E hënë, 31 maj 2010

ÇDOKUSH KA TË DREJTËN E NIVELIT MË TË LARTË TË SHËNDETIT FIZIK DHE MENDOR

Klubi i deputeteve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot organizoi debat publik me temën “Strategji nacionale për shëndetin seksual dhe riprodhues”. Qëllimi kryesor i Strategjisë është që deri në vitin 2020 të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të kenë shëndet më të mirë seksual dhe riprodhues



E hënë, 31 maj 2010

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e gjashtëdhjetetretë, të mbajtur më 28 maj 2010, si trup punues amë i shqyrtoi: Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi fitim (leximi i parë), Propozim-ligjin për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Investuese Evropiane sipas marrëveshjes për hua për Projektin ‘’Furnizimi me ujë dhe kullimi i ujërave të zeza''(leximi i parë) dhe Propozim-strategjinë për menaxhim me borxhin publik të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2010-2012



E premte, 28 maj 2010

TAKIM I GRUPIT TË DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMETIN E REPUBLIKËS SË SERBISË ME DELEGACIONIN E KËSHILLIT PËR MARRËDHËNIE ME SERBËT JASHT SERBISË

Grupi i deputetëve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Serbisë sot kishte takim me delegacionin e Këshillit për Marrëdhënie me Serbët jashtë Serbisë



E premte, 28 maj 2010, Komisioni për Çështje Ekonomike

DEBAT PUBLIK PËR PROJEKT-STRATEGJINË PËR SHFRYTËZIMIN E BURIMEVE RIGJENERUESE TË ENERGJISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË DERI NË VITIN 2010

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e dyzetedytë, të mbajtur më 28 maj 2010, si trup punues amë organizoi Debat publik për Projekt-strategjinë për shfrytëzimin e burimeve rigjeneruese të energjisë në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2010



Eenjte, 27 maj 2010

TAKIM I KRZETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË. Z.TRAJKO VELJANOSKI, ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË RUMANISË, Z.TRAJAN BASESKU

Në takim, kryetari Veljanoski shprehu falënderim për mbështetjen e deritanishme nga Republika e Rumanisë si vendi ynë miqësor për integrimet tona euroatlantike, e theksoi përcaktimin tonë të fuqishëm për integrim në NATO nëpërmjet vazhdimit të pjesëmarrjes tonë aktive në misionet paqësore ushtarake dhe paraqiti kënaqësinë e vet nga niveli i deritanishëm i bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy shteteve



E martë, 25 maj 2010, Romë

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z.TRAJKO VELJANOSKI, U TAKUA ME KRYETARIN E DHOMËS PËRFAQËSUESE TË REPUBLIKËS SË ITALISË, Z. XHANFRANKO FINI

Delegacioni i Kuvendit i paraprirë nga Kryetari i Kuvendit tëRepublikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, ndërsa në të cilin marrin pjesë edhe koordinatorja e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Z-nja Silvana Boneva, zëvendës-koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së z. Safet Neziri, zëvendës-koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-s, z. Marjanço Nikollov dhe zëvendës-koordinatori i grupit parlamentar të PRSD-së, PL-së dhe AR-sëz. Goran Misovski, sot realizuan takim me kryetarin e Dhomës përfaqësuese të Republikës së Italisë, Z. Xhanfranko Fini



E martë, 25 maj 2010, Zagreb Kroaci

DELEGACIONI I GRUPIT PARLAMENTAR TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KROACISË KA REALIZUAR TAKIM ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË KROACISË, Z. IVO JOSIPOVIQ

Delegacioni i grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kroacisë, i cili gjendet për vizitë kthyese tri ditore, i udhëhequr nga z-nja Bllagorodna Duliq, sot ka realizuar takim me Kryetarin e Republikës së Kroacisë, Z. Ivo Josipoviq



E martë, 25 maj 2010

TAKIM I NËNKRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z.RAFIS ALITI ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME TË SENATIT TË RUMANISË

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Rafis Alitisot pati takim me Delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit të Rumanisë të udhëhequr nga kryetari i Komisionit, z. Titus Korlacean.



