FRESK...



E premte, 30 korrik 2010

KRYETARI T. VELANOVKSI DO TË VENDOS KURORË ME LULE TË FRESKËTA

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga z. Trajko Veljanovski, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarët z. Jani Makraduli, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Natasha Janevska, deputete e VMRO-DPMNE-së dhe znj.Zumrete Jakupi, deputete e BDI-së, me rastin e 2 Gushtit-Ditës së Republikës, të hënën në ora 10,00, në sheshin ‘’Maqedonia'' do të vendos kurorë me lule të freskëta në përmendoren e Metodija Andonov Çento, kryetari i parë i Presidiumit të KAÇKM-së.

Lexo më shumë

TAKIM I Z. TRAJKO VELANOVKSI ME Z. ILIR META, 28.07.10...



E mërkurë, 28 korrik 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELANOVKSI ME Z. ILIR META, ZËVENDËSKRYETAR I QEVERISË DHE MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në takimin, kryetari Velanovski e shprehu kënaqësinë e  vet nga niveli i deritanishëm i lartë i marrëdhënieve bilaterale dhe shprehu se dy vendet së bashku i ndajnë principet bazë evropiane të bashkëpunimit rajonal dhe në të ardhmen do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në kuadër të proceseve eurointegruese. Kryetari Velanovski veçanërisht e theksoi bashkëpunimin e gjertanishëm intensiv parlamentar në të gjitha nivelet, shprehu faleminderim deri te Republika e Shqipërisë për përkrahjen e saj drejt integrimit tonë në NATO dhe shprehu shpresën se në kohë sa më të shkurtër të mundshme  do të gjejmë zgjidhje për kontestin tonë me Republikën e Greqisë e cila do të jetë e përhershme dhe me të cilën të dy palët do të jenë të kënaqura dhe siç potencoi kryetari Velanovski ‘’pres  i gjithë rajoni së bashku të jetë pjesë e familjes evropiane’’.

Lexo më shumë

ZNJ. SVETLLANA JAKIMOVSKA, DO TA HAP EDICIONIN JUBILAR TE F...



E mërkurë, 28 korrik 2010

NËNKRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ZNJ. SVETLLANA JAKIMOVSKA, DO TA HAP EDICIONIN JUBILAR TË FESTIVALIT ‘’DITËT E ILINDENIT’’

Nën patronazh të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, prej 29 korrik deri më 01 gusht 2010, në Manastir, do të mbahet jubileu i 40-të i Festivalit Republikan i valleve dhe këngëve popullore ‘’Ditët e Ilindenit’’. Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj-Svetllana Jakimovska, zyrtarisht do ta hap festivalin.

Lexo më shumë

UE POROSIT MAQEDONIA TE VAZHDOJ ME REFORMAT 28.07.10...



E mërkurë, 28 korrik 2010

UE POROSIT MAQEDONIA TË VAZHDOJ ME REFORMAT

Në takimin e shtatë të Këshillit për stabilizim dhe asocim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Unionit Evropian në Bruksel, ishin shqyrtuar ngjarjet kyçe lidhur me plotësimin e kritereve politike. Nga Republika e Maqedonisë ishte kërkuar të vazhdoj me reformat , lidhur me përmirësimin e dialogut politik, profesionalizimin e dialogut politik, profesionalizimin e administratës publike, pavarësinë e gjykatave, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin në sferën e drejtave të njeriut dhe përmirësimin e biznes mjedisit.

Lexo më shumë

Takimi i shtate i Keshillit per stabilizim dhe asociacion n...



E martë, 27 korrik 2010

Takimi i shtatë i Këshillit për stabilizim dhe asociacion ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe UE-së

Arritjet e Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në UE, kriteret politike dhe ekonomike, zbatimi i Marrëveshjes së stabilizim asociacionit, bashkëpunimi financiar dhe aftësimi drejt legjislacionit të UE, do të jenë të shqyrtuar në takimin e sotëm të Shtatë të Këshillit për stabilizim dhe asociacion ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe UE-së. 

Lexo më shumë

MBLEDHJA E TETEDHJETEDYTE E KOMISIONIT JURIDIKO-LIGJVENES 2...



E shtunë, 24 korrik 2010

MBLEDHJA E TETËDHJETEDYTË E KOMISIONIT JURIDIKO-LIGJVËNËS

Komisioni Juridiko-ligjvënës i Kuvendit të Republikës se Maqedonisë në mbledhjen e tetëdhjetedytë të mbajtur më 22 korrik 2010 në leximin e parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për rregullimin e obligimeve të Republikës së Maqedonisë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar në bazë të shfrytëzimit të mjeteve nga alokimi komulativ special dhe i përgjithshëm i të drejtave speciale të tërheqjes, të miratuar me Rezolutën e Këshillit të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar numër 64-3 dhe nr. 52 - 4 dhe Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj obligimeve sipas Marrëveshjes për hua dedikuar për financimin e projektit "Rehabilitimi i gjashtë centraleve hidroenergjetike" që do të nënshkruhet ndërmjet Bankës Kreditore për Rindërtim KFV dhe SH. A. ELEM

Lexo më shumë

PAQJA NE BALLKAN ESHTE KUSHT PER STABILITET NE TERE EVROPEN...



e premte, 23 korrik 2010

PAQJA NË BALLKAN ËSHTË KUSHT PËR STABILITET NË TËRË EVROPËN

Kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Radmilla Shekerinska, sot realizoi takim me z. Pjer Lelush, ministër për çështje evropiane të Republikës së Francës. Në përbërje të Delegacionit ishin të pranishëm ambasadori i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesia e tij Kllod Shllumberzhe, eurodeputeti z. Arno Danzhan dhe z. Tieri Gishu, zëvendës - drejtor në Nëndrejtorin për Evropën  Ballkanike.

