E premte, 30 prill 2010

MBLEDHJA E DYZETEPESTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e dyzetepestë, të mbajtur më 27 prill 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor (leximi i parë).



E mërkurë, 28 prill 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E KONGRESIT POPULLOR TË KINËS VU BANGUO



Në kuadër të vizitës në Republikën Popullore të Kinës të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga Kryetari Trajko Veljanoski, në përbërje të të cilit janë deputetët Sillvana Boneva, Cvetanka Ivanova dhe Xhevat Ademi, sot në Pekin, në ndërtesën  e Kongresit Popullor i Kinës u realizua takim me kryetarin  e Kongresit Popullor të Kinës Vu Banguo, që njëherit paraqet takimin e parë në nivel të kryetarëve të parlamenteve të dy vendeve.



E martë, 27 prill 2010

SESION PRANVEROR I ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT EVROPIAN

Prej 26 deri më 30 prill në Strasburg mbahet sesion pranveror i Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës, në të cilin, në mes tjerash, do të debatohet për pasojat e krizës ekonomike dhe të ndryshimeve klimatike, për Konventën evropiane për të drejtat e njeriut  dhe për diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe barazisë gjinore.



E hënë, 26 prill 2010

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË I UDHËHEQUR NGA KRYETARI TRAJKO VELJANOSKI SOT SHKOI NË VIZITË NË REPUBLIKËN POPULLORE TË KINËS

Gjatë vizitës, Kryetari i Kuvendit, Veljanoski dhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit do të realizojnë takim me kryetarin e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Republikës Popullore të Kinës, Vu Bankou, që paraqet takim të parë të kryetarëve të parlamenteve ndërmjet dy shteteve, si dhe takim me kryetarin dhe anëtarët e grupit parlamentar për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës



E hënë, 26 prill 2010

MBLEDHJA E KATËRMBËDHJETË E KËSHILLLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime në mbledhje e shqyrtoi dhe me konsensus e miratoi Informatën për aktivitetet e realizuara nga Programi nacional për miratimin e të drejtës së Unionit Evropian-revizioni 2010 për periudhën nga 01.01 deri më 31.03.2010, të përpiluar nga Sekretariati për Çështje Evropiane i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.



E martë, 20 prill 2010

MADRIDI I PËRKRAH INTEGRIMET EUROATLANTIKE TË MAQEDONISË

Kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Radmilla Shekerinska, së bashku me anëtarët dhe përfaqësuesit e Këshillit, realizuan takim me z. Migel Anhel Moratinos, ministër i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës.



E martë, 20 prill 2010

Sesion plenar i Parlamentit Evropian

Seanca plenare e Parlamentit Evropian sot filloi me agjendën e modifikuar ditore për shkak të problemeve të ndodhura kohëve të fundit në komunikacionin ajror. Pjesa më e madhe e debateve do të mbahen siç ishte planifikuar, por votimi është prolonguar për sesionin e ardhshëm plenar më 5 dhe 6 maj.  



E martë, 20 prill 2010

MBLEDHJA E PESËDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 16 prill 2010 e mbajti mbledhjen e pesëdhjetenëntë



E premte,16 prill 2010

MBLEDHJA E DYZETENJËTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e dyzetenjëtë, të mbajtur më 13 prill 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Raportin vjetor për punën në vitin 2009 të Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë dhe Raportin Vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës në vitin 2009



E enjte, 15 prill 2010, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji

DEBAT PUBLIK ME TEMËN: PLEHËRISHTAT DHE GRUMBULLIMI I HEDHURINAVE, SHQYRTIMI I KOMPETENCAVE TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE TË KOMUNAVE, ME VËSHTRIM TË VEÇANTË TË PLEHËRISHTËS RAJONALE ''RUSINO''

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji së bashku me Institutin Demokratik Nacional  (IDN) sot për herë të parë organizoi debat mbikëqyrës me temën: Plehërishtat dhe grumbullimi i hedhurinave, shqyrtimi i kompetencave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe të komunave, me vështrim të veçantë në plehërishtën rajonale ''Rusino''.



E enjte, 15 prill 2010, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR PESHKATARI DHE AKUAKULTURË

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 34-të, të mbajtur më 14 prill 2010, si trup punues amë në leximin e dytë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë (leximi i dytë).



E enjte, 15 prill 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 33-të, të mbajtur më 31 mars 2010 dhe nëvazhdimin e parë të mbledhjes së 33-të të mbajtur më 14 mars 2010, si trup punues amë e shqirtoi Informatën për subvencionimin dhe zhvillimin e bletarisë në Republikën e Maqedonisë



E mërkurë, 14 prill 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, TRAJKO VELJANOSKI, U TAKUA ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SH. T. BAMIR TOPI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, sot realizoi takim me Kryetarin e Republikës së Shqipërisë, SH. T. Bamir Topi. Në takimin, Kryetari Veljanoski e potencoi nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe bashkëpunimin intensiv parlamentar i cili është në rritje të vazhdueshme pozitive dhe shprehu besimin se kjo dinamikë e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, e theksoi rëndësinë e reformave të cilat i realizojmë si shtet dhe rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë dhe, siç theksoi, Kryetari Veljanoski rëndësi të veçantë për vendet fqinje të rajonit paraqet integrimi i plotë në NATO dhe UE.



