SESION PLENAR DYDITESH I PARLAMENTIT EVROPIAN 24.02.10...



E mërkurë, 24 shkurt 2010

SESION PLENAR DYDITËSH I PARLAMENTIT EVROPIAN

Parlamenti Evropian më 24 dhe 25 shkurt në Bruksel do të mbajë sesion plenar, në të cilin mes tjerash, do të debatohet për strategjinë e startimit të projektit për ekonominë në Evropë, si dhe për të drejtat e njeriut, me theks të veçantë për Haitin.

Lexo më shumë

TAKIM I PRESIDENCES SPANJOLLE ME UE-NE DHE KOMISIONIN EVROP...



E mërkurë, 24 shkurt 2010, Madrid

TAKIM I PRESIDENCËS SPANJOLLE ME UE-NË DHE KOMISIONIN EVROPIAN

Kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, së bashku me 27 anëtarët e Komisionit, dje në Madrid realizuan takim me Presidencën spanjolle me Unionin Evropian

Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK PER PROPOZIM-LIGJIN PER NEPUNES PUBLIK E 24.02...



E mërkurë, 24 shkurt 2010, Këshilli Nacional për Evrointegrime

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NËPUNËS PUBLIK Ë

Këshilli Nacional për Evrointegrime sot organizoi Debat publik për Propozim-ligjin për nëpunës publikë. Për nevojën e miratimit të Ligjit dhe sqarimin e qëllimeve, parimeve dhe zgjidhjeve themelore të Propozim-ligjit, arsyetim dha z. Mihajllo Manevski, ministër i Drejtësisë

Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK PER PROPOZIM-LIGJIN PER SHOQATA DHE FONDACIONE...



E martë, 23 shkurt 2010

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR SHOQATA DHE FONDACIONE

Këshilli Nacional për Evrointegrime sot organizoi Debat publik për Propozim-ligjin për shoqata dhe fondacione. Arsyetim për nevojën e miratimit të Ligjit dhe sqarimit të qëllimeve, parimeve dhe zgjidhjeve themelore të Propozim-ligjit, dha z. Mihajllo Manevski, ministër i Drejtësisë

Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK PER PROPOZIM-LIGJIN PER PARANDALIMIN DHE MBROJ...



E martë, 23 shkurt 2010

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

Duke u nisur nga rëndësia dhe nevoja për miratimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në Republikën e Maqedonisë, Komisioni i Përhershëm Anketues për të Drejtat dhe Liritë e Qytetarit, më 22 shkurt 2010 organizoi debat publik për Propozim-ligjin për parandalimin dhe  mbrojtjen nga diskriminimi në Republikën e Maqedonisë.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E NJEZETETETE E KOMISIONIT PER BUJQESI, PYLLTARI D...



E martë, 23 shkurt 2010

MBLEDHJA E NJEZETETETË E KOMISIONIT PER BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TE UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetetetë e mbajtur më 22 shkurt 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për verë (leximi i parë)

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT TE KUVENDIT TE RM ME SHTEFAN FULE 19.02.1...



Е premte, 19 shkurt 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, ME KOMISARIN PËR ZGJERIM DHE POLITIKË TË FQINJËSISË, Z. SHTEFAN FULE

Në takim, kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë dhe të gjitha institucionet e saj vazhdojnë me reformat të cilat janë të nevojshme për anëtarësimin tonë në Unionin Evropian.
‘’Edhe pse nuk morëm datë për fillimin e bisedimeve, ndërsa atë Komisioni Evropian e rekomandoi, ne shumë seriozisht dhe me përgjegjësi vazhdojmë të punojmë në realizimin e integrimit tonë në familjen evropiane të cilës i takojmë. Në këtë na obligon edhe fakti se mbi 92% të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë janë për anëtarësim në UE dhe NATO. Në të njëjtën kohë, vazhdojmë me bisedimet të cilat udhëhiqen në mbështetje të KB-së dhe zotëri Nimicit për gjetjen e zgjidhjes për kontestin me emrin të imponuar nga Greqia fqinje. Zgjidhja e kontestit me emrin dhe anëtarësimi ynë në UE, gjithashtu, është në interes të Republikës së Maqedonisë, por gjithashtu është me rëndësi për stabilitetin dhe integrimin e rajonit, por gjithashtu është me rëndësi edhe për Evropën në tërësi’’, deklaroi kryetari Veljanoski

Lexo më shumë

Obrakanje Fule pred MPK 19.02.10...



