MBLEDHJA E DYZETETRETE E KOMISIONIT PER CESHTJE EVROPIANE ...



E premte, 12 shkurt 2010

MBLEDHJA E DYZETETRETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 10 shkurt 2010 e mbajti Mbledhjen e dyzetetretë.

Lexo më shumë

SAMIT JOFORMAL I VENDEVE ANETARE TE UNIONIT EVROPIAN 11.02....



E enjte,11 shkurt 2010, Bruksel

SAMIT JOFORMAL I VENDEVE ANËTARE TË UNIONIT EVROPIAN

Liderët e vendeve anëtare të Unionit Evropian sot do të takohen në samitin joformal në Bruksel, në udhëheqje të kryetarit të ri të Këshillit të UE-së, z. Herman van Rompuj.

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT TE KUVENDIT TE RM ME TOMISLLAV GJURIN 10....



E mërkurë, 10 shkurt 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI ME AMBASADORIN E JASHTËZAKONSHËM DHE TË AUTORIZUAR TË REPUBLIKËS SË SERBISË SH. T. TOMISLLAV GJURIN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski e pranoi ambasadorin e autorizuar dhe të porsaemëruar të Republikës së Serbisë për Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesia e tij Tomisllav Gjurin. Në takim, kryetari Veljanoski e theksoi gatishmërinë e tij si kryetar i Kuvendit të ndihmojë në intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm politik dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve, e potencoi gjithashtu edhe përfitimin e përbashkët me liberalizimin e vizave, si për Republikën e Maqedonisë, ashtu edhe për Republikën e Serbisë, dhe e tregoi gatishmërinë e tij të jetë nikoqir i vizitës kthyese zyrtare të koleges së tij, kryetaren e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq.

Lexo më shumë

FJALIM VELJANOSKI NE DEBATIN PUBLIK ME RASTIN E 9 SHKURTIT ...



E martë, 9 shkurt 2010

FJALIM HYRËS I KRYETARIT VELJANOSKI NË DEBATIN PUBLIK ME RASTIN E 9 SHKURTIT- DITA EVROPIANE PËR INTERNET TË SIGURT

Si të sigurojmë internet më të sigurt? Mendoj se përgjigjën e kësaj pyetje nuk mund ta jep vetëm një institucion ose një disiplinë shkencore, por përgjigjen duhet ta kërkojmë në mënyrë ndërdisiplinare dhe ndërresoriale, ndërsa gjithsesi këtu të kyçen në mënyrë aktive sektori joqeveritar dhe sektori privat. Me ç'rast, doemos duhet të kemi kujdes edhe për një dimension, dhe ai është ruajtja e lirisë së fjalës dhe liria e qasjes në informata, përkatësisht të mos i cenojmë parimet e përgjithshme nga korpusi i të drejtave të njeriut

Lexo më shumë

U MIRATUA PERBERJA E RE E KOMISIONIT EVROPIAN 10.02.10...



E mërkurë, 10 shkurt 2010

U MIRATUA PËRBËRJA E RE E KOMISIONIT EVROPIAN

Deputetët e Parlamentit Evropian me 488 vota “për”, 137 “kundër” dhe 72 “të përmbajtur” dje në Strazburg dhanë leje për ekipin e ri 26-anëtarësh të Komisionit Evropian, në krye me kryetarin, z. Hoze Manuell Baroso. Njëkohësisht, ky është mandati i dytë i z. Barosos në krye të Komisionit Evropian

Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK ME RASTIN E 9 SHKURTIT - DITA EVROPIANE PER IN...



E martë, 9 shkurt 2010

DEBAT PUBLIK ME RASTIN E 9 SHKURTIT - DITA EVROPIANE PËR INTERNET TË SIGURT

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin e Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian me rastin e Ditës evropiane për internet të sigurt sot organizoi debat publik me temën "Internet më të sigurt".

Lexo më shumë

VELJANOSKI NE PUNETORINE NDERKOMBETARE "KONFLIKTI I INTERES...



E hënë, 08 shkurt 2010

FJALIM I KRYETARIT VELJANOSKI NË PUNËTORINË NDËRKOMBËTARE "KONFLIKTI I INTERESAVE DHE GJENDJA PRONËSORE", TË ORGANIZUAR NGA KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

Në mposhtjen e kësaj dukurie përgjegjësi të madhe kanë funksionarët të cilët në vendimet e tyre çdoherë duhet të nisen nga interesi publik, i themeluar mbi dispozitat ligjore dhe të tjera. Me ç'rast doemos duhet të ngrihen mbi interesat e tyre personale, familjare, partiake, dhe nëse doni edhe ato etnike ose religjioze. Veçanërisht kur bëhet fjalë për konflikt të interesave, ato kanë përgjegjësi personale për identifikimin dhe shkarkimin e tij në pajtim me politikat dhe praktikat për konflikt të interesave. Në mënyrë të pakontestueshme, kjo duhet të jetë edhe model i sjelljes së të gjithë të punësuarve në administratën shtetërore dhe publike

Lexo më shumë

SEANCE PARLAMENTARE E EUROPARLAMENTIT 8.02.10...