E martë, 25 maj 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE, Z. PETAR POP ARSOV, ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME TË SENATIT TË RUMANISË

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Petar Pop Arsov, me anëtarët e Komisionit z-nja. Sllavica Grkovska Loshkova, z-nja. Vlladanka Aviroviç, z. Aleksandar Spasenovski, z. Pançe Damevski dhe z. Jovan Llazarev, sot realizuan takim me Delegacionin  e Komisionit për Politikë të Jashtme në Senatin e Rumanisë, të udhëhequr nga Kryetari i  Komisionit, z. Titus Korlacean.



E martë, 25 maj 2010

REFORMA TË BRENDSHME- HAP I PARË PËR ADERIM TË SUSKSESHËM NË BE

Delegacioni i Komisionit për Politikë të Jashtme i Senatit të Rumanisë, i cili sot realizoi takim me Kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z-nj Teuta Arifi dhe anëtarët e Komisionit, i theksoi reformat e brendshme dhe përkrahjen nga miqtë e jashtëm si element i rëndësishëm për aderim të suksesshëm në Bashkimin Evropian



E shtunë, 22 maj 2010, Romë

DELEGACIONI SHTETËROR I UDHËHEQUR NGA KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI NË SHËNIMIN E MANIFESTIMIT "MAQEDONIA PËR NDER TË SHËN. CIRILIT" NË ROMË

Delegacioni shtetëror i Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski në kuadër të shënimit të manifestimit tradicional "Maqedonia për nder të Shën. Cirilit" i cili mbahet çdo vit në kryeqytetin e Italisë, ishte në audiencë te Papa Bendikti i 16-të



E premte, 21 maj 2010

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOVSKI NË MBLEDHJEN E KOMITETIT TË PËRHERSHËM TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Para 20 vitesh në flamurin e Këshillit të Europës ndriçonin vetëm 12 yje, kurse sot ka 47 shtete anëtare me mbi 830 milionë europianë,  përkatësisht u realizua ideja e  një burrështetasi të madh europianit Uinston  Çerçil- "Le të krijohet Europa" ide që u proklamua në vitin e largët 1946.
 Para plot 20 vitesh nocionet: liritë dhe të drejtat  njeriut, demokracia parlamentare, ekonomia e tregut ishin tabu tema për të gjithë ne që ishim përtej perdes të hekurt, përkatësisht ishin vetëm fasadë për t'i mbuluar sistemet  njëpartiak.



E premte, 21 maj 2010

FJALIM I Z. MEVLUT ÇAUSHOGLU, KRYETAR I KUVENDIT PARLAMENTAR TË KËSHILLIT TË EVROPËS NË MBLEDHJEN E KOMITETIT TË PËRHERSHËM

Para së gjithash do të doja t’i faleminderoj, veçanërisht të kryetarit, Për atë që është nikoqir të Komitetit të Përhershëm të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës në Shkup. Ministër Milloshovski, kryesimi i juaj me Komitetin e ministrave vetëm sa filloi dhe tani  më kemi mundësin të punojmë së bashku. E përshëndeti Pranin tuaj meqë është shenjë se keni vullnet edhe më tutje ta përforconi bashkëpunimin me Kuvendin Parlamentar dhe për atë Ju përshëndes. Nga ana jonë, jemi të përgatitur të japim përkrahje të plotë për kryesimin tuaj dhe jemi në pritje të Ju presim në Hemicilin tonë gjatë gjysmë-sesionit në qershor.



