Pjesëmarrja në mbledhjen e kryetarëve t&#235...

E enjte, 25 shtator 2014 

Pjesëmarrja në mbledhjen e kryetarëve të komisioneve për politikë të jashtme 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Antonio Milloshoski, do të marrë pjesë në Mbledhjen e kryetarëve të komisioneve për politikë të jashtme në vendet e Evropës Juglindore, e cila nga 25 deri më 26 shtator 2014 do të mbahet në Zagreb, Republika e Kroacisë. 

Lexo më shumë

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR "NËNA TEREZA&...

E martë, 19 gusht 2014 

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR "NËNA TEREZA" 

Më 26 gusht 2014 (e martë), në Sallën Solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 14:00, Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror "Nëna Tereza" do ta ndajë çmimin "Nëna Tereza" për vitin 2013 për realizime veçanërisht të rëndësishme të shtetit në sferën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitjen, avancimin e mirëkuptimit dhe për zhvillim të bashkëpunimi ndërmjet popujve dhe ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe religjioneve të ndryshme. 

Lexo më shumë

Vendosja e kurorës me lule të freskëta ...

E mërkurë, 13 gusht 2014 

Vendosja e kurorës me lule të freskëta 

Me rastin e 18 Gushtit - Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje të Svetllana Jakimovska dhe Vlladanka Aviroviq do të vendosë kurorë me lule të freskëta në varrezat Butel në Shkup dhe atë: 

Lexo më shumë

PJESËMARRJA E DEPUTETES ERMIRA MEHMETI NË KONFERE...

E mërkurë 16 korrik 2014 

PJESËMARRJA E DEPUTETES ERMIRA MEHMETI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE 

Në kuadër të kryesimit italian me Bashkimin Evropian kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Ermira Mehmeti, do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të komisioneve për çështje evropiane të vendeve-anëtare të BE-KOSAK, që do të mbahet më 17-18 korrik 2014 në Romë, Itali.

Lexo më shumë

SESIONI VEROR I ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KË...

E hënë, 23 qershor 2014 

SESIONI VEROR I ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS 

Nga 23 deri më 27 qershor 2014, në Strasburg, mbahet sesioni veror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku merr pjesë shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Aleksandar Nikolloski dhe zëvendësanëtari i Delegacionit z. Imer Aliu.

Lexo më shumë

PJESËMARRJA NË SESIONIN VJETOR TË ASAMBLES&#...

E premte, 27 qershor 2014 

PJESËMARRJA NË SESIONIN VJETOR TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË OSBE-SË 

Deputeti Vlladimir Gjorçev, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, do të marrë pjesë në Sesionin e 23-të vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (AP të OSBE), që do të mbahet nga 28 qershor deri 2 korrik 2014 në Baku, Republika e Azerbajxhanit. 

Në sesionin, në të cilin temë kryesore e diskutimit është: "Helsinki +40: siguri për të gjithë njerëzit" pritet pjesëmarrje e rreth 300 deputetëve nga 54 parlamente-anëtarë të AP të OSBE-së dhe pesë vende partnerë për bashkëpunim. 

Lexo më shumë

HAPJA SOLEMNE E INSTITUTIT PARLAMENTAR TË KUVENDIT T&#...

E martë, 27 maj 2014 

HAPJA SOLEMNE E INSTITUTIT PARLAMENTAR TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot, bashkë me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë, z. Stefano Llazarato do të mbajnë fjalim në konferencën e shtypit me rastin e hapjes solemne të Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.  

Lexo më shumë

PJESËMARRJA NË MBLEDHJEN E KOMISIONIT MONITORUES ...

E mërkurë, 14 maj 2014 

PJESËMARRJA NË MBLEDHJEN E KOMISIONIT MONITORUES 

Nga 14 deri më 16 maj në Paris, Francë, shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandar Nikolloski do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Monitorues, në cilësi të nënkryetarit, si dhe në mbledhjen e Komisionit Ad-Hok për funksionimin e procedurës monitoruese parlamentare, në cilësi të anëtarit. 
Lexo më shumë

DELEGACIONI I KUVENDIT NE SEMINAR NE BRUKSEL 18.2.14...

E hënë, 18 shkurt 2014

DELEGACIONI I KUVENDIT NË SEMINAR NË BRUKSEL

Në organizim të Drejtorisë së Politikave të Jashtme, përkatësisht Seksionit për Aktivitete Paraaderuese, më 19 dhe 20 shkurt 2014, në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, mbahet Seminar parlamentar me temë: "Shëndeti dhe mbrojtja e konsumatorëve". Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në këtë seminar do të marrin pjesë deputetët: z. Mile Paçemski dhe znj. Stanka Anastasova, anëtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe Bekim Qoku, zëvendësanëtar i Komisionit për Shëndetësi

Lexo më shumë

DELEGACIONI I KUVENDIT NE LUTJET E MENGJESIT NE UASHINGTON ...

E hënë, 3 shkurt 2014

DELEGACIONI I KUVENDIT NË LUTJET E MËNGJESIT NË UASHINGTON

Delegacioni i Kuvendit në krye me nënkryeten e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Suzana Saliu, e në përbërje të deputetëve: Sillvana Boneva, Vlladimir Gjorçev dhe Andrej Petrov, të ftuar nga kongresistët amerikanë, nga 4 - 7 shkurt do të qëndrojnë në Uashington, ku do të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit.

Lexo më shumë
1...567        
Click