Pjesëmarrja në punën e Komisionit Monitorues...

E martë, 9 dhjetor 2014

Pjesëmarrja në punën e Komisionit Monitorues dhe komisionit për Çështje Juridike dhe Të Drejtat e Njeriut në Paris

Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z.  Aleksandar Nikolloski, nga 10 deri më 12 dhjetor në Paris do të marrë pjesë në punën e Komisionit Monitorues dhe Komisionit për Çështje Juridike dhe Të Drejtat e Njeriut në Paris.

Lexo më shumë

Ndarja e çmimit shtetëror "Shën Klimen...

E hënë, 1 dhjetor 2014

Ndarja e çmimit shtetëror "Shën  Kliment i Ohrit" 

Më 8 dhjetor 2014 (e hënë), në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 12:00, Bordi për ndarjen e çmimit shtetëror "Shën Kliment i Ohrit" do ta ndajë çmimin "Shën  Kliment i Ohrit" për vitin 2014 si mirënjohje më të lartë për realizime shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë. 

Lexo më shumë

Debat publike i Komisionit për Mundësi të Ba...

E enjte, 27 nëntor 2014 

Debat publike i Komisionit për Mundësi të Barabartë të Femrave dhe Meshkujve 

Komisioni për Mundësi të Barabartë të Femrave dhe Meshkujve, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, më 1 dhjetor 2014, në sallën "Boris Trajkovski" në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, do të mbahet Debat Publik me temë: Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Komitetit për të Drejtat e Femrave (KTF) në lidhje me zbatimin e Konventës për eliminim të të gjitha formave të diskriminimit mbi femrat. 

Lexo më shumë

Deputeti Pavle Trajanov në Sesionin vjetor të AP ...

E premte, 21 nëntor 2014 

Deputeti Pavle Trajanov në Sesionin vjetor të AP të NATO në Hagë 

Deputeti Pavle Trajanov, në cilësi të anëtarit të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedoni në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, nga 21 deri më 24 nëntor, merr pjesë në Sesionin vjetor të AP të NATO që mbahet në Hagë, Mbretëria e Holandës. 

Lexo më shumë

Debat publik me temë: "Version pune i Propozim-li...

E enjte, 13 nentor 2014 

Debat publik me temë: "Version pune i Propozim-ligjit për procedurë të përgjithshme administrative" 

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 12-të do të mbajë Debat publik me temë: "Version pune i Propozim-ligjit për procedurë të përgjithshme administrative".

Debati publik do të mbahet më 17 nëntor (e hënë) 2014, me fillim në ora 10:00, në Sallën e Komisionit Kushtetues në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 
Lexo më shumë

Debat publik me temë: "IPA 2 (2014-2020) perspekt...

E enjte, 13 nëntor 2014 

Debat publik me temë: "IPA 2 (2014-2020) perspektivat dhe mundësitë për shfrytëzim" 

Komisioni për Çështje Evropiane, më 17-18 nëntor 2014, në Sallën "Boris Trajkovski" në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, do të mbajë Debat publik me temë: "IPA 2 (2014-2020) perspektivat dhe mundësitë për shfrytëzim"

Lexo më shumë

Vendosja e kurorave me lule të freskëta - 13 N&#2...

E mërkurë, 12 nëntor 2014 

Vendosja e kurorave me lule të freskëta 

Me rastin e 13 Nëntorit - Dita e çlirimit të Qytetit të Shkupit, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, i përbërë nga: z. Vlladimir Gjorçev, z. Lupco Dimovski, z. Çedomir Sazdovski dhe z. Ramiz Merko, më 13 nëntor 2014 (e enjte), do të vendosë kurora me lule të freskëta në: 

Lexo më shumë

Vendosja e kurorës me lule të freskëta 10.1...

E hënë, 10 nëntor 2014 

Vendosja e kurorës me lule të freskëta 

Me rastin e 11 nëntorit - Dita e përkujtimit të dëshmorëve, delegacioni i Kuvendit i udhëhequr nga z. Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federative të Gjermanisë, në përbërje me: z. Ravis Aliti, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federative të Gjermanisë, znj. Sollza Gërçeva, anëtare e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federative të Gjermanisë dhe znj. Suzana Sekullovska, anëtare e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës, do të vendosë kurorë me lule të freskëta më 11 nëntor 2014 (e martë), në ora 11:00 në Varrezat franceze në Manastir dhe në ora 13:00 në Varrezat gjermane në Prilep. 

Lexo më shumë

Pjesëmarrja e deputetit Bllagoja Despotoski në se...

E hënë, 10 nëntor 2014 

Pjesëmarrja e deputetit Bllagoja Despotoski në seminarin parlamentar në Paris 

Deputeti Bllagoja Depostoski, në cilësi të kryesuesit të Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, më 10 nëntor në Paris, Francë do të marrë pjesë në Seminarin Parlamentar me temë "Sigurimi i kushteve të sigurta dhe të shëndosha të punës". 

Lexo më shumë

Nënkryetari Milloshoski në mbledhjen e Grupit pun...

E premte, 7 nëntor 2014 

Nënkryetari Milloshoski në mbledhjen e Grupit punues Ad Hok të Asamblesë Parlamentare në Tiranë 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, Antonio Milloshoski, më 8 nëntor do të marrë pjesë në mbledhjen e Grupit punues Ad-hok të Asamblesë Parlamentare, i cili në kuadër të kryesimit të Shqipërisë, mbahet në Tiranë, Shqipëri.  

Në mbledhjen do të marrin pjesë anëtarët e Grupit punues, deputetët nga Parlamentet e Shqipërisë, Bulgarisë, Greqisë, Rumanisë, Sllovenisë, Serbisë, Turqisë dhe Kroacisë. 

Grupi punues do të debatojë për çështjet lidhur me procesin e institucionalizimit, siç janë sekretariati, buxheti dhe Rregullorja e punës së Asamblesë Parlamentare. 

Lexo më shumë
1...345...7        
Click