E martë, 30 prill 2013
KRYETARI VLEJANOSKI E MIRËPRITI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z.ALLDO BUMQI

Në takimin e sotëm, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet të dyja shteteve dhe përkrahjen reciproke në plan bilateral dhe multilateral. Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për qëndrimin pozitiv të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht për përkrahjen e qartë, konstante dhe principiele të Shqipërisë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, edhe pse të dyja shtetet bashkërisht filluan të ecin drejt këtij qëllimi
Lexo më shumë
E martë, 30 prill 2013
PJESËMARRJA E DEPUTETËVE BONEVA DHE GORÇEV NË FORUMIN E LARTË POLITIK KINA-EVROPA

Me ftesë të udhëheqësisë së Republikës Popullore të Kinës, delegacioni i udhëhequr nga kryetarja e Grupit parlamentar për bashkëpunim ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kuvendit të Republikës Popullore të Kinës, znj.Sillvana Boneva, bashkë me kryetarin e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, z.Vlladimir Gjorçev, nga 22 deri 26 prill 2013, ishin në vizitë në Republikën Popullore të Kinës. Deputetët Boneva dhe Gjorçev morën pjesë në Forumin e Lartë Politik Kina-Evropa, ndërsa gjithashtu, realizuan disa takime të rëndësishme me funksionarë të lartë, në interes të thellimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja vendeve.
Lexo më shumë
E hënë, 29 prill 2013
MBAJTJA E DEBATEVE MBIKËQYRËSE - HAP I SIGURT DREJT DEMOKRACISË PARLAMENTARE

Kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.Rexhail Ismaili, dha një pasqyrë të shkurtër për planifikimin vjetor të aktiviteteve mbikëqyrëse, si dhe të aktiviteteve mbikëqyrëse në planet vjetore të punës së komisioneve. Ai theksoi se nuk mund të arrihet demokraci e vërtetë parlamentare pa parlament të fuqishëm në të cilin plotësisht do ta ushtrojë funksionin e tij legjislativ dhe kontrollues mbi punën e pushtetit ekzekutiv. Mbajtja e debateve mbikëqyrëse në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është hap i vetëm por i sigurt në atë drejtim.
Lexo më shumë
E premte, 26 prill 2013, Garmish-Partenkirhen, Gjermani
PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË SEMINARIN PËR POLITIKË NACIONALE TË SIGURISË

Deputetët Marija Rashkovska, Dimitar Stevanaxhija, Toni Trajanovski, Kosana Mazneva-Nikoliq, Tanja Tomiq, Cvetanka Ivanova, Safet Bishevac, Suzana Saliu, Vjollca Mehmedi-Nuredini, Marjanço Nikollov dhe Ivon Veliçkovski nga 23 deri 26 prill 2013 marrin pjesë në seminarin për politikë nacionale të sigurisë, i cili mbahet në Garmish-Partenkirhen, Gjermani.
Lexo më shumë
E martë, 23 prill 2013, Nikozi, Republika e Qipros
FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË VENDEVE ANËTARE TË BE-SË DHE VENDEVE KANDIDATE PËR ANËTARËSIM, ME TEMË "KOHEZIONI SOCIAL NË KUSHTE TË KUFIZIMIT: ÇFARË MUND TË BËJNË PARLAMENTET NACIONALE"

Që nga fillimi i shekullit 20, njerëzimi ballafaqohet me ndryshime të mëdha demografike. Këto ndryshime demografike janë rezultat i shkallës së natalitetit, jetëgjatësisë dhe shpërnguljeve të popullatës. Në Evropë, ky fenomen ka marrë emrin si "shoqëri që plaken". Statistikat tregojnë numra brengosëse. Gjendja e popullatës nuk do pësojë ndryshime thelbësore në vitin 2060, por do të mbizotërojë popullata më e vjetër, mbi 65 vjetësh.
Lexo më shumë
E hënë, 22 prill 2013, Nikozi, Republika e Qipros
FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA VENDET E BE-SË, ME TEMË "SJELLJA E QYTETARËVE MË AFËR BE-SË"