Lexo më shumë

MAQEDONIA TREGON SE TEKNOLOGJIA MUND TE NDIHMOJ SHUME NE RR...



E mërkurë, 21 korrik 2010, Gjenevë

MAQEDONIA TREGON SE TEKNOLOGJIA MUND TË NDIHMOJ SHUMË NË RRITJEN E TRANSPARENCËS, ÇILTËRSISË DHE PËRGJEGJËSISË

“Ne jemi seriozisht të përkushtuar të vazhdojmë me përparimin e mëtutjeshëm të demokracisë në të gjitha pjesët e botës. Ne doemos duhet ta risim besimin publik ndaj parlamenteve dhe ta vërtetojmë më shpesh frazën e cituar se “nuk ka demokraci pa parlament të fortë

Lexo më shumë

KOMISIONI PER FINANCIM DHE BUXHET 23.07.10...



E premte, 23 korrik 2010

KOMISIONI PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 22 korrik 2010 e mbajti mbledhjen tij të Shtatëdhjetë

Lexo më shumë

Z. JANI MAKRADULI NE KONFERENCEN E TRETE BOTERORE TE SPIK...



E hënë, 19 korrik 2010

PJESËMARRJE E NËNKRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË. Z. JANI MAKRADULI NË KONFERENCËN E TRETË BOTËRORE TË SPIKERËVE TË PARLAMENTEVE

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Jani Makraduli merr pjesë në konferencën e tretë botërore të spikerëve të parlamenteve e cila në organizim të Unionit Interparlamentar mbahet në Gjenevë prej 19 deri më 21 korrik 2010. 

Lexo më shumë

VAZHDIMI I TRETE I MBLEDHJES SE NJEMBEDHJETE TE KOMISIONIT ...



E mërkurë, 21 korrik 2010

VAZHDIMI I TRETË I MBLEDHJES SË NJËMBËDHJETË TË KOMISIONIT PËR KULTURË

Komisioni për Kulturë, sot në vazhdimin  tretë të mbledhjes së njëmbëdhjetë  nga debati mbikëqyrës me temën: Implementimi i Ligjit për donacione dhe sponzorime në veprimtaritë publike’’në pajtim me nenin 23 paragrafi 2 i Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa në bazë të debatit mbikëqyrës Komisioni e miratoj këtë  K o n k l u z ë.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E PESEDHJETEKATERTE E KOMISIONIT PER CESHTJE EVROP...



E premte, 16 korrik 2010

MBLEDHJA E PESËDHJETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot  e mbajti Mbledhjen e tij të pesëdhjetekatërtë. Në mbledhje u shqyrtua Informacioni për aktivitetet e realizuara nga Programi Nacional për miratimin e të drejtës së Unionit Evropian, revizioni 2010, për periudhën 01. 04. 2010-30. 06. 2010, i përgatitur   nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane, si dhe Propozim-ligji për bashkëpunim ndërkombëtar në lëndën penale – leximi i parë, propozuesi i të cilit është Ministria e Drejtësisë.

Lexo më shumë

Z. TRAJKO VELANOSKI ME PRESIDENTIN E REPUBLIKES SE LITUANIS...



E mërkurë, 14 korrik 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELANOSKI ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË LITUANISË, Z. VALDIS ZATLERS

Kryetari Velanoski në mënyrë të veçantë e theksoi aktivitetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në pikëpamje të harmonizimit të legjislaturës së UE-së, e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar dhe rajonal dhe e potencoi shpresën e tij se Republika e Maqedonisë për një periudhë të shkurtër do të bëhet anëtare e NATOS dhe do t'i fillojë bisedimet me UE-në dhe në këtë drejtim e përshëndeti faktin që Republika e Lituanisë përpiqet që mosmarrëveshjet bilaterale, siç është mosmarrëveshja jonë me Republikën e Greqisë të mos jetë kusht direkt për qasjen në proceset eurointegruese.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E TETEDHJETENJETE E KOMISIONIT JURIDIK-LIGJVENES 1...



E mërkurë, 14 korrik 2010

MBLEDHJA E TETËDHJETENJËTË E KOMISIONIT JURIDIK-LIGJVËNËS

Komisioni Juridik-Ligjvënës i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e tetëdhjetenjëtë të mbajtur më 13 korrik 2010, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, me procedurë të shkurtuar

Lexo më shumë

MBLEDHJA E GJASHTEDHJETENENTE E KOMISIONIT PER FINANCIM DHE...



E martë, 13 korrik 2010

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot, në mbledhjen e tij të gjashtëdhjetenëntë, si trup punues amë e shqyrtoi propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (me procedurë të shkurtuar).

Lexo më shumë
1...91011...23                        
Click