Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E hënë, 20 dhjetor 2011

PRES-KONFERENCA E KRYETARIT VELJANOSKI DHE AMBASADORIT STEFANO LLAZARO ME RASTIN E INSTITUTIT PARLAMENTAR

Kam nderin që t'ju përshëndes të gjithëve në një ngjarje kaq të rëndësishme me të cilën e informojmë opinionin për fillimin e punësimeve të 25 profesionistëve të cilët do të punojnë në Institutin parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.   Themelimin e Institutit parlamentar e theksuam në Ligjin për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa arritja e funksionalitetit të tij njëkohësisht paraqet edhe përcaktim në Raportin e Bashkimit të Evropës për progresin tonë.

më shumë...



E hënë, 5 dhjetor 2011

DEKLARATA E KRYETARIT VELJANOSKI PAS AKTGJYKIMIT TË MIRATUAR TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË

Sot, pas tre vitesh të fillimit të procesit të Republikës së Maqedonisë kundër Republikës së Greqisë për shkeljen e Marrëveshjes Kohore, Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e miratoi aktgjykimin përfundimtar, me të cilin u vërtetua fuqishëm realiteti i dukshëm se fqinji ynë jugor me vetëdije e shkeli Marrëveshjen kohore nga viti 1995.

më shumë...



E enjte, 17 nëntor 2011

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 20-VJETORIT TË MIRATIMIT TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË MËVETËSISHME, SOVRANE DHE TË PAVARUR

Maqedonia këtë vit feston! Maqedonia këtë vit kujton!
Më 8 shtator të këtij viti populli në sheshet festoi pavarësinë;
Më 8 shtator, qytetarët qëndruar bashkërisht nën diellin e njëjtë për qëllimin e njëjtë.
Përfundimisht, këtë ditë, Zoti na tregoi se të gjithë ne jemi fëmijët e tij, se Maqedonia është vendi ynë, dhe se ardhmëria jonë është sfida jonë e përbashkët! Bërtitëm me krenari, por vazhdojmë të bërtasim edhe sot me tonin e njëjtë të lartë. LE TË JETË I PËRJETSHËM DHE I PËRHERSHËM ATDHEU YNË MAQEDONIA!
Ky rast është jubileu ynë i ri i madh!
20-vjetori i miratimit të Kushtetutës.
20-vjetori i dokumentit me të cilin i vendosëm themelet shtetërore-juridike, të cilët janë të fortë si granit,
20 vjet pavarësi dhe sovranitet

më shumë...



E hënë, 24 tetor 2011

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 23 TETORIT - DITA E LUFTËS REVOLUCIONARE MAQEDONASE

23 tetori nuk është vetëm ditë e thjeshtë!
Në këtë datë, në vitin 1983 është formuar Organizata e cila do ta ndryshojë rrjedhën e historisë maqedonase!
Sot e festojmë themelimin e VMRO-së së lavdishme! Sot i përkujtojmë angazhimet e etërve të Organizatës, të cilët duke besuar fuqimisht në arritjen e lirisë, vendosën që t'i marrin punët përsipër dhe nëpërmjet flijimit të tyre personal ta sigurojnë pavarësinë dhe dinjitetin maqedonas.
Për këtë shkak, 23 tetori është ditë e cila meriton shënim dinjitoz - SOT DHE GJITHMONË, PREJ NESH, POR EDHE PREJ TË GJITHA GJENERATAVE TË ARDHSHME!

më shumë...



E enjte, 13 tetor 2011

DEKLARATA E KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E RAPORTIT TË KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRESIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2011

Ashtu siç është tashmë traditë, sot na u dorëzua zyrtarisht Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit të Unionit Evropian. Raporti Vjetor, si dhe ato të deritanishmit, është pasqyrë objektive  e të gjitha ndryshimeve pozitive  që kemi bërë, por dhe çështjeve dhe sferave të cilave në të ardhmen duhet t'u kushtojmë vëmendje më të madhe.

më shumë...



E Mërkur, 12 tetor 2011, Budimpeshte

FAJLIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME TEMË "PËRMASAT E SIGURIMIT TË BASHKËPUNIMIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR"

Republika e Maqedonisë është përkrahës aktiv i iniciativave dhe proceseve rajonale dhe nëpërmjet tyre në mënyrë konkrete e manifeston angazhimin e saj politik për bashkëpunim dhe përkrahje të fortë rajonale të vendeve në Rajonin.   Ne jemi të bindur se me postulatet kryesore të politikës sonë të jashtme, zgjidhja e çështjeve të hapura me anë të dialogut dhe gatishmërisë për bashkëpunim me vendet fqinje kontribuojmë për stabilitet në rajonin, Kontinentin e Evropës dhe në botë në tërësi.

më shumë...



E Mërkur, 12 tetor 2011, Budimpeshtë

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E PESTË TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR

Republika e Maqedonisë dhe vendet fqinje ndajnë përcaktime identike për politikë të jashtme strategjike që paraqet bazë për bashkëpunim bilateral konstruktiv, produktiv dhe gjithëpërfshirës, si dhe bashkëpunim në procesin e integrimit në BE dhe NATO, pa marrë parasysh shkallën e ndryshme të integrimit të tyre në këto organizime.  Bashkëpunimi i ndërsjellë i vendeve nga rajoni paraqet ide vizionare. Ky ofron bazë për optimizëm për një ardhmëri më të mirë të popujve tanë, ndërsa njëkohësisht paraqet një cikël të ri të zhvillimit tonë që kërkon energji, entuziazëm dhe angazhim të ri.

më shumë...



E enjte, 15 shtator 2011

DEKLARATA E Z. TRAJKO VELJANOSKI, KRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE SHEF I DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË UNIONIN INTERPARLAMENTAR, ME RASTIN E 15 SHTATORIT, DITËS NDËRKOMBËTARE TË DEMOKRACISË

Në shtator të vitit 1997 Unioni Interparlamentar (UIP) e miratoi Deklaratën Universale për Demokraci, me çka e nxiti Organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitin 2007, në dhjetëvjetorin e Demokracisë, ta shpall 15 Shtatorin për Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë.

më shumë...



Е enjte, 8 shtator 2011

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E DITËS SË PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Të gjithë popujt dhe shtetet kanë data dhe ngjarje të tyre, të mëdha, historike. 
Ata, e formësojnë vetëdijen e qytetarëve dhe i projektojnë rrugët pas të cilave lëvizim. 
Ata, janë edhe monument përkujtimor për kohërat që kanë kaluar, por edhe përkujtues për përgjegjësinë që e kanë popujt, duke u ballafaquar me ngjarjet që vijnë. 
Fillimi dhe mbarimi, i të gjithë atyre janë atdheu dhe populli!

më shumë...



Е mërkurë, 7 shtator 2011

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË SEANCËN SOLEMNE ME RASTIN E 20 VJETORIT TË PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Republika e Maqedonisë e feston 20 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Këto ditë, Maqedonia me krenari i kujton dy dekadat e kaluara në të cilat e zbatuam në vepër ëndrrën shekullore të gjeneratave para nesh. Atdheu ynë u jep respekt dinjitoz sukseseve në të kaluarën, duke shikuar me vendosmëri drejt ardhmërisë! Nuk ka afirmitet më të madh për dashurinë dhe respektin që e kemi ndaj tokës dhe vatrave tona nga bashkimi ynë të cilin bashkërisht e demonstrojmë këtë 8 shtator, duke festuar realizimin e ëndrrës shekullore maqedonase për mëvetësi shtetërore.

më shumë...