Transparenca dhe objektiviteti i parlamenteve janë instrumente të rëndësishme në zbatimin e demokracisë. Parlamentet vetë duhet të kujdesen t'i shfrytëzojnë mundësitë të cilat i kanë në dispozicion në mënyrë që të jenë transparentë para opinionit dhe qytetarëve. Konkretisht mund të theksoj se aktivitetet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë plotësisht transparente, me ç'rast çdo seancë plenare, çdo mbledhje e komisionit, çdo debat publik dhe mbikëqyrës, si dhe të gjitha aktivitetet tjera parlamentare transmetohen në Kanalin Televiziv Parlamentar.
Lexo më shumë
E hënë, 22 prill 2013
KALIMI I MAQEDONISË NGA NJË VEND IMPORTUES NË NJË VEND EKSPORTUES I STABILITETIT

Delegacioni i Komisionit për Dimension civil të Sigurimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nën udhëheqësinë e z.Llord Xhoplin, kryetar i Komisionit, si dhe kryetarin dhe nënkryetaren e Nënkomitetit për Sundim Demokratik, z.Vitalino Canas, dhe znj.Zholi Gario-Majllam, e vizitoi Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Lexo më shumë
E hënë, 22 prill 2013
PJESËMARRJA E KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA VENDET E BE-SË
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, nga sot merr pjesë në Konferencën në nivel të kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Bashkimit Evropian, që mbahet në Nikozi, Republika e Qipros. Kryetari Veljanoski në këtë konferencë merr pjesë me ftesë të kryetarit të Dhomës përfaqësuese të Republikës së Qipros, Janakis L.Omirou
Lexo më shumë
E enjte, 18 prill 2013
MBLEDHJA E PESËDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 59-të, në lexim të dytë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masa doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe Propozim-ligjin për marrjen e shoqërive aksionare.
Lexo më shumë
E enjte, 18 prill 2013
MBLEDHJA E NJËZETESHTATË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 27-të, si trup punues amë, në lexim të dytë, mori në shqyrtim gjashtë Propozim-ligje:
Lexo më shumë
E mërkurë, 17 prill 2013
PRANIA E KRYETARIT VELJANOSKI NË VARRIMIN CEREMONIAL TË ISH-KRYEMINISTRES SË BRITANISË SË MADHE, MARGERET TAÇER

Kryetari kishte takime të shkurtra me kryeministrin aktual Dejvid Kameron, ish-kryeministrin britanik Xhon Mejxhor, me ish-kryeministrin kanadez Stiven Harper, me kryeministrin aktual shqiptar Sali Berisha dhe personalitete tjera politike
Lexo më shumë
E mërkurë, 17 prill 2013
MBLEDHJA E PESËDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKONOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e pesëdhjetetretë, të mbajtur sot, si trup punues amë, në lexim të dytë, e shqyrtoi:
Lexo më shumë
E martë, 16 prill 2013
EUROKOMISARI FYLE DO TA PUBLIKOJË RAPORTIN SPECIAL PËR MAQEDONINË

Sot pasdite, në Parlamentin Evropian në Strazbur, eurokomisari për zgjerim të Bashkimit Evropian, z.Shtefan Fyle, do ta publikojë Raportin Special për Republikën e Maqedonisë.
Lexo më shumë
E hënë, 15 prill 2013
FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE "INTEGRIMI EVROPIAN NËPËRMJET BASHKËPUNIMIT TË PARLAMENTEVE, SHOQËRISË CIVILE DHE TRUPAVE TË PAVARUR RREGULLATOR NË EJL - KËMBIMI I PËRVOJAVE DHE PRAKTIKAVE POZITIVE"

