TAKIMI I GRUPIT PARLAMENTAR 3.9.14...

E hënë, 1 shtator 2014 

TAKIMI I GRUPIT PARLAMENTAR PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E KANADASË ME TË NDERUARIN ENDRU SHIR

Në fjalimin e vet hyrës Nikolloski shprehu falënderim për mundësinë, si kryetar i grupit parlamentar, që t'i dëshirojë mirëseardhje të ngrohtë z. Endru Shir, në Maqedoni dhe në parlamentin maqedonas, si dhe për njohjen e vendit tonë me emrin kushtetues që në vitin 2007, dhe për mbështetjen e vazhdueshme në aspiratat euroatlantike, që ia jep Kanada.
Lexo më shumë

MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË E KOMISIONIT PË...

E premte, 29 gusht 2014 

MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 11-të të mbajtur më 27 gusht 2014, si trup punues amë shqyrtoi:

Lexo më shumë

MBLEDHJA E KATËRTË E KOMISIONIT PËR Ç&#...

E martë, 26 gusht 2014 

MBLEDHJA E KATËRTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE 

Komisioni për Çështje Evropiane, me të cilin kryesoi zëvendëskryetarja e Komisionit, Nora Aliti, sot mbajti Mbledhjen e katërtë. 

Në mbledhjen u diskutua për të dyja pikat e rendit të ditës dhe atë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion dhe Propozim-ligjin për parandalim, pengim dhe mbrojtje nga dhuna familjare në lexim të parë. 

Lexo më shumë

TAKIMI I NËNKRYETARIT MILLOSHOSKI ME AMBASADORIN - SAG...

E martë, 26 gusht 2014 

TAKIMI I NËNKRYETARIT MILLOSHOSKI ME AMBASADORIN E JASHTËZAKONSHËM DHE FUQIPLOTË, MARULLI TUA SAGALLA 

Nënkryetari Milloshoski e falënderoi ambasadorin për takimin dhe për kontributin në marrëdhëniet bilaterale ku ka vënë vulën e tij personale, duke i karakterizuar si miqësore, me shpresë se ambasadori i ardhshëm do ta ketë energjinë e njëjtë dhe do të sjellë mysafirë dhe do të realizojë bashkëpunim me komunitetet e biznesit.
Lexo më shumë

TË NDËRTOHET URË ENDE MË E FORTË E...

E martë, 26 gusht 2014  

TË NDËRTOHET URË ENDE MË E FORTË E MIQËSISË NDËRMJET TË DYJA VENDEVE 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski sot u takua me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shtetit të Izraelit për Republikën e Maqedonisë, me seli në Jerusalem, SH.T. z. Dan Orjan.
Lexo më shumë

Veljanoski-Orijan SQ...

E martë, 26 gusht 2014 

KRYETARI VELJANOSKI E PRANOI AMBASADORIN E JASHTËZAKONSHËM DHE FUQIPLOTË TË SAPOEMËRUAR TË SHTETIT TË IZRAELIT PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË ME SELI NË JERUSALEM

Kryetari Veljanoski e potencoi angazhimin për intensifikimin e kontakteve të mëtutjeshme në nivel të takimeve të kryetarëve por edhe në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim dhe në nivel të deputetëve, si dhe kënaqësinë për të qenë nikoqir i përfaqësuesve të Shtetit të Izraelit. Ambasadori Orjan ra dakord dhe shprehu dëshirë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja shteteve edhe në sferat me interes të përbashkët si arsimi, burimet energjetike dhe mjedisi jetësor. 
Lexo më shumë

Mbledhja e dytë e Komisionit për Kulturë 26...

E martë, 26 gusht 2014 

Mbledhja e dytë e Komisionit për Kulturë 

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e dytë të djeshme, si trup punues amë, në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për shpalljen e Qendrës së vjetër të Qytetit të Kratovës trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë. 

Lexo më shumë

Takimi i znj. Ermira Mehmeti me z. Çarls Edmond Garet ...

E martë, 12 gusht 2014 

Takimi i znj. Ermira Mehmeti me z. Çarls Edmond Garet 

Kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Ermira Mehmeti, u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, z.  Çarls Edmond Garet. 

Në takimin u diskutua për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, me ç'rast znj. Mehmeti theksoi se ky është përcaktim strategjik i vendit, pas të cilit qëndrojnë edhe pozita edhe opozita. 

Lexo më shumë

Fjalim i Kryetarit Veljanoski me rastin e 2 Gushtit-Ilinden...

E shtunë, 2 gusht 2014, Krushevë

Fjalim i Kryetarit Veljanoski me rastin e 2 Gushtit-Ilinden

Mirënjohje të madhe dhe respekt të pafund për gjithë juve të cilët jeni të pranishëm në këtë vend historik bashkë të shënojmë ditën e gjitha ditëve, festën e gjitha festave shtetërore - Ilindeni i përhershëm.
Shënojmë 111 vjet luftë.
111 vjet vetëmohim.
111 vjet besim!
Ilinden është emri tjetër për Maqedoninë!
Maqedonia nuk është e plotë pa Ilindenin!
Lexo më shumë

Fjalim i Kryetarit Veljanoski në Konferencën e pe...

E mërkurë, 23 korrik 2014

Fjalim i Kryetarit Veljanoski në Konferencën e pestë të organizatave të imigracionit

Përkujdesja për diasporën maqedonase paraqet konstantë në përcaktimet e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ky përcaktim dhe politikat të cilat krijohen në vitet e fundit, vazhdimisht plotësohen dhe zgjerohen.
Lexo më shumë
1...353637...42                                           
Click