E enjte, 28 shkurt 2013
KRYETARI VELJANOSKI SOLEMNISHT DO TA HAPË MEMORIALIN E 50-TË TË MAVROVËS NË SPORTIN E SKIVE NORDIKE
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, më 1 mars 2013, si organizues i manifestimit, solemnisht do ta hapë Memorialin e 50-të jubilar të Mavrovës në sportin e skive nordike.
Lexo më shumë
E hënë, 25 shkurt 2013
MBLEDHJA E PESËDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e pesëdhjeteshtatë, të mbajtur sot, si trup punues amë, në lexim të dytë shqyrtoi
Lexo më shumë
E hënë, 25 shkurt 2013, Bruksel
PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE NË SEMINARIN PARLAMENTAR PËR POLITIKË ENERGJETIKE

Delegacioni i Komisionit për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, znj.Vlladanka Aviroviq, në përbërje të: z.Malisha Stankoviq, zëvendëskryetar i Komisionit për Çështje Ekonomike, z.Rexhail Ismaili dhe z.Dragan Cuklev, me 21 dhe 22 shkurt 2013 qëndroi në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. Gjatë vizitës, Delegacioni mori pjesë në Seminarin Parlamentar me temë "Politika Energjetike e BE-së dhe ndikimi i saj mbi vendet të cilët janë procesin e paraaderimit" në Parlamentin Evropian.
Lexo më shumë
E enjte, 21 shkurt 2013
TAKIMI I KOORDINATORES SË VMRO-DPMNE-SË, ZNJ.SILLVANA BONEVA, ME AMBASADORIN E BULGARISË, SH.T. IVAN VELIKOV PETKOV

Maqedonia është vendi më i afërt dhe më miqësor me Bulgarinë, me të cilën dëshirojmë të zhvillojmë marrëdhënie të mira dhe ta shikojmë atë në BE dhe NATO. Të gjitha çështjet e hapura duhet të vihen në tryezë dhe të zgjidhen përmes diskutimeve, të zhvillohet mekanizëm dhe ato negociata të përfundojnë me nënshkrimin e marrëveshjes - theksoi ambasadori i Republikës së Bulgarisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Ivan Velikov Petkov, në takimin me koordinatoren e VMRO-DPMNE-së, znj.Sillvana Boneva.
Lexo më shumë
E martë, 19 shkurt 2013
MBLEDHJA NR.56 E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të pesëdhjetegjashtë, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për shlyerjen e kamatave të detyrimeve të maturuara në bazë të kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social (me procedurë të shkurtuar).
Lexo më shumë
E hënë, 18 shkurt 2013
BURSA PARLAMENTARE NDËRKOMBËTARE - AKTIVITET TRADICIONAL I BUNDESTAGUT TË GJERMANISË

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Svetllana Jakimovska, sot u takua me bursistët e Bursës Ndërkombëtare (IPS) të Bundestagut të Gjermanisë. Në takimin ishte i pranishëm SH.T. Gudrun Shtajnaker, ambasador i Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federative të Gjermanisë, z.Antonio Milloshoski dhe bursistët Andrea Jovevski dhe Elena Mitrevska.
Lexo më shumë
E hënë, 18 shkurt 20013
DOMOSDOSHMËRIA E KOMUNIKIMIT NDËRMJET MAQEDONISË DHE GREQISË

Në takimin që u realizua në Shkup ndërmjet kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, z.Hajrulla Misini, dhe ambasadorit të Republikës së Greqisë, SH.T. Haris Llallakos, u potencua se të dy vendet, gjegjësisht Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë dëshirojnë të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit e cila do të jetë e pranueshme për të dy palët dhe prandaj komunikimi ndërmjet të dy vendeve është i domosdoshëm.
Lexo më shumë
E enjte, 14 shkurt 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME ANËTARIN E NËNKOMITETIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT TË PARLAMENTIT EVROPIAN, Z.RIÇARD HOVIT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, në fillim të takimit i dëshiroi mirëseardhje z.Riçard Hovit, duke shprehur njëkohësisht falënderim për përkrahjen që ia jep Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues, me ç'rast potencoi se raportet të cilat z.Hovit i përgatit për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian janë objektive, principiele, integrale dhe në favor të integrimit më të shpejtë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian
Lexo më shumë
E enjte, 14 shkurt 2013
TAKIMI I KOMISIONIT TË PËRHERSHËM ANKETUES PËR LIRITË DHE TË DREJTAT E QYTETARIT ME ANËTARËT E NËNKOMITETIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË PARLAMENTIN EVROPIAN