E premte, 21 maj 2010

FJALIMI I SH. TIJ ANTONIO MILLOSHOSKI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHME NË SESIONIN E KOMITETIT TË PËRHERSHËM TË ASAMBLES PARLAMENTARE NË KËSHILLIN E EVROPËS

Më paraqet kënaqësi e madhe të ju dëshiroj mirëseardhje në Shkup dhe ti drejtohem këtij forumi të respektuar në cilësi të Kryesuesit në Komitetin e Ministrave në Këshillin e Evropës. Kryesimi me organizatën më të vjetër politike në Evropë paraqet sfidë të madhe për mua personalisht dhe për vendin tim. Ekzistojnë shumë shkaqe përse është ajo sfidë, por unë nuk do të  kthehem  në disa nga ato  të cilat janë të dukshme, por në të njëjtën kohë edhe të vetme. Në vend të asaj do të koncentrohem në çështjen me interes për Organizatën.



E hënë, 17 maj 2010

FJALIM I KRYETARIT VELJANOVSKI ME RASTIN E NËNSHKRIMIT SOLEMN TË MEMORANDUMIT PËR MIRËKUPTIM NDËRMJET KËSHILLIT FEDERAL TË ZVICRËS DHE KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Më shkakton kënaqësi të veçantë që sot aderojmë drejt nënshkrimit zyrtar të një Projekti të rëndësishëm për zhvillimin e kapacitetit tonë parlamentar. Në këtë solemnitet të vogël, së bashku me shkëlqesinë e  saj Nikoll Virsh, ambasadore e Konferencës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, do ta nënshkruajmë Memorandumin për mirëkuptim me të cilin përkrahet themelimi dhe zhvillimi i Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.



E premte, 14 maj 2010

KRYETARI I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI, NË STOKHOLM

Sot, në Stokholm, filloi konferenca dyditore e kryetarëve të parlamenteve të shteteve-anëtare të Unionit Evropian dhe të shteteve–kandidate.  Sesioni i paradites i ishte dedikuar Marrëveshjes së Lisbonës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërsa prononcim të vetin kishte edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski.



Е martë, 11 maj 2010

FILLOI KRYESIMI MAQEDONAS 2010

Me logon ‘’Kryesimi Maqedonas 2010’’, në sesionin e120-të ministror në Strasburg, Republika e Maqedonisë sot zyrtarisht e morri kryesimin me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës



E hënë, 10 maj 2010

MAQEDONIA PARA NDËRMARRJES SË KRYESISË ME KOMITETIN E MINISTRAVE DHE KËSHILLIT TË EVROPËS

Nesër, më 11 maj , Republika e Maqedonisë do  ta ndërmarrë kryesinë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës për gjashtë muajt e ardhshëm.  Kjo do të ndodh në Strasburg në fund të takimit të ministrave për Punë të Jashtme të vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës. 



E hënë, 10 maj 2010, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR UJËRAT

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 35-të të mbajtur më 7 mars 2010, si trup punues amë në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-Ligjin për ndryshimin e Ligjit për ujërat



E premte, 07 maj 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI, SHKËLQESINË E TIJ DUSHAN MRDOJEVIÇ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski e pranoi ambasadorin e sapoemëruar dhe të autorizuar të Republikës së Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesinë e tij Dushan Mrdojeviç



E premte, 07 maj 2010

TRIBUNË PUBLIKE ME TEMËN: ‘’EVROPA-60 VJET PAS DEKLARATËS SË SHUMANIT: RRUGA E MAQEDONISË DREJT UNIONIT EVROPIAN’’

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të manifestimit tradicional ‘'Parlament i hapur’’ në bashkëpunim me lëvizjen Evropiane në Republikën e Maqedonisë (LERM),sot organizuan tribunë ndërkombëtare shkencore dhe publike me temën: ‘’Evropa-60 vjet pas Deklaratës së Shumanit: Rruga e Maqedonisë drejt Unionit Evropian'' me rastin e 9 majit-Ditës së Evropës.



