E premte, 31 maj 2013
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komision për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Gjashtëdhjetegjashtë, të mbajtur sot, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar shqyrtoi:
Lexo më shumë
E mërkurë, 29 maj 2013
ESTONIA E PËRKRAH MAQEDONINË NË RRUGËN DREJT ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim me Parlamentet e Vendeve Baltike, znj.Liljana Popovska dhe anëtarët e Grupit, znj.Deshira Imeri dhe z. Emilian Stankoviq, u takuan me Delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Estonisë
Lexo më shumë
E mërkurë, 29 maj 2013
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e gjashtëdhjetepestë, si trup punues amë, në lexim të parë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social
Lexo më shumë
E martë, 28 maj 2013, Ohër
KONFERENCA FINALE PËR SHTYP E KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E 10-TË TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË PBEJL-IT - KONSTATIME PËRFUNDIMTARE

Në pajtim me përcaktimin që qëllimet e deklaruara nga konferencat paraprake t'i realizojmë në praktikë, kjo Konferencë është konferencë e kontinuitetit të kryesimit aktual, paraprak dhe të ardhshëm me bashkëpunimin parlamentar rajonal. Pra, në atë mënyrë jemi edhe të përfaqësuar në konferencën për shtyp dhe afër meje janë kolegët - kryetari i Kuvendit Popullor të Serbisë z. Nebojsha Stefanoviq, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Rumanisë z. Valeriu Stefan Zgonea dhe nënkryetari i Senatit të Rumanisë z. Florin Konstantinesku. Riafirmimi i funksionit të Treshit është me rëndësi të veçantë në fazën aktuale të transformimit dhe institucionalizimit të bashkëpunimit parlamentar rajonal. Ai duhet të mundësojë të koncentrohemi në përcaktimin e harmonizuar të përbashkët.
Lexo më shumë
E hënë, 27 maj 2013, Ohër
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME NËNKRYETARIN E PARLAMENTIT EVROPIAN Z. LLASLLO SURJAN, ME KRYETARIN E DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE TË RUMANISË, Z. VALERIU STEFAN ZGONEA DHE ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË SERBISË Z. NEBOJSHA STEFANOVIQ

Në orët e pasdites në Konferencën e 10-të të kryetarëve të parlamenteve të PBEJL-it, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski u takua me nënkryetarin e Parlamentit Evropian z. Llasllo Surjan. Në takimin, kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë është fuqimisht e interesuar që edhe më tutje të vazhdohet me dhënie impulse të freskëta politike dialogut dhe bashkërisht me eurodeputetët dhe deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në mënyrë konstruktive të kontribuohet në procesin e eurointegrimeve.
Lexo më shumë
E hënë, 27 maj 2013, Ohër
TAKIMET BILATERALE TË KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCEN E 10-TË NË NIVEL TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË PBEJL

Në Konferencën e 10-të të kryetarëve të parlamenteve të PBEJL-së, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, u takua me kryetarin e Parlamentit Nacional të Republikës së Bulgarisë z. Mihail Mikov. Në takimin, të dy palët diskutuan për përmirësimin dhe kultivimin e marrëdhënieve të mirë fqinjësore.
Lexo më shumë
E hënë, 27 maj 2013, Ohër
HAPJA E KONFERENCËS SË 10-TË NË NIVEL TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË PBEJL DHE FJALIMI HYRËS I KRYETARIT VELJANOSKI NË TË

Me kënaqësi të veçantë e hap mbledhjen e 10-të jubilare -Konferenca e kryetarëve parlamentarë të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Ajo që para 16 vitesh në Athinë filloi si takim autokton dhe jo aq formal i nivelit më të lartë parlamentar rajonal, kaloi në proces të vazhdueshëm dhe hyri në një periudhë të pjekurisë, që kërkon prej nesh zhvillim plotësues dhe fazë më të lartë të bashkëpunimit të përbashkët.
Lexo më shumë
E premte, 24 maj 2013, Vatikan
KRYETARI VELJANOSKI NË AUDIENCË TE PAPA FRANÇESKU

Delegacioni shtetëror-kishtar i Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, kishte audiencë me Papën e ri Françesku. Kryetari Veljanoski ia uroi zgjedhjen për kryetar i 266-ti me radhë i Kishës Katolike, me dëshira të sinqerta për promovimin e mëtutjeshëm të paqes, bashkëpunimit dhe miqësisë në botë
Lexo më shumë
E premte, 24 maj 2013, Talin, Estoni
PJESËMARRJA E SHEFIT TË DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË AP TË KE, Z. ALEKSANDAR NIKOLLOSKI, NË PUNËN E MBLEDHJES SË KOMISIONIT MONITORUES
Veçanërisht është e rëndësishme pjesa që ka të bëjë me integrimet në NATO dhe BE. APKE jep qëndrim të qartë se ardhmëria e Maqedonisë është në NATO dhe BE dhe prezanton qëndrimin më të qartë për këtë çështje, si dhe bllokadën e integrimeve nga Greqia. Gjegjësisht, në rezolutën në pikën dy thuhet; "APKE shpreh keqardhje që çështja e emrit vazhdon ta prolongojë hapjen e negociatave aderuese me BE-në, megjithëse për atë ka rekomandime çdo vjet nga viti 2009 deri më tani nga Komisioni Evropian, si dhe tentimi i Maqedonisë për anëtarësim në NATO, njëkohësisht pa u respektuar nga Greqia vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) nga 5 dhjetor 2011. APKE shpreson se Greqia do të aplikojë dhe pranojë qasje më fleksibile për zgjidhjen e kësaj çështjeje. APKE e fton Maqedoninë ta vazhdojë dialogun nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së emrit, si dhe të zhvillojë marrëdhënie konstruktive me fqinjët, me atë duke kontribuar për stabilitetin e rajonit."
Lexo më shumë
E enjte, 23 maj 2013, Strasburg
REKOMANDIMET PËRFUNDIMTARE NË MBLEDHJEN E 11-TË TË KPP RM-BE