Kryetari i Komisionit të Përhershëm Anketues për Liritë dhe të Drejtat e Qytetarit, z.Bekim Fazliu, anëtarët: znj.Suzana Saliu dhe znj.Liljana Kuzmanovska dhe deputetët: znj.Sillvana Boneva dhe z.Gazmend Aliji, u takuan me Delegacionin e Nënkomitetit për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin Evropian, të udhëhequr nga z.Riçard Hovit
Lexo më shumë
E mërkurë, 13 shkurt 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E EURODEPUTETËVE, PËRFAQËSUES TË PARTISË POPULLORE EVROPIANE, NË KRYE ME NËNKRYETAREN ZNJ.KORIN VORTMAN KOOL

Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve të Partisë Popullore Evropiane dhe i informoi për gjendjen e përgjithshme politike në Republikën e Maqedonisë.
Lexo më shumë
E mërkurë, 13 shkurt 2013
TAKIMI I DEPUTETIT PAVLE TRAJANOV ME AMBASADORIN E IZRAELIT, Z.JOZEF AMRANI

Kryetari i Grupit parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Izraelit, z.Pavle Trajanov dhe anëtarët znj.Sillvana Boneva, u takuan me SH.T.Jozef Amrani, ambasador i Izraelit i ngarkuar për Republikën e Maqedonisë, me seli në Zagreb.
Lexo më shumë
E mërkurë, 13 shkurt 2013
TAKIMI I DEPUTETIT ANTONIO MILLOSHOSKI ME AMBASADORIN E IZRAELIT, Z.JOZEF AMRANI

Në takimin të dy funksionarët theksuan se marrëdhëniet miqësore ndërmjet Maqedonisë dhe Izraelit hapin një hapësirë të madhe për bashkëpunim, veçanërisht në sferën e ekonomisë, mbrojtjes dhe arsimit.
Lexo më shumë
E shtunë, 12 shkurt 2013
MBLEDHJA E NJËZETEPESTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjes e 25-të e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për pyje, me procedurë të shkurtuar.
Lexo më shumë
E shtune, 11 shkurt 2013
MBLEDHJA E NJËZETETRE E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetetre, të mbajtur më 7 shkurt 2013, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi:
Lexo më shumë
E shtunë, 9 shkurt 2013
ME TAKIMIN E SENATORIT XHON MEKKEJN, KRYETARI VELJANOSKI E PËRFUNDON VIZITËN NË SHBA

Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për përkrahjen principiele dhe përpjekjet e plota të SHBA-së ndaj Republikës së Maqedonisë. Ai theksoi se edhe pse Maqedonia ende nuk është anëtare e NATO-s, ajo i përmbush të gjitha obligimet e të qenët anëtare dhe kështu do të vazhdojë.
Lexo më shumë
E premte, 8 shkurt 2013, Uashington
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI DHE DEPUTETËVE SPASENOVSKI DHE GJORÇEV ME DIASPORËN E BASHKUAR MAQEDONASE DHE KËSHILLIN NACIONAL SHQIPTARO-AMERIKAN

U dha konstatim i përbashkët se ka nevojë për futjen e aktiviteteve dhe masave për zmadhimin e interesit të emigrantëve me të drejtë vote, për nxjerrjen e pasaportave për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Lexo më shumë
E premte, 8 shkurt 2013, Uashington
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KONGRESISTIN ROBERT ADERHOLLD DHE FJALIMI I TIJ NË DARKËN E LIDERËVE

Edhe në këtë mbledhje kryetari Veljanoski u angazhua që gjatë integrimit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë në këto organizata të vlejnë rregullat e njëjta të cilat vlejnë edhe për vendet tjera. Pas takimit të dy funksionarët shkuan në Drekën e përbashkët të liderëve, e cila organizohet në kuadër të aktiviteteve të Mëngjesit të lutjeve.
Lexo më shumë
E enjte, 7 shkurt 2013
Takimet e kryetarit Veljanoski në Uashington

