Debat publik për "Draft-konceptin për arsimi...

E premte, 5 shkurt 2021

Debat publik për "Draft-konceptin për arsimin fillor"

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, në kuadër të Mbledhjes së Shtatë, mbajti debat publik për "Draft-konceptin për arsimin fillor". 

Lexo më shumë

Takimi i Maja Moraçanin me euroambasadorin Dejvid Gir ...

E enjte, 4 shkurt 2021

Takimi i Maja Moraçanin me euroambasadorin Dejvid Gir

Koordinatorja e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Avancimin e të Drejtave të Personave LGBTI, Maja Moraçanin, realizoi takim me euroambasadorin SH.T. Dejvid Gir.

Lexo më shumë

Takimi i deputetes Pasholli me euroambasadorin Gir...

E hënë, 1 shkurt 2021

Takimi i deputetes Pasholli me euroambasadorin Gir

Në takim ishte biseduar mbi qëllimet, kompetencat e Komitetit dhe rolin e tij në realizimin e të drejtave të bashkësive nacionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Deputetja Pasholli i njoftoi të pranishmit me punën e deritanishme të Komitetit, por gjithashtu se angazhohet fuqishëm për planet e ardhshme në këtë drejtim, duke e theksuar Propozim-programin për punën e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, i cili pritet të realizohet gjatë vitit 2021.
Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Takimin e punës t&...

E martë, 2 shkurt 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Takimin e punës të Grupit Ndërpartiak Parlamentar (GNP) 

Më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot jemi tubuar këtu në numër kaq të madhe të deputetëve, pjesëtarë të grupeve të ndryshme parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shoh kolegë të pushtetit, të opozitës, grupe parlamentare më të mëdha, më të vogla, me ideologji të ndryshme, programe të ndryshme por përsëri, të gjithë këtë të bashkuar për një qëllim të vetëm, respektivisht vënia në jetë dhe vazhdimi i entuziazmit që dominonte gjatë miratimit të Deklaratës për të drejtën në pjesëmarrje politike të qytetarëve me pengesa që është udhërrëfyesi që duhet të ndiqet për të arritur standardet e përbashkëta për realizimin e pjesëmarrjes politike të personave me pengesa, siç është respektimi i Konventës për të drejtat e personave me pengesa, Deklarata e Pekinit dhe platforma për aksion si edhe udhëzimet nga Komenti i përgjithshëm numër 6 për barazi dhe jodiskriminim dhe Komenti i përgjithshëm numër 3 për gratë dhe vajzat me pengesa, i lëshuar nga Komiteti për të drejtat e personave me pengesa pranë Kombeve të Bashkuara. 

Lexo më shumë

Deklaratë solemne e Avokatit të Popullit të ...

E hënë, 1 shkurt 2021

Deklaratë solemne e Avokatit të Popullit të sapozgjedhur, Naser Ziberi

Sot, në Sallën e Ohrit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Avokati i Popullit i sapozgjedhur, Naser Ziberi, dha deklaratë solemne para Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Sekretares së Përgjithshme, Cvetanka Ivanova.

Lexo më shumë

FAZA E RADHËS:KANALI I KUVENDIT...

E premte, 29 janar 2021

FAZA E RADHËS:KANALI I KUVENDIT

Sot u mbajt ngjarja e organizuar bashkërisht nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Programi i Mbështetjes Parlamentare që kishte për qëllim dialogun me temë "Reforma e Kanalit të Kuvendit dhe avancimi i transmetimit parlamentar", në kuadër të serisë së dialogëve politikë të quajtur - "Biseda malore".

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Takimin e punës t&...

E premte, 29 janar 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Takimin e punës të organizuar nga Enti Shtetëror i Statistikës

Kam kënaqësinë që sot, në prezencën e Presidentit Pendarovski, Kryeministrit Zaev, ministrave kompetent, kryetarit të Bashkësisë së Njësive të Pushtetit Lokal, z. Shilegov, drejtorit Simovski dhe të pranishëm të tjerë, e fillojmë këtë fazë të operacionit të statistikës oficiale, Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, gjegjësisht, informimin dhe inkurajimin e qytetarëve për rëndësinë dhe për domethënien e inkuadrimit të tyre dhe të inkuadrimit të gjithë institucioneve në realizimin e suksesshëm të regjistrimit. Kjo, jo vetëm që është e duhur dhe e domosdoshme por është me rëndësi jetike për krijimin e ardhshëm të politikave zhvillimore të vendit, të bazuara mbi të dhënat precize që të mund të bëhen planifikimet makroekonomike që do të jenë në dobi edhe të kërkimeve shkencore dhe tjera, mirëpo, edhe për përparimin e vendit.
Lexo më shumë

Takimi Xhaferi - medieve...

E enjte, 28 janar 2021

Takimi joformal i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesit e medieve

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e mbajti brifingun e parë, por të rregullt mujor për vitin 2021, me përfaqësuesit e medieve. Në këtë takim joformal, tradicionalisht, u diskutuan aktivitetet dhe planet rrjedhëse të Kuvendit për periudhën që vjen.

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Trajnimin për komu...

E enjte, 28 janar 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Trajnimin për komunikim me qytetarët 

Më lejoni që shkurtimisht, në emrin tim personal, dhe në emër të kolegëve të mi deputetë të pranishëm në këtë Trajnim për komunikim me qytetarët të shpreh kënaqësinë dhe në të njëjtën kohë mirënjohjen ndaj ambasadorit Klemens Koja dhe Misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për mundësimin e këtij trajnimi i cili për shkak të arsyeve mirë të njohura zhvillohet përmes platformës ZUM, që gjithsesi nuk e zvogëlon rëndësinë dhe nevojën për të njëjtin.    
Lexo më shumë

TAKIMI I DYTË ONLLAJN I GRUPIT PËR BASHKËPUN...

E mërkurë, 27 janar 2021

TAKIMI I DYTË ONLLAJN I GRUPIT PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E MBRETËRISË SË BASHKUAR

Diskutimet u zhvilluan në disa tema: puna e parlamenteve në kushtet e  pandemisë, marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar pas daljes së MB-së nga BE-ja me theks të veçantë në forcimin e shkëmbimit dhe promovimit të turizmit, agjenda "e gjelbër",  integrimi evropian dhe NATO i vendit dhe intensifikimi i mëtejshëm në ciklet e projekteve të Fondacionit Vestminster për Demokraci. 
Lexo më shumë

Pjesëmarrja e Arber Ademit në takimin online me G...

E mërkurë, 27 janar 2021

Pjesëmarrja e Arber Ademit në takimin online me Grupin për bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar

Duke iu referuar bashkëpunimit strategjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, si aleatë të barabartë në Aleancën e NATO-s, Ademi veçanërisht falënderoi mbështetjen logjistike dhe ushtarake Britanike të Armatës sonë, dhe në atë kontekst Aleancën e NATO-s që dërgoi kontigjent të veçantë në aeroportin e Shkupit me pajisje të konsiderueshme mjekësore për menaxhim me Covid në vlerë prej mbi një milion euro.
Lexo më shumë
1...262728...37                                      
Click