Delegacioni i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Eko...

E hënë, 22 prill 2019

Delegacioni i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji në Prishtinë

Në organizim të Qendrës për Hulumtim dhe Krijimin e Politikave, më 24 prill 2019, në Prishtinë, do të mbahet trajnim në kuadër të Projektit:  “Zhvillim i shkathtësive të deputetëve në Evropën Juglindore, për tema në lidhje me mobilitetin e qëndrueshëm urban". 

Lexo më shumë

Pjesëmarrja e Xhevat Ademit në Konferencën e...

E hënë, 15 prill 2019 

Pjesëmarrja e Xhevat Ademit në Konferencën e kryetarëve të seksioneve të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë

Më 15 dhe 16 prill 2019 në Athinë, Greqi, do të mbahet Konferenca e kryetarëve të seksioneve të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), në të cilën do të marrë pjesë Xhevat Ademi, kryetar i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në APF.

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në Konferencë në Beog...

E premte, 12 prill 2019

Delegacioni i Kuvendit në Konferencë në Beograd   

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përbërjen e të cilit janë edhe zëvendësanëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane, në përbërjen e të cilit janë edhe zëvendësanëtarët e Komisionit, Vlladanka Aviroviq dhe Emil Dimitriev, si dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Miki Millkovski, do të marrë pjesë në Mbledhjen e 15-të të Konferencës së komisioneve parlamentare për çështje / integrime evropiane të vendeve pjesëmarrëse të Procesit për Stabilizim dhe Asocim të EJL-së (KOSAP), që do të mbahet prej 14 deri më 16 prill 2019 në Beograd, Republika e Serbisë. 

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në sesionin e AP-së s&#235...

E hënë, 8 prill 2019

Delegacioni i Kuvendit