Në ditën e parë të qëndrimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në Uashington, u realizuan më shumë takime me kongresistë, senatorë dhe kryetarë të fondacioneve dhe organizatave ndërkombëtare.
Lexo më shumë
E enjte, 7 shkurt 2013, Beograd
BASHKËPUNIM MË TË FRYTSHËM DHE PËRAFRIM EKONOMIK NË RAJONIN NËPËRMJET VENDOSJES SË RRJETEVE PARLAMENTARE

Në kuadër të projektit të Fondacionit Vestministër për Demokraci "Roli i parlamenteve dhe qeverive në promovimin e konkurrencës dhe rritjes ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor", kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Vlladanka Aviroviq, mori pjesë në promovimin e studimit rajonal: Perspektivat ekonomike dhe evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt më 5 shkurt 2013 në Beograd, në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë.
Lexo më shumë
E enjte, 7 shkurt 2012
BOTIMI I NJËZETETETË I BULETINIT TË KPP RM-BE

Në numrin aktual të Buletinit, është paraqitur vizita e parë zyrtare e Delegacionit nga Komiteti i Përzier Parlamentar nga Republika e Maqedonisë në Kuvendin e Madh Popullor të Republikës së Turqisë në përbërje me: z.Kenan Hasipi, bashkëkryesues, znj.Sillvana Boneva, z.Aleksandar Spasenovski, anëtarë dhe znj.Deshira Imeri, zëvendësanëtare e Komitetit.
Lexo më shumë
E martë, 5 shkurt 2013, Njujork
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË NJUJORK ME KRYETARIN E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË KOMBEVE TË BASHKUARA, Z. VUK JEREMIQ

Në takimin e përzemërt u diskutua për më shumë çështje, me ç'rast theksi u vendos mbi avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në këtë drejtim, kryetari Veljanoski theksoi interesin e veçantë dhe kontributin e vazhdueshëm të Republikës së Maqedonisë në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Lexo më shumë
E martë, 5 shkurt 2013
DEBAT PUBLIK PËR STRATEGJINË EVROPIANE PËR FORCIM EKONOMIK TË FEMRAVE

Komisioni për Mundësi të Grave dhe Burrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Odën e zejtarëve të Republikës së Maqedonisë dhe Konfederatën e Biznesit të Maqedonisë, mbajti debat publik me temë: Strategjia evropiane për forcim ekonomik të femrave (Strategjia 2020).
Lexo më shumë
E hënë, 4 shkurt 2013, Njujork
DEKLARATA E KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z.TRAJKO VELJANOSKI PAS TAKIMIT ME SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË KOMBEVE TË BASHKUARA, Z. BAN KI-MUN

Në pjesën e bashkëpunimit parlamentar në nivel global u shpreh kënaqësi nga niveli i deritanishëm i bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara, përkatësisht me Unionin Ndërparlamentar. Gjithashtu ndamë mendim për zhvillimin e kapaciteteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë si parlament i cili vazhdimisht duhet të investojë në kapacitetin e tij për tejkalimin e sfidave.
Lexo më shumë
E hënë, 4 shkurt 2013
SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Nga sot deri më 7 shkurt, Parlamenti Evropian, në Strazburg, mban seancë plenare, në të cilën, ndër të tjerash, do të debatohet për ardhmërinë e Bashkimit Evropian dhe eurozonës, për krizën ekonomike dhe buxhetin e BE-së 2014-2020.
Lexo më shumë
E premte, 1 shkurt 2013
KRYETARI VELJANOSKI E MIRËPRITI SHEFIN E SAPOEMËRUAR TË ZYRËS PËR LIDHJE TË REPUBLIKËS SË GREQISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z.TEOHARIS LALAKOS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski shprehu kënaqësi për takimin me ambasadorin Lalakos të cilit njëkohësisht i dëshiroi punë të suksesshme në mandatin e tij.
Lexo më shumë