E premte, 29 janar 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI ME AMBASADORIN E JASHTËZAKONSHËM DHE TË AUTORIZUAR TË REPUBLIKËS SË INDISË, SHKËLQESIA E TIJ DIVIAB MANÇANDA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski e pranoi ambasadorin e porsaemëruar dhe të autorizuar të Republikës së Indisë në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesinë e tij Diviab Mançanda. Në takim kryetari Veljanovksi e shkrehu nevojën e përforcimit të bashkëpunimit me një vend mik të rëndësishëm, siç është Republika e Indisë dhe shprehu gatishmëri që si Kryetar i Kuvendit të ndihmojë në intensifikimin e të gjitha formave të bashkëpunimit parlamentar. "Me Republikën e Indisë kemi edhe diçka të përbashkët, ajo është Nënë Tereza e cila ka lindur në Shkup, ndërsa ka jetuar dhe punuar në Indi dhe sot është përvjetori i hapjes së shtëpisë së Nënë Terezës në Shkup", theksoi kryetari Veljanovski



E premte, 29 janar 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, ME AMBASADORIN E JASHTËZAKONSHËM DHE TË AUTORIZUAR TË REPUBLIKËS DEMOKRATIKE POPULLORE TË ALGJERISË, SH. E. HABIB SHAUKI HAMRUI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, e pranoi ambasadorin e porsaemëruar dhe të autorizuar të Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë në Republikën e Maqedonisë, SH. E. Habib Shauki Hamrui. Në takim kryetari Veljanoski e potencoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit parlamentar, si dhe të marrëdhënieve të përgjithshme politike ndërmjet dy shteteve, shprehu bindjen se me hapjen e ambasadave edhe në Republikën e Algjerisë edhe në Republikën e Maqedonisë do të krijohen më shumë mundësi për bashkëpunim, si në planin politik, ashtu edhe në atë ekonomik dhe e theksoi gatishmërinë e tij që në periudhën e ardhshme të realizojë takim me kryetarin e Parlamentit Algjerian



E premte, 29 janar 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare (leximi i dytë)



E premte, 29 janar 2010

MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime në mbledhjen e sotme e shqyrtoi Programin nacional për miratimin e të drejtës së revizionit të UE-së 2010. Në mbledhjen e Këshillit morën pjesë znj. Marija Anheles Garsija de Lara, ushtruese e detyrës ambasadore e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë, znj. Marina Kurte dhe znj. Ruzhica Andronikova, përfaqësues nga Delegacioni i Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë



E mërkurë, 27 janar 2010

MODELI FINLANDEZ SI NDIHMË PËR ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË NË UE

Anëtarë të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot mbajtën takim me Delegacionin e Komisionit të Madh për Çështje Evropiane të Parlamentit  Finlandez.



E mërkurë, 27 janar 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE Z. PETAR POP ARSOV ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT TË MADH PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË PARLAMENTIT TË FINLANDËS

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov dhe anëtarët e Komisionit znj. Stanka Anastasova, z. Pançe Dameski, znj. Silvana Boneva, z. Vanço Kocev, z. Mile Paçemski, znj. Vlladanka Aviroviq, z. Vasko Shutarov, z. Aleksandar Spasenovksi dhe znj. Hristina Runçeva sot mbajtën takim me Delegacionin e Komisionit të Madh për Çështje Evropiane të Parlamentit të Finlandës. 



E mërkurë, 27 janar 2010, Parlamenti Evropian

U VOTUAN AMANDAMENTET E RAPORTIT PËR MAQEDONINË

Me 56 vota ‘’për’’, 5 ‘’të përmbajtur’’ dhe 5 ‘’kundër’’, Parlamenti Evropian sot i votoi amendamentet e Raportit për Maqedoninë, të parashtruara nga eurodeputeti dhe raportues slloven, z. Zoran Taler, me të cilat kërkohet që në mars të këtij viti vendi të merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Unionin Evropian