Parlamenti është institucion demokratik qendror në shoqërinë moderne. Por, për ta luajtur rolin e plotë dhe të vërtetë të një institucioni të rëndësishëm në sistemin politik, duhet të respektohet nga të gjithë pjesëmarrësit në politikë. Në shoqërinë e tranzicionit parlamenteve u nevojitet përkrahje më të madhe nga opinioni dhe mediat dhe respekt më të madh nga ana e partive politike në mënyrë që gradualisht të mund ta arrijnë rolin e tyre kryesor në jetën demokratike. Por, kur shteti është në proces të integrimit më të gjerë, përkrahja e parlamenteve duhet të jetë e padyshimtë edhe nga jashtë, nga subjektet ndërkombëtare.
Lexo më shumë
E hënë, 15 prill 2013
PJESËMARRJA E DEPUTETES AVIROVIQ DHE DEPUTETIT MISINI NË SEMINARIN PARLAMENTAR NË BRUKSEL

Kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj.Vlladanka Aviroviq dhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Hajrulla Misini, morën pjesë në seminarin parlamentar, i cili u mbajt më 12 prill 2013 në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.
Lexo më shumë
E premte, 12 prill 2013
FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN RAJONALE TË BURSISTËVE IPS 2013

Bursa parlamentare ndërkombëtare (IPS) është aktivitet tradicional i Bundestagut të Gjermanisë përkatësisht projekt i parlamentit gjerman i cili të rinjve të angazhuar politikisht u jep mundësi të informohen për sistemin parlamentar të Republikës Federative të Gjermanisë. Bashkëpunimi i tillë nxit fitimin e njohurive për demokracinë parlamentare në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore dhe praktikisht mësohet jeta politike, akademike dhe kulturore e Republikës Federative të Gjermanisë
Lexo më shumë
E premte, 12 prill 2013
KONFERENCA RAJONALE E BURSISTËVE TË IPS

Në organizim të Shoqatës për Bashkëpunim Parlamentar "IPA Makedonija" u mbajt Konferencë Parlamentare e bursistëve të IPS me temë: Trashëgimia nga IPS në fokus: përmes aktivizimit të shoqatave të bursave parlamentare ndërkombëtare deri në pjesëmarrje më të madhe në jetën politike dhe shoqërore në atdheun, në të cilën morën pjesë shoqatat IPS nga gjithë rajoni i Ballkanit, faktorët relevantë nga Maqedonia dhe Gjermania.
Lexo më shumë
E premte, 12 prill 2013
MBLEDHJE PRELIMINARE E DEPUTETËVE ROMË PËR PËRPARIM TË BASHKËPUNIMIT RAJONAL

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me OSBE-në, u mbajt mbledhja preliminare e deputetëve romë të rajonit, e cila ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha nivelet.
Lexo më shumë
E enjte, 11 prill 2013
KRYETARI VELJANOSKI E MIRËPRITI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, Z. KARL VIKTOR ERJAVEC

Në takimin e sotëm, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet shteteve të cilat bazohen në bashkëpunimin konstruktiv shumëvjeçar dhe përkrahjen e ndërsjellë në planin bilateral dhe multilateral. Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për pozicionin e qartë dhe konstant të Republikës së Sllovenisë ndaj Republikës së Maqedonisë, i cili shënon përkrahje të vazhdueshme, të fuqishme dhe principiele për procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë.
Lexo më shumë
E mërkurë, 10 prill 2013
NËNSHKRIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË LIBRIN E NGUSHËLLIMEVE ME RASTIN E VDEKJES SË ISH-KRYEMINISTRES BRITANIKE, ZNJ.MARGARET TAÇER

Sot, 10 prill 2013, në Ambasadën e Britanisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajkov Veljanoski, hodhi nënshkrim në Librin e ngushëllimeve me rastin e ish-kryeministres britanike, znj.Margaret Taçer.
Lexo më shumë
E mërkurë, 10 prill 2013
VIZITA E DELEGACIONIT TË ÇEKISË - HAPI I PARË NË BASHKËPUNIM NDËRMJET TË DYJA PARLAMENTEVE

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Suzana Saliu, realizoi takim me delegacionin e Komisionit për Shëndetësi të Parlamentit të Çekisë.
Lexo më shumë
E mërkurë, 10 prill 2013
KËMBIMI I PËRVOJAVE NGA SHËNDETËSIA MAQEDONASE DHE ÇEKE PËR MBROJTJE MË TË MIRË SHËNDETËSORE TË QYTETARËVE

