Deputeti Xhevat Ademi në sesionin plenar të AP-s&...

E enjte, 20 qershor 2019

Deputeti Xhevat Ademi në sesionin plenar të AP-së së PBEJL-së në Sarajevë

Në sesionin e gjashtë plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP e PBEJL-së), që do të mbahet më 21 dhe 22 qershor 2019 në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë, do të marrë pjesë Xhevat Ademi, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtar i Delegacionit në AP-në e PBEJL-së.

Lexo më shumë

Nënkryetari Memedi në Forumin e 14-të Parlam...

E enjte, 20 qershor 2019

Nënkryetari Memedi në Forumin e 14-të Parlamentar të Sigurisë në Paris

Me ftesën e Kuvendit Nacional të Republikës së Francës, ndërsa me iniciativë të delegacionit francez në AP-në e NATO-s, më 20 qershor 2019 në Paris mbahet Forumi i 14-të Parlamentar i Sigurisë, që i kushtohet luftës kundër financimit të terrorizmit ndërkombëtar.

Lexo më shumë

Deputetja Mitovska për vizitë studimore në L...

E martë, 18 qershor 2019

Deputetja Mitovska për vizitë studimore në Lubjanë

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë për vizitë studimore në Lubjanë, Republika e Sllovenisë, nga 18 deri më 20 qershor 2019. Delegacionin e përfaqëson anëtarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, znj. Sllagjana Mitovska. 

Vizita studimore është në lidhje me Projektin për mbështetjen e servisit mediatik publik në Ballkanin Perëndimor, ndërsa në bashkëpunim me radiodifuzerin publik slloven (RTVSLO).

Lexo më shumë

Debat publik për Propozim-ligjin për planifikim u...

E premte, 7 qershor 2019

Debat publik për Propozim-ligjin për planifikim urbanistik

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji në Mbledhjen nr. 40, më 10 qershor 2019, në orën 11:00, në Sallën „Boris Trajkovski“, do të mbajë debat publik për Propozim-ligjin për planifikim urbanistik.

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Pranveror të A...

E premte, 31 maj 2019

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Pranveror të AP-së së NATO-s

Në kuadër të mbledhjeve të rregullta të AP-së së NATO-s, në Sesionin Pranveror që do të mbahet nga 31 maj deri më 3 qershor 2019 në Bratisllavë, Republika e Sllovakisë, do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga deputeti Ilija Dimovski, shef i Delegacionit, anëtarja e Delegacionit – Katerina Kuzmanovska dhe Vesel Memedi, nënkryetar i Kuvendit. 

Lexo më shumë

Deputetja Liljana Zaturoska në Projektin e BE-së ...

E enjte, 23 maj 2019

Deputetja Liljana Zaturoska në Projektin e BE-së për mbështetjen e medieve në Sarajevë

Kryetarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Liljana Zaturoska, më 28 maj 2019, në Sarajevë, do të marrë pjesë në Projektin Rajonal të financuar nga BE-ja për mbështetjen e medieve për shërbimet publike në Ballkanin Perëndimor.

Lexo më shumë

Pjesëmarrja e deputetit Kitev në Komitetin e P&#2...

E enjte, 23 maj 2019

Pjesëmarrja e deputetit Kitev në Komitetin e Përhershëm në Paris

Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të Këshillit të Evropës, z. Betian Kitev, do të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm më 24 maj 2019 në Paris. Në maj, sipas parimit të rotacionit, fillon kryesimi francez me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës që do të zgjasë deri në nëntor 2019.

Lexo më shumë

Ndarja e çmimit Grupit Parlamentar Ndërpartiak p&...

E mërkurë, 15 maj 2019

Ndarja e çmimit Grupit Parlamentar Ndërpartiak për të Drejtat e Personave të LGBTI-së

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, më 17 maj 2019, në Sallën „Boris Trajkovski“ prej orës 11:00 deri në orën 13:00, Grupit Parlamentar Ndërpartiak për të Drejtat e Personave të LGBTI-së, do t’i ndahet çmimi për mbështetës të vitit.

Lexo më shumë

Delegacioni i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Eko...

E premte, 10 maj 2019

Delegacioni i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji në vizitë studimore në Republikën e Sllovenisë

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në vizitën studimore në Lubjanë, Republika e Sllovenisë, në periudhën nga 12 deri më 15 maj 2019. Në delegacion marrin pjesë kryetarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Liljana Zaturoska, dhe anëtari i Komisionit, Mirosllav Jovanoviq. 

Lexo më shumë

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA 3.5.19...

E premte, 3 maj 2019

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA

Me rastin e 116-vjetorit nga vdekja e Goce Dellçevit, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga z. Goran Misovski, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje: Snezhana Kaleska, Julijana Nikollova, Ilija Nikollovski, Branko Manojllovski, Vesna Damçevska Ilievska, Elizabeta Kancevska-Milevska më 4 maj 2019 (e shtunë), në orën 10:00 do të vendos lule të freskëta, në varrin e Goce Dellçevit, kisha “Sveti Spas“. 

Lexo më shumë
1...678...19                    
Click