Debati rezultoi me miratimin e Rekomandimeve përfundimtare, ku parlamentarët kërkuan nga Këshilli i BE-së t'i caktojë vendit datë për negociata aderuese me Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh kërkesën e Këshillit të parashtruar Komisionit Evropian nga dhjetori 2012, si dhe rezolutat e kaluara të Parlamentit Evropian dhe për Raportin për progresin e vendit. Parlamentarët e përshëndetën Dialogun paraaderues të nivelit të lartë (HLLAD), që siguroi platformë të mirë për kthimin e reformave edhe në BE agjendën në fokusin e diskutimeve publike dhe është katalizator i rëndësishëm për realizimin e reformave ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian dhe përpjekjet e përbashkëta që siguruan përkrahje të vlefshme të procesit të aderimit të vendit, me fokusim në prioritetet kryesore reformuese
Lexo më shumë
E enjte, 23 maj 2013, Strasburg
MBLEDHJA E NJËMBËDHJETE E KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-BE

Mbledhja e njëmbëdhjete e Komitetit të Përzier Parlamentar-RM-BE, e cila u mbajt më 22 dhe 23 maj 2013 në Parlamentin Evropian në Strasburg, Republika e Francës, ku mori pjesë delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin e Përzier Parlamentar -RM-BE, të udhëhequr nga z. Qenan Hasipi, kryetar i Delegacionit te Kuvendit te Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociacion (bashkëkryesues i këtij komiteti), znj.Ermira Mehmeti - Devaja dhe z. Andrej Petrov, zëvendëskryetar i delegacionit, znj. Sillvana Boneva, z. Antonio Milloshoski, anëtarët e delegacionit dhe z. Bekim Fazliu, zëvendësanëtar i delegacionit.
Lexo më shumë
E enjte, 23 maj 2013, Strasburg
EUROPARLAMENTI E MIRATOI RAPORTIN PËR MAQEDONINË

Me 505 vota "pro", 61 vota "kundër" dhe 31 vota "të përmbajtur", Parlamenti Evropian e miratoi Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012. Gjatë votimit u miratua vetëm një pjesë e amendamenteve të propozuara të parashtruara për Rezolutën.
Lexo më shumë
E enjte, 23 maj 2013
EUROINTEGRIMI - ALTERNATIVË E VETME EDHE PËR MAQEDONINË DHE PËR KOSOVËN

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: z. Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane; z. Jani Makraduli, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; z. Mile Paçemski dhe z. Orhan Ibraimi, anëtarë të Komisionit për Çështje Evropiane, sot, gjatë vizitës bilaterale në Republikën e Kosovës, realizuan mbledhje pune me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi; me Komisionin për Çështje Evropiane të Parlamentit të Kosovës; me ministren e Eurointegrimeve, znj.Vlora Çitaku dhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj.Atifete Jahjaga
Lexo më shumë
E enjte, 23 maj 2013
DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMË: "IMPLEMENTIMI I PROCESIT TË DECENTRALIZIMIT"

Komisioni për Vetëqeverisje Lokale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 4-të, si trup punues amë, e shqyrtoi Iniciativën për mbajtjen e debatit mbikëqyrës me temë: "Implementimi i procesit të decentralizimit".
Lexo më shumë
E enjte, 23 maj 2013
EURODEPUTETET DEBATUAN PËR RAPORTIN PËR MAQEDONINË

Dje ne Parlamentin Evropian u zhvillua debat lidhur me Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, ndërsa sot do të votohet për të. Pothuajse të gjithë eurodeputetët në fjalimet e tyre kërkuan që vendi ynë menjëherë të marrë datë për negociata.
Lexo më shumë
E mërkurë, 22 maj 2013
RAPORTI PËR MAQEDONINË PARA EURODEPUTETËVE

Sot pasdite, Parlamenti Evropian, në kuadër të seancës plenare në Strazburg, do të debatojë lidhur me Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, ndërsa votimi për të do të bëhet të nesërmen.
Lexo më shumë
E martë, 21 maj 2013
MBLEDHJA E NJËZETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e sotme, si trup punues amë, ne lexim të dytë shqyrtoi:
Lexo më shumë
E martë, 21 maj 2013
MBLEDHJA E KËSHILLIT PËR PUNË TË PËRGJITHSHME TË BE-SË