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe ai i Parlamentit të Çekisë realizuan takim në të cilin këmbyen mendime dhe përvoja nga sfera e shëndetësisë, të cilat kanë për qëllim mbrojtje më të mirë shëndetësore të qytetarëve
Lexo më shumë
E martë, 9 prill 2013
NEVOJITET QË TË GJITHË PARTITË POLITIKE TË FOKUSOHEN NË EUROINTEGRIMET

Në kuadër të mbledhjes së 14-të të Këshillit Nacional për Eurointegrime, në të cilën mori pjesë edhe Komisioni për Çështje Evropiane, Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komiteti i Përzier Parlamentar RM-BE, mbajti fjalim z.Shtefan File, komisar për zgjerim dhe politikë fqinjësore evropiane të Komisionit Evropian.
Lexo më shumë
E martë, 9 prill 2013
MBLEDHJA E NJËZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 26-të, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi:
Lexo më shumë
E martë, 9 prill 2013
BOTIMI I NJËZETENËNTË I BULETINIT TË KPP-SË RM - BE

Në numrin aktual të Buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian (KPP - RM-BE), që i përfshin aktivitetet para fillimit të zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë, vend qendror zë takimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z.Ban Ki-mun, ku u shpreh kënaqësia nga niveli i deritanishëm i bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara dhe u theksua se lidhur me bashkëpunimin parlamentar në rajon, diplomacia parlamentare gjithnjë e më tepër bëhet instrument i rëndësishëm për realizim të bashkëpunimit, e veçanërisht vendosja e bashkëpunimit më intensiv me Republikën e Greqisë dhe shfrytëzimi i diplomacisë parlamentare për qasje më të lehtë në zgjidhjen e çështjeve kontestuese.
Lexo më shumë
E martë, 9 prill 2013
KOMITETI PËR PUNË TË JASHTME I EUROPARLAMENTIT E MIRATOI REZOLUTËN PËR MAQEDONINË

Me 38 vota "për" dhe 13 vota "kundër", Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian e miratoi Rezolutën për Progresin e Republikës së Maqedonisë, në seancën e djeshme të rregullt në Europarlamentin në Bruksel
Lexo më shumë
E hënë, 8 prill 2013
VOTOHET REZOLUTA PËR MAQEDONINË

Sot pasdite, Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, në mbledhjen e tij të rregullt në Parlamentin Evropian në Bruksel, do të votojë Rezolutën për Republikën e Maqedonisë
Lexo më shumë
E hënë, 8 prill 2013
NJËZET VJET NGA ANËTARËSIMI I MAQEDONISË NË KB

Më 8 prill 1993 Republika e Maqedonisë u bë anëtare e 181 e Kombeve të Bashkuara. Sot kjo organizatë botërore, me seli në Njujork, numëron 193 vende-anëtare.
Lexo më shumë
E martë, 2 prill 2013, Beograd
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME PRESIDENTIN E SERBISË TOMISLLAV NIKOLIQ

Edhe njëherë u vërtetuan marrëdhëniet miqësore dhe përkrahja e ndërsjellë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë në takimin e sotëm ndërmjet kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski dhe Presidenti i Serbisë, z.Tomisllav Nikoliq. Të dy palët diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohen të dy shtetet në vigjilje të datës së pritur për fillimin e negociatave me BE-në, për çështjen e emrit, por edhe për kontestin e kishës ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë dhe mundësitë për tejkalimin e tyre.
Lexo më shumë
E hënë, 1 prill 2013, Beograd
KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË REPUBLIKËN E SERBISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë, në kuadër të së cilës, sot u takua me kolegun e tij, kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, z.Nebojsha Stefanoviq, me kryetarin e Grupit parlamentar për bashkëpunim, z.Zoran Ostoiq dhe me anëtarët e Grupit, si dhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, z.Ivica Daçiq
Lexo më shumë