VENDOSJA E LULEVE ME RASTIN E 2 GUSHTIT - DITA E REPUBLIK&#...

E enjte, 1 gusht 2019

VENDOSJA E LULEVE ME RASTIN E 2 GUSHTIT - DITA E REPUBLIKËS

Me rastin e 2 Gushtit - Ditës së Republikës, delegacionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 2 gusht 2019 (e premte) do të vendosin kurora lulesh të freskëta:

Lexo më shumë

Debat publik për Propozim-ligjin për arsimin fill...

E enjte, 25 korrik 2019

Debat publik për Propozim-ligjin për arsimin fillor

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport në Mbledhjen e 34-t do të mbajë debat publik për Propozim-ligjin për arsimin fillor. Debati publik do të mbahet më 26 korrik (e premte) 2019, duke filluar në orën 11:00 në Sallën "Boris Trajkovski" në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA 26.7.19...

E mërkurë, 24 korrik 2019

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje: Zeqir Ramçilloviq, Snezhana Kaleska-Vançeva, Tanja Kovaçev, Vesna Damçevska-Illievska, Branko Manojllovski dhe Juliana Nikollova, me rastin e 56-vjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup, më 26 korrik 2019 (e premte), në orën 10:00, do të vendos kurorë lulesh të freskëta para përmendores së viktimave nga tërmeti - Butel.

Lexo më shumë

Pjesëmarrja e deputetes Shpresa Hadri në Konferen...

E premte, 19 korrik 2019

Pjesëmarrja e deputetes Shpresa Hadri në Konferencën e kryetarëve të komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE – KOSAK

Në kuadër të Kryesimit të Finlandës me Bashkimin Evropian, anëtarja e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Hadri, nga 21 korrik deri më 23 korrik 2019 do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të komisioneve parlamentare për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE - KOSAK, që do të mbahet në Helsinki, Finlandë.

Lexo më shumë

Delegacion kuvendor në vizitë zyrtare të Kom...

E premte, 5 korrik 2019

Delegacion kuvendor në vizitë zyrtare të Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të zhdukur dhe peticione të Kuvendit të Kosovës

Delegacioni i Komisionit të Përhershëm Anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërjen: Fadil Zendeli, Sashko Atanasov, Mirsada Emini-Asani, Trajço Dimkov, Panço Minov, Irena Stefoska, Sllagjana Mitovska dhe Zeqir Ramçilloviq, kryetar i grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës, më 8 korrik 2019 do të realizon vizitë zyrtare të Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të zhdukur dhe peticione të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë

Sesioni Vjetor i AP-së së OSBE-së në Lu...

E mërkurë, 3 korrik 2019

Sesioni Vjetor i AP-së së OSBE-së në Luksemburg

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) në përbërje: Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit, Jagoda Shahpaska dhe Rexhail Ismaili, anëtarë të Delegacionit, do të marrë pjesë në Sesionin e 28-të Vjetor të AP-së së OSBE-së, që do të mbahet prej 4 deri më 8 korrik 2019 në Luksemburg. 

Lexo më shumë

GPNP për të drejtat e personave LGBTI i bashk&#23...

E premte, 28 qershor 2019

GPNP për të drejtat e personave LGBTI i bashkëngjitet Krenarisë së Parë të Shkupit

Grupi Parlamentar Ndërpartiak për të drejtat e personave LGBTI i bashkëngjitet Krenarisë së Parë të Shkupit, më 29 qershor 2019.

Lexo më shumë

Vendosja e luleve të freskëta 30.6.19...

E premte, 28 qershor 2019

Vendosja e luleve të freskëta

Me rastin e 70-vjetorit të përfundimit të Luftës Civile në Greqi (1946-1949), më 30 qershor 2019 (e diel), në orën 10:00, Delegacioni i Kuvendit i përbërë nga deputetët Tatjana Prentoviq dhe Trajço Dimkov, me ftesë të Lidhjes së Shoqatave të Maqedonasve dhe Fëmijëve Refugjatë të Pjesës Egjeje të Maqedonisë, do të vendosin lule të freskëta në Përmendoren e Fëmijëve Refugjatë në Parkun “Zhena Borec”.

Lexo më shumë

Nënkryetarja Remenski dhe Sekretarja e Përgjithsh...

E premte, 28 qershor 2019

Nënkryetarja Remenski dhe Sekretarja e Përgjithshme Ivanova në Forumin Ndërkombëtar në Moskë

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Frosina Tashevska Remenski dhe Sekretarja e Përgjithshme, Cvetanka Ivanova, do të marrin pjesë në Forumin e Dytë Ndërkombëtar „Zhvillimi i parlamentarizmit“, që do të mbahet nga 1 deri më 3 korrik në Moskë, në organizimin e Kuvendit Federal të Federatës Ruse. 

Lexo më shumë

Deputeti Nikolla Popovski në Sesionin veror të AP...

E hënë, 24 qershor 2019

Deputeti Nikolla Popovski në Sesionin veror të APKE

Nga 24 deri 28 qershor 2019 në Strasburg mbahet sesion i rregullt veror i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës në të cilin në cilësi të anëtarit të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, merr pjesë deputeti Nikolla Popovski.   

Lexo më shumë
1...567...19                    
Click