E hënë, 08 shkurt 2010

SEANCË PARLAMENTARE E EUROPARLAMENTIT

Parlamenti Evropian këtë javë do të mbajë Seancë plenare në Strasburg, në të cilën mes tjerash, do të bëhet fjalë edhe për zgjerimin e Unionit Evropian. Të mërkurën eurodeputet me Komisionin dhe Këshillin do të debatojnë për përparimin që e kanë arritur Maqedonia, Kroacia, Turqia dhe Maqedonia në rrugën drejt anëtarësimit në Union. Është e domosdoshme miratim nga ana e Parlamentit për bashkangjitje të cilitdo vendi të ri në UE.

Lexo më shumë

PJESEMARRJA E KRYETARIT TE KOMISIONIT PER CESHTJE EVROPIANE...



E premte, 05 shkurt 2010, Madrid

PJESËMARRJA E KRYETARIT TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE, Z. PETAR POP ARSOV NË KOSAK

Në kuadër të Konferencës së Kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane, KOSAK të vendeve-anëtare të UE-së, që mbahet sot në Madrid, në të cilën merr pjesë dhe Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Petar Pop Arsov, u debatua për prioritetet e kryesimit spanjoll me Unionin Evropian, të cilat i prezantoi ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës, z. Miguel Angel Moratinos.

Lexo më shumë

EURODUPUTETET DO TE DEBATOJNE PER SYNIMET E MAQEDONISE DREJ...



E enjte, 4 shkurt 2010

EURODUPUTETËT DO TË DEBATOJNË PËR SYNIMET E MAQEDONISË DREJT UE-SË

Të enjten, më 10 shkurt, eurodeputetët do të debatojnë për synimet e Maqedonisë, Kroacisë dhe Turqisë drejt Unionit Evropian. Çështjeve të cilat Republika e Maqedonisë duhet t'u përkushtojë vëmendje janë: reformat në administratën publike dhe gjyqësi, lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i të drejtave të grave dhe marrëdhënieve ndëretnike, si dhe "përpjekje të përforcuara për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët në kontestin për emrin" me Greqinë

Lexo më shumë

MBLEDHJA E PESEDHJETE E KOMISIONIT PER FINANCIM DHE BUXHET ...



E enjte, 4 shkurt 2010

MBLEDHJA E PESËDHJETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e pesëdhjetë, të mbajtur më 3 shkurt 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim-Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për Huan e parë për politikën zhvillimore-DPL 1(leximi i parë) .

Lexo më shumë

MBLEDHJA E KATERT E KOMISIONIT PER VETADMINISTRIM LOKAL 04....



E enjte, 4 shkurt 2010

MBLEDHJA E KATËRT E KOMISIONIT PËR VETADMINISTRIM LOKAL

Komisioni për Vetadministrim Lokal i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e katërt, të mbajtur më 3 shkurt 2010, si trup i interesuar punues, e shqyrtoi Propozim-ligjin për pagesë me këste të borxheve tatimore të ndërmarrjeve publike dhe shoqërive tregtare të themeluara nga Republika e Maqedonisë, përkatësisht nga komunat ose Qyteti i Shkupit, me procedurë të shkurtuar.

Lexo më shumë

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHPERBLIMIT “MA...



E mërkurë, 3 shkurt 2010

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHPËRBLIMIT “MARGARITARËT E URTËSISË”, TË NDARË NGA ASOCIACIONI EVROPIAN PËR KANCER CERVIKAL

Si deputet dhe si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me të vërtet më paraqet kënaqësi të veçantë fakti që këtë shpërblim në mesin e institucioneve dhe organizatave tjera joqeveritare nga Maqedonia e fiton edhe Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Më këtë jo vetëm që vërtetohen aktivitetet dhe rezultatet e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, por është edhe një mirënjohje për aktivitetin e punës së Kuvendit, si dhe për nivelin e parlamentarizmit te ne, i cili nuk kufizohet vetëm me procesin e miratimit të ligjeve por edhe shumë më gjerë.

Lexo më shumë

TAKIM I SVETLLANA JAKIMOVSKA ME URLIKE MARIJA KNOC 3.02.10...



E mërkurë, 3 shkurt 2010

TAKIM I NËNKRYETARES SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ZNJ. SVETLLANA JAKIMOVSKA ME AMBASADOREN E REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, SH. S. ZNJ. URLIKE MARIJA KNOC

Emil Amedov, Hamdi Shahini dhe Dalibor Trendafillovski, pjesëmarrës në IPS 2010 theksuan se për ta vizita e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ka domethënie të madhe dhe njoftimi me punën e deputetëve dhe trupave punuese të Kuvendit, sepse në atë mënyrë do të mund të bëjnë krahasim me punën e Bundestagut Gjerman

Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK NE TEMEN: SHPERBLIMI "MARGARITARET E URTESISE"...



E mërkurë, 3 shkurt 2010, Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve

DEBAT PUBLIK NË TEMËN: SHPËRBLIMI "MARGARITARËT E URTËSISË" PËR MAQEDONINË NGA ASOCIACIONI EVROPIAN PËR KANCER CERVIKAL

Fitues të shpërblimit janë Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Shëndetësisë, Organizata e Grave nga Shën Nikolla, Qendra për Hulumtim dhe Bashkëpunim Rajonal "Studiorum" dhe Lobi i Grave të Maqedonisë

Lexo më shumë
1...20212223                        
Click