E martë, 26 janar 2010

FJALIM I KRYETARIT VELJANOSKI NË KRAKOV NË SHËNIMIN E 65-VJETORIT NGA ÇLIRIMI I AUSHVICIT

Besoj se secili nga ne sot, këtu, kur e shënojmë 65-vjetorin e çlirimit të Aushvic - Birkenau, dëshmitari i heshtur i holokaustit, pyetet pse ndodhi ajo. Pse mbi 6 milion burra, gra, fëmijë, pleq u likuiduan brutalisht vetëm pse ishin hebrenj. Kurse Zoti, i cili është një dhe pa dallim se cilit religjion i takojmë, na mëson se të gjithë jemi bijë të zotit dhe të gjithë jemi të njëjtë. Kjo çështje nuk duhet dhe nuk mund të kufizohet si çështje personale, ajo është çështje e jona e përbashkët, obligimi i jonë i përbashkët është që të mos lejojmë që të harrohet ose të shlyhet kujtesa historike për holokaustin. Edhe më e rëndësishme është që të mos lejojmë që të krijohen çfarëdo lloj kushtesh për përsëritjen e frikës dhe tmerrit të cilin e sillte holokausti, pa dallim kujt i dedikohet, sepse ajo është e keqja më e madhe në historinë e njerëzimit



E hënë, 25 janar 2010

DEKLERATË PËR MEDIET PAS TAKIMIT TË KRYETARIT TË KUVENDIT Z. TRAJKO VELJANOSKI ME AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË POLONISË Z. KAROL BAHURA DHE KRYETAREN E BASHKËSISË HEBRAIKE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË ZNJ. BJANKA SUBOTIÇ

Takimi i sotëm me Shkëlqesinë e tij ambasadorin e Republikës së Polonisë dhe mikun tonë, z. Karol Bahura dhe kryetaren e Bashkësisë Hebraike në Republikën e Maqedonisë, znj. Bjanka Subotiç u mbajt me rastin e shënimit të 65 vjetorit të lirimit nga Kampi nazistë Aushfic, me çka në një farë mënyre shënohet edhe  fundi i hollokaustit.  Me atë rast, në Krakov më 26 dhe 27 të këtij muaji do të mbahet konferencë ndërkombëtare dedikuar hollokaustit, por edhe konferencë e promovimit të tolerancës dhe të dialogut si vlera me të cilat ndërtohet paqja.



E premte, 22 janar 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, TRAJKO VELJANOSKI ME MINISTIRIN PËR PUNË EVROPIANE DHE NDËRKOMBËTARE TË REPUBLIKËS SË AUSTRISË MIHAEL SHPINDELEGER

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski realizoi takim me ministrin federal për punë evropiane dhe ndërkombëtare të Republikës së Austrisë Mihael Shpindeleger. Në takim Kryetari Veljanovski shprehu falënderim për vizitën e ministrit të Austrisë, e theksoi përkrahjen e Republikës së Austrisë për integrimet tona euroatlantike dhe e potencoi përgatitjen e Republikës së Maqedonisë për vazhdimin e reformave të cilat janë në agjendën e UE-së, si dhe vazhdimin e bisedimeve me Republikën  e Greqisë rreth gjetjes së zgjidhjes e cila do të ishte e pranueshme nga të dyja palët.



E premte, 22 janar 2010

KRYETARI I KUVENDIT Z. TRAJKO VELJANOVSKI E PRANOI LORDIN XHORXH FOLLKS NGA DHOMA E LORDËVE TË PARLAMENTIN BRITANIK DHE Z. MARK VERSALION NGA PARTIA KONZERVATIVE

Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanovski, sot, në kuadër të aktiviteteve për realizimin e projektit të përbashkët të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Fondacionit Vestministror për Demokraci, realizoi takim të përzemërt me lordin Xhorxh Follks nga Partia Laburiste në Dhomën e Lordëve të Parlamentit Britanik  dhe me z. Mark Versalion, kryesues i Forumit për punë të jashtme  të Partisë Konservative.