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, sot në Bruksel, do të mbajnë mbledhje të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së (GAK), ku në rend dite është edhe çështja nëse duhet t'i dërgojnë ftesë Këshillit Evropian në Samitin që do të mbahet më 27 dhe 28 qershor.
Lexo më shumë
E martë, 21 maj 2013
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETETRE E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme të gjashtëdhjetetre, si trup punues amë, shqyrtoi:
Lexo më shumë
E hënë, 20 maj 2013
MBLEDHJA E TRIDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 30-të, si trup punues amë, në lexim të dytë, shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet.
Lexo më shumë
E hënë, 20 maj 2013
SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Nga 20 deri 23 maj, Parlamenti Evropian mban seancë plenare në Strazburg, në të cilën do të debatohet lidhur me Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, të përpiluar nga raportuesi për vendin tonë, eurodeputeti Riçard Hovit. Debati do të zhvillohet më 22 maj, ndërsa votimi do të bëhet më 23 maj.
Lexo më shumë
E mërkurë, 15 maj 2013
PJESËMARRJA E DEPUTETES VLLADANKA AVIROVIQ NË KONFERENCË NË ZAGREB

Kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë , znj.Vlladanka Aviroviq, mori pjesë në Konferencën me temë: Energjia, Zhvillimi, Demokracia. Qasje të suksesshme për ardhmëri të re energjetike në Evropën Juglindore, e cila u mbajt më 13 maj 2013 në Zagreb, Republika e Kroacisë.
Lexo më shumë
E martë, 14 maj 2013
MBLEDHJA E NJËZETESHTATË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të njëzeteshtatë, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, shqyrtoi
Lexo më shumë
E martë, 14 maj 2013
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEDY E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e gjashtëdhjetedy, të mbajtur sot, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, shqyrtoi:
Lexo më shumë
E hënë, 13 maj 2013
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETENJË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e gjashtëdhjetenjë, të mbajtur më 10 maj 2013, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrim të pagesave me para në dorë dhe Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitim. Propozim-ligjet i arsyetoi zëvendësministri i Financave, z. Ardian Xheladini
Lexo më shumë
E premte, 10 maj 2013
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme të gjashtëdhjetë, si trup punues amë e shqyrtoi Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike për vitin 2012. Arsyetim hyrës për Raportin vjetor dha znj.Maja Mallahova, kryetare e Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike.
Lexo më shumë
E premte, 10 maj 2013
MBLEDHJA E NJËZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e sotme të njëzetegjashtë, si trup punues amë, në lexim të parë shqyrtoi: Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim.
Lexo më shumë
E enjte, 9 maj 2013, Dublin
DELEGACIONI I KUVENDIT, I UDHËHEQUR NGA KRYETARI VELJANOSKI, NË VIZITË ZYRTARE NË IRLANDË

Delegacioni parlamentar i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në kuadër të vizitës dyditore zyrtare në Irlandë, i cili momentalisht kryeson me Bashkimin Evropian, përveç takimit me nikoqirin kryesuesi i Dhomës së përfaqësuesve të Iralandës z. Shon Beret, u takua edhe me kryetarin e Irlandës z. Majkll D. Higins, ministren e Çështjeve Evropiane znj.Llusinda Kreiton, me Komisionin e Përbashkët për Çështje Evropiane dhe me Grupin irlandez-maqedonas për miqësi.
Lexo më shumë
E enjte, 9 maj 2013
MBLEDHJA E TRIDHJETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Tridhjetetetë, të mbajtur sot, në lexim të parë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrjen e tregut dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale.
Lexo më shumë
E enjte, 9 maj 2013
MBLEDHJA E TRIDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE
Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të Tridhjetepestë, si trup punues amë, në lexim të parë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale
Lexo më shumë
E enjte, 9 maj 2013
MBLEDHJA E NJËZETENËNTË TË KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 29-të të mbajtur sot, si trup punues amë, në lexim të parë mori në shqyrtim Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet
Lexo më shumë
E enjte, 9 maj 2013
MBLEDHJA E NJËZETEPESTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetepestë, të mbajtur më 7 maj të vitit 2013, si trup punues amë, shqyrtoi
Lexo më shumë
E mërkurë, 8 maj 2013, Dublin, Irlandë
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYESUESIN E DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE TË IRLANDËS, Z. SHON BERET

Në takimin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, shprehu kënaqësi për mikpritjen dhe takimin që mundësoi këmbim të sinqertë informatash dhe mendimesh për çështjet eurointegruese, për çështjet bilaterale dhe çështjet tjera në funksion të avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja vendeve.
Lexo më shumë
E martë. 7 maj 2013
KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË IRLANDË
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, prej nesër qëndron në vizitë zyrtare në Irlandë në nivel më të lartë shtetëror. Vizita zyrtare dyditore në Irlandë, e cila momentalisht kryeson me Bashkimin Evropian, realizohet me ftesë të kryesuesit të Dhomës së përfaqësuesve të Irlandës, z. Shon Beret.
Lexo më shumë