E premte, 07 maj 2010

KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NJË NDËR INSTITUCIONET SHTETËRORE MË TË HAPURA DHE MË TRANSPARENTE

Në kuadër të Parlamentit të hapur, i cili këtë vit mbahet në bashkëpunim me NDI-në, me iniciativën Qytetare MOST dhe me Institutin për Demokraci Parlamentare IDP) u mbajt tribunë me temën: ‘'Drejt dialogut më të hapur dhe më transparent ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe sektorit qytetar’' në të cilën morën pjesë deputetë dhe më tepër përfaqësues të sektorit qytetar



E enjte, 06 maj 2010

‘’KRYESIMI MAQEDONAS 2010’’-LOGO ZYRTARE PËR KRYESIM ME KOMITETIN E MINISTRAVE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Flamuri i stilizuar maqedonas me logon e Këshillit të Evropës, i përcjellë me tekstin në gjuhën maqedonase ‘’Kryesimi maqedonas 2010’’, i shoqëruar nga ana e djathtë me logon zyrtare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, është logoja zyrtare nën të cilën Republika e Maqedonisë do të kryesojë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. 



E mërkurë, 05 maj 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z TRAJKO VELJANOSKI, E PRITI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË BULLGARISË, Z. NIKOLLAJ MLLADENOV

Në bisedimet të dyja palët i theksuan marrëdhëniet e zhvilluara bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë në të gjitha fushat, të cilat janë në dobi të dy shteteve, por kanë edhe rol shumë të rëndësishëm në stabilitetin e tërë rajonit dhe më gjerë



E mërkurë, 05 maj 2010

SESION PLENAR I EUROPARLAMENTIT

Sot dhe nesër në Bruksel, Parlamenti Evropian do të mbaj sesion plenar, në të cilin do të votohet dhe debatohet për disa çështje të cilat nuk u rrumbullakuan në sesionin paraprak në Strasburg, pasi pjesa më e madhe e eurodeputetëve nuk ishin të pranishëm për shkak të kaosit i cili u shkaktua në komunikacionin ajror si rezultat i aktivizimit të vullkanit në Islandë. 



E martë, 04 maj 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z.TRAJKO VELJANOSKI, E PRITI ZËVENDËSKRYEMINISTRIN DHE MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË IZRAELIT, Z. AVIGDOR LIBERMAN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, duke bërë vështrim të historisë të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve që fillojnë që nga shekulli i 15, kur në këto hapësira vendosen hebrenjtë sefradikë, theksoi se gjatë shekujve është krijuar simbiozë e vërtetë e jetesës së përbashkët, për fat të keq me dhunë ishte ndërprerë në vitin 1943, kur mbi 7200 hebrenj të maqedonisë ishin deportuar në Treblinka, ku u likuiduan në mënyrë brutale. 



E martë, 04 maj 2010

MBLEDHJA E DYZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dyzetegjashtë, të mbajtur më 3 maj 2010, si trup punues amë i shqyrtoi Propozim-ligjet në vijim:



E hënë, 3 maj 2010

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit ë Republikës së Maqedonisë më 03 maj 2010 e mbajti Mbledhjen e gjashtëdhjetenjëtë, në të cilën si trup punues amë i shqyrtoi Propozim-ligjet në vijim:



E shtunë, 1 maj 2010

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, I KRYESUAR NGA KRYETARI VELJANOSKI, MORI PJESË NË HAPJEN E EKSPOZITËS BOTËRORE SHANGAI EKSPO 2010

Me këtë rast, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, z. Veljanoski, kishte takim me kryetarin e RP të Kinës, z. Hu Xhin Tao, i cli për nder të mysafirëve të nivelit të lartë organizoi darkë solemne. Me këtë rast, Kryetari Veljanoski iu falënderua për pritjen e ngrohtë dhe e tregoi bindjen e tij se organizimi i Ekspo 2010 do ta ndjek suksesshmërinë e lojërave olimpike në Pekin, ndërsa RP e Kinës edhe njëherë do të jetë nikoqir i një ngjarjeje të rëndësishme globale të cilën do ta shënojë këtë vit.

Click