E premte, 22 janar 2010

PUNËTORI NJËDITORE E FONDACIONIT VESTMINISTROR PËR DEMOKRACI NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në kuadër të aktiviteteve për realizimin e projektit të përbashkët të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Fondacionit Vestministror për Demokraci, u realizua punëtori njëditore në temën Planifikim për aktivitete mbikëqyrëse dhe debate publike në komisionet parlamentare



E enjte, 21 janar 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETEKATËRT E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike në Mbledhjen e tridhjetekatërtë, të mbajtur me 20 janar 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike, leximi i parë



E enjte, 21 janar 2010

NIKIFOROS DIJAMANDUROS – AVOKAT EVROPIAN I POPULLIT

Parlamenti Evropian e rizgjodhi z. Nikiforos Dijamanduros nga Greqia për avokat evropian i popullit deri më 2014, z. Dijamanduros, i cili është në këtë pozitë prej vitit 2003, e mori përkrahjen e 340 eurodeputetëve gjatë votimit  të fshehtë të djeshëm në Strasburg.  Dy kandidatët e tjerë për këtë funksion ishin z. Pjer Iv Mone nga Belgjika, i cili mori 289 vota dhe z. Vitorio Botoli nga Italia, për të cilin votuan 19 eurodeputetë.



E enjte, 21 janar 2010

MBLEDHJA E DYZETETETETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet në Mbledhjen e dyzetetetë, të mbajtur me 14 janar 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë te Banka për Zhvillim pranë Këshillit Evropian sipas Marrëveshjes kornizë për hua dhe financim të pjesshëm të Projektit për rikonstruktim dhe ndërtim shtesë të institucioneve shëndetësore publike - faza e parë (leximi i parë).



E mërkurë, 20 janar 2010

U THEMELUA KËSHILLI ADMINISTRATIV PËR TË DREJTAT E FËMIJËS

Sot, në bazë të Memorandumit për bashkëpunim i cili nënshkruhet, me rastin e 20 vjetorit të Konventës për të drejtat e fëmijëve, ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Fondit të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), më 20 nëntor 2009, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë themelon Këshill Drejtues të Kuvendit për të drejtat e fëmijëve



E hënë, 18 janar 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike në Mbledhjen e tridhjetetretë, të mbajtur më 14 janar 2010, si trup amë punues e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shoqëri tregtare (leximi i parë) dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe lloje të tjera të partneritetit privat publik, me procedurë të shkurtuar



E enjte, 14 janar 2010

MBLEDHJA E NJËZETETRETË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI

Komisioni për mbrojte dhe siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e njëzetetretë, si trup amë punues e shqyrtoi Propozim-ligjin për kontroll dhe vulosje, përkatësisht shënim të armës së zjarrit dhe municionit- leximi i parë



E mërkurë, 13 janar 2010

MBLEDHJA E NJËZETESHTATË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në seancën e njëzeteshtatë, të mbajtur më 11 janar 2010, si trup punues amë shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lundrim të brendshme (leximi i parë).



E mërkurë, 13 janar 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për çështje evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 11 janar 2010, i shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm (leximi i parë) dhe Propozim-ligjin për preparate mjekësore veterinare (leximi i parë)



E martë, 12 janar 2010

EUROKOMESARËT NË DËGJIM PARA EURODEPUTETËVE

Njëzet e gjashtë kandidatët e rinj për komisarë, të zgjedhur nga kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, prej dje e deri më 19 janar do të dëgjohen nga deputetët në Parlamentin Evropian.



E martë, 5 janar 2010

SPANJA-VENDI I PARË KRYESUES ME UE PAS HYRJES NË FUQI TË MARRËVESHJES SË LISBONËS

Nga fillimi i Vitit të Ri 2010, Suedia ia dorëzoi Spanjës kryesimin me rotacion me Unionin Evropian. Rimëkëmbja ekonomike, roli i UE-së në botë dhe të drejtat qytetare zënë vend qendror në programin e Spanjës, e cila si prioritet e theksoi përmbushjen e Marrëveshjes së Lisbonës

Click