Е premte, 19 shkurt 2010

EVRODEPUTETI PËR ZGJERIM DHE POLITIKË EVROPIANE, Z. SHTEFAN FULE, MBAJTI FJALIM PARA KOMITETIT TË PËRZIER PARALMENTAR - REPUBLIKA E MAQEDONISË DHE UNIONI EVROPIAN

Në suaza të takimit të shtatë të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian, i cili u mbajt më 18 dhe 19 shkurt 2010, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, para deputetëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe eurodeputetëve në Delegacionin e Parlamentit Evropian në komitet, fjalim mbajti  z. Shtefan Fule, evrokomisioneri për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë të Komisionit Evropian. Në fjalim, ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, koordinatorët e grupeve parlamentare, anëtarët  e Komisionit për Çështje Evropiane dhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Lexo më shumë

PJESEMARRJA E DEPUTETIT HISEN XHEMAILI NE SESIONIN E NENTE ...



E premte, 19 shkurt 2010

PJESËMARRJA E DEPUTETIT HISEN XHEMAILI NË SESIONIN E NËNTË DIMËROR TË AP TË OSBE-SË NË VJENË

Në debatin special për gjendjen në Afganistan morën pjesë rreth pesëdhjetë deputetë, mes të cilëve edhe z. Hisen Xhemaili, i cili informoi për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në misionin ISAF në Afganistan

Lexo më shumë

TAKIM I FLORA KADRIUT ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PER POLI...



E premte, 19 shkurt 2010

TAKIM I FLORA KADRIUT ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME TË PARLAMENTIT EVROPIAN (AFET)

Koordinatorja e grupit parlamentar të Demokracisë së Re, zonja Flora Kadriu sot pati takim me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentin Evropian

Lexo më shumë

TAKIM I DELEGACIONIT TE KONGRESIT ME KRYETARIN E KUVENDIT T...



E enjte, 18 shkurt 2010

TAKIM I DELEGACIONIT TË KONGRESIT ME KRYETARIN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot e priti Delegacionin e Kongresit, të udhëhequr nga kongresmeni z. Erll Pomeroj, ambasadori i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, z. Filip Riker dhe drejtori i Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së, z. Majkëll Fric

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT TE KUVENDIT TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE M...



E enjte 18 shkurt 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME Z. JORGO SHACIMARKAKIS DHE Z. ALOJZ PETERLE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot i priti bashkëkryesuesin e Komitetit të Përzier Parlamentar-Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian, z. Jorgos Shacimarkakis dhe shefin e Delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, z. Alojz Peterle.

Lexo më shumë

TAKIM I KOMISIONIT PER POLITIKE TE JASHTME DHE KOMISIONIT P...



E enjte 18 shkurt 2010

TAKIM I KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME DHE KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE ME DELEGACIONIN PËR POLITIKË TË JASHTME TË PARLAMENTIT EVROPIAN

Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komisioni për Çështje Evropiane sot pati takim me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili qëndron në Republikën e Maqedonisë me ftesë të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Lexo më shumë

TAKIM I KESHILLIT NACIONAL PER EVROINTEGRIME ME DELEGACIONI...



E enjte 18 shkurt 2010

TAKIM I KËSHILLIT NACIONAL PËR EVROINTEGRIME ME DELEGACIONIN E KOMISIONIN PËR POLITIKË TË JASHTME TË PARLAMENTIT EVROPIAN

Këshilli Nacional për Evrointegrime sot pati takim me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian (AFET), i udhëhequr nga z. Alojz Peterle, shef i delegacionit dhe anëtarët z. Georgios Kumucakos, z. Zoran Taler, znj. Norika Niollaoi, znj. Marije Kornelisen dhe z. Çarls Tanok

Lexo më shumë

MBLEDHJA E PESEDHJETENJE E KOMISIONIT PER FINANCIM DHE BUX...



E hënë, 15 shkurt 2010

MBLEDHJA E PESËDHJETENJË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e pesëdhjetenjë, të mbajtur më 12 shkurt 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për emetimin e bonave me vlerë-vauçerëve (leximi i parë) dhe Propozim-ligjin për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim-Banka Botërore, sipas Marrëveshjes për hua për Huan e parë për politikë zhvillimore – DPL 1 (leximi i dytë)

Lexo më shumë
1...192021...23                        
Click