E martë, 13 prill 2010

KRYETARI I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI, E PRANOI SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË KËSHILLIT EVROPIAN, Z. TORNBJORN JAGLAND

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot e pranoi sekretarin gjeneral të Këshillit Evropian, z.  Tornbjorn Jagland. Në takimin, Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë dhe të gjitha institucionet e saj vazhdojnë me reformat të cilat janë të nevojshme për anëtarësimin tonë në Unionin Evropian dhe institucionet evropiane.



E premte, 9 prill 2010

KRYETARI I KUVENDIT VELANOVSKI PRANOI DELEGACIONIN E KËSHILLIT REPUBLIKAN PËR SIGURI NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Në takimin, kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, z.  Nikolla Angellovski, Kryetarit të Kuvendit, z. Trajko Veljanoski i ndau Plaketë në shenjë të bashkëpunimit dhe meritave të veçanta në avancimin e punës së Këshillit Republikan dhe, në përgjithësi, përforcimin e sigurisë në komunikacionin rrugor.



E premte, 9 prill 2010, Komisioni për Çështje Ekonomike

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR KONCESIONE DHE LLOJE TJERA TË PARTNERITETIT PRIVAT PUBLIK

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dyzetë, të mbajtur më 8 prill 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe lloje tjera të partneritetit privat publik, me procedurë të shkurtuar.  



E mërkurë, 7 prill 2010

FJALIM I KRYETARIT VELJANOSKI NË DISKUTIMIN PUBLIK “DREJT INTEGRIMIT TË SHPEJTË DHE PËRFSHIRJES SË ROMËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË”

Më lejoni në fillim të gjithë bashkëqytetarëve tanë, pjesëtarë të bashkësisë etnike rome t'ua uroj Ditën ndërkombëtare të romëve, e cila nga viti 1971, më 8 Prill shënohet në mbarë botën.
Sot jemi këtu jo vetëm që solemnisht ta shënojmë Ditën ndërkombëtare të romëve, por edhe të shohim çka kemi bërë dhe çka duhet të bëjmë për integrim të plotë të bashkëqytetarëve tanë në të gjitha poret e shoqërisë.



E mërkurë, 7 prill 2010

Takim i nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska me delegacionin e Komisionit për Harmonizimin me Unionin Evropian

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Svetllana Jakimovska sot u takua me delegacionin e Komisionit për Harmonizim me Unionin Evropian të Kuvendin të Madh Popullor të Republikës së Turqisë



E mërkurë, 7 prill 2010

REPUBLIKA E TURQISË ËSHTË PËRKRAHËSE E FORTË E MAQEDONISË NË PROCESIN EUROINTEGRUES

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov, së bashku me anëtarët: z.  Hajrulla Misini, znj. Sllavica Gërkovska-Loshkova, z. Pançe Dimeski, zsh. Hristina Runçeva, z.  Vanço Kocev, z.  Mile Paçemski, z.  Igor Ivanovski dhe z.  Andrej Zhernovski, sot realizuan takim me Delegacionin e Komisionit për Harmonizim me Unionin Evropian të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë.



E mërkurë, 7 prill 2010

ËSHTË I NEVOJSHËM PËRFORCIM I BASHKËPUNIMIT EKONOMIK DHE TREGTAR NDËRMJET MAQEDONISË DHE TURQISË

Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë  janë në mënyrë të veçantë miqësore, nuk ka çështje të hapura, nuk ka sferë që nuk është e mbuluar me marrëveshje dhe protokolle, është qëndrimi i përbashkët i të pranishmëve në takimin e sotëm të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  dhe Delegacionit të Komisionit për Harmonizim me Unionin Evropian të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë.



E mërkurë, 07 prill 2010

DEBAT PUBLIK ME TEMËN: ‘’DREJT INTEGRIMIT MË TË SHPEJTË DHE PËRFSHIRJES SË ROMËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË’’

Me rastin e ditës ndërkombëtare të romëve 08 Prill, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mbajt debat publik me temën: ‘’Drejt integrimit më të shpejtë dhe përfshirjes së romëve në Republikën e Maqedonisë’’, të cilën e hapi Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski



E martë, 06 pril 2010

MBLEDHJA E TRIDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni Për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tridhjetetretë, të mbajtur më 31 mars 2010, si trup punues amë në leximin e dytë e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë (leximi i parë).

Click