KRYETARI VELJANOSKI E PRANOI RAPORTIN E KOMISIONIT EVROPIAN...



E mërkurë, 16 tetor 2013

KRYETARI VELJANOSKI E PRANOI RAPORTIN E KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRESIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2013

Me rastin e pranim-dorëzimit të Raportit, kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi për marrjen rekomandimit të pestë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe shfaqi shpresë se në dhjetor këtij rekomandimi do t'i bashkëlidhet edhe data për fillimin e negociatave. Ai gjithashtu theksoi se në rrugën e eurointegrimit reformat realizohen për t'u përmbushur kriteret e përcaktuara, por ato para së gjithash përmbushen për të mirën e qytetarëve.

Lexo më shumë

MBLEDHJA E SHTATEDHJETENENTE E KOMISIONIT PER FINANCIM DHE ...



E hënë, 21 tetor 2013

MBLEDHJA E SHTATËDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e shtatëdhjetenëntë, të mbajtur më 18 tetor 2013, si trup punues amë shqyrtoi

Lexo më shumë

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. JEZHI VENDERLIH 16.10....



E mërkurë, 16 tetor 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME NËNKRYETARIN E PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË POLONISË, Z. JEZHI VENDERLIH

Në takimin, kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi dhe falënderim për përkrahjen e vazhdueshme dhe principiele të Polonisë ndaj Maqedonisë. Në takimin u diskutua edhe për gjendjet politike aktuale, si dhe për Raportin e Komisionit Evropian për progresin e shtetit drejt anëtarësimit në BE, i cili zyrtarisht duhet të dorëzohet sot.

Lexo më shumë

BASHKEPUNIMI PARLAMENTAR KONTRIBUON NE PERFORCIMIN E MARRED...



E mërkurë, 16 tetor 2013

BASHKËPUNIMI PARLAMENTAR KONTRIBUON NË PËRFORCIMIN E MARRËDHËNIEVE BILATERALE NDËRMJET MAQEDONISË DHE POLONISË

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot u takua me nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Polonisë, z. Jezhi Venderlih. Në takimin ishin të pranishëm z. Bogdan Jankovski, zëvendësdrejtor i Byrosë për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Kuvendit të Republikës së Polonisë, znj. Ana Sohanjska, zëvendësdrejtoreshë e Drejtorisë për Politikë Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë dhe znj. Marta Pzheniosllo, ambasadore e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë.

Lexo më shumë

TAKIMI I KOMISIONIT PER CESHTJE EVROPIANE ME NENKRYETARIN V...



E mërkurë, 16 tetor 2013

TAKIMI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE ME NËNKRYETARIN VENDERLIH

Në fjalimin e tij hyrës, kryetari Misini shprehu kënaqësi për vizitën e shtetit tonë, pikërisht në momentin kur u publikua Raporti vjetor për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013. Ai theksoi se për ne është e rëndësishme përkrahja që na i jep Polonia për integrimet euroatlantike, si vend anëtar i BE-së, mik i yni, por edhe luftëtar për politikën e dyerve të hapura në strukturat euroatlantike.

Lexo më shumë

REKOMANDIMI I PESTE PER FILLIMIN E NEGOCIATAVE PER ANETARES...

E mërkurë, 16 tetor 2013

REKOMANDIMI I PESTË PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË NË BE

Në Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë të cilin e prezantoi eurokomisari për zgjerimin e Bashkimit Evropian, z. Shtefan Fyle, për së pesti herë Komisioni Evropian rekomandon hapje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Lexo më shumë

NE SHEKULLIN 21 TE GJITHE SHOQERITE JANE SHOQERI TE DIVERSI...



E martë, 15 tetor 2013, Budvë

NË SHEKULLIN 21 TË GJITHË SHOQËRITË JANË SHOQËRI TË DIVERSITETIT

Në Debatin e konferencës parlamentare morën pjesë dhjetëra deputetë ndër të cilët edhe z. Vlladimir Gjorçev, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë parlamentare të OSBE-së. Në fjalimin e tij, z. Gjorçev theksoi se në shekullin 21 të gjithë shoqëritë janë shoqëri të diversitetit, duke shtuar se Republika e Maqedonisë është vend në të cilin tërësisht respektohen të drejtat e bazuara në dokumentet themelore të KB-së, OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe institucioneve tjera ndërkombëtare. Gjithashtu, z. Gjorçev nënvizoi se në një numër të madh vendesh nuk respektohen ato të drejta, përfshirë edhe të drejtat e minoriteteve maqedonase në shumë shtete.

Lexo më shumë

TAKIM BILATERAL I DELEGACIONIT TE KUVENDIT NE ASAMBLENE E 1...



E martë, 8 tetor 2013, Zhenevë

TAKIM BILATERAL I DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË ASAMBLENË E 129 TË UNP

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim bilateral me Delegacionin e Kanadasë në UNP, me ç'rast u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve dhe të dy parlamenteve, veçanërisht në kuadër të asambleve parlamentare ndërkombëtare. 

Lexo më shumë

VAZHDIMI I KATERTE I MBLEDHJES SE 42-TE TE KOMISIONIT PER C...



E martë, 8 tetor 2013

VAZHDIMI I KATËRTË I MBLEDHJES SË 42-TË TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane sot mbajti vazhdimin e katërtë të mbledhjes se 42-të, dedikuar debatit mbikëqyrës me temë: "Shfrytëzimi i fondeve nga instrumenti për ndihme paraaderuese - IPA në Republikën e Maqedonisë" për IPA komponentin III;   Zhvillimi rajonal.

Lexo më shumë

DEBAT EKSPERTESH ME TEME 7.10.13...



E hënë, 7 tetor 2013, Zhenevë

DEBAT EKSPERTËSH ME TEMË "DREJT ZHVILLIMIT REZISTUES NDAJ RREZIQEVE, DUKE I MARRË PARASYSH TENDENCAT DEMOGRAFIKE DHE KUFIZIMET NATYRORE"

Në këtë diskutim mori pjesë znj. Sillvana Boneva, anëtare e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Ndërparlamentar. Ajo theksoi se Republika e Maqedonisë, e inspiruar nga ideja e përgjithshme që del nga Korniza për aksion nga Hjogo, angazhohet dhe punon në mënyrë aktive në ndërtimin e kapaciteteve dhe e promovon agjendën për zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat në nivel lokal, nacional, rajonal dhe global

Lexo më shumë

VAZHDIMI I PESTE I MBLEDHJES SE 42-TE TE KOMISIONIT PER CES...



E mërkurë, 9 tetor 2013

VAZHDIMI I PESTË I MBLEDHJES SË 42-TË TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane sot mbajti vazhdimin e Pestë të mbledhjes së 42-të, dedikuar debatit mbikëqyrës me temë: "Shfrytëzimi i fondeve nga instrumenti për ndihmë paraaderuese - IPA në Republikën e Maqedonisë" për IPA komponentin VI;  Zhvillimi i resurseve njerëzore.

Lexo më shumë

KRYETARI VELJANOSKI BASHKEKRYESUES NE SESIONIN E DYTE TE KO...



E martë, 8 tetor 2013, Budapest, Hungari

KRYETARI VELJANOSKI BASHKËKRYESUES NË SESIONIN E DYTË TË KONFERENCËS SË 6-TË TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR

Republika e Maqedonisë, menjëherë pas pavarësisë së saj në vitin 1991, prioritetet e saj strategjike në pjesën e politikës së jashtme i përqendroi në integrimin e strukturave euroatlantike. U përcaktua për zhvillimin e forcave mbrojtëse, për reforma në sistemin ekonomik dhe politik që korrespondojnë me sistemet e vendeve perëndimore.

Lexo më shumë

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NE KONFERENCEN 8.10.13...



E martë, 8 tetor 2013, Budapest, Hungari

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E GJASHTË NË NIVEL TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR ME TEMË "INTEGRIMI NË BE: REZULTATET DHE ASPIRIMET"

Duke iu referuar temës të cilën e kemi në sesionin e parë, nuk mund të mos e përmendim dhe ndajmë rezultatin e arritur, pritjet, por edhe vështirësitë, bile edhe dëshpërimet të cilat i hasëm në insistimin për t'u bërë pjesë e familjes evropiane. Përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues është në pozicion të lartë në agjendën që nga çasti i pavarësisë së saj në vitin 1991. Përcaktimi strategjik si bazë e ka përkatësinë gjeografike, historike, por edhe civilizuese të shtetit tonë në Evropë, si dhe përpjekjen e fuqishme për t'i ndarë vlerat e Bashkimit Evropian për respektimin e të drejtave të njeriut, lirinë dhe dinjitetin, për barazinë, demokracinë, sundimin e së drejtës. 

Lexo më shumë

TAKIMET BILATERALE TE KRYETARIT VELJANOSKI NE KONFERENCEN E...



E martë, 8 tetor 2013, Budapest, Hungari

TAKIMET BILATERALE TË KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E 6-TË TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR

Në kuadër të Konferencës, kryetari Veljanoski realizoi takime bilaterale me kolegët e tij, nikoqirin e Konferencës, kryetarin e Kuvendit Nacional të Hungarisë, z. Llasllo Kover, me kryetarin e Kuvendit Nacional të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, z. Branko Radulloviq, si dhe me mysafirin e nderuar në Konferencë, z. Igor Radojçiq, kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë. 

Lexo më shumë

U MBAJT VAZHDIMI I TRETE I MBLEDHJES SE 42-TE TE KOMISIONIT...



E hënë, 7 tetor 2013

U MBAJT VAZHDIMI I TRETË I MBLEDHJES SË 42-TË TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane sot e mbajti vazhdimin e tretë të mbledhjes së 42-të, dedikuar debatit mbikëqyrës me temë: "Shfrytëzimi i fondeve nga instrumenti për ndihmë paraaderuese - IPA në Republikën e Maqedonisë" për IPA komponentin II - Bashkëpunim tejkufitar.

Lexo më shumë
1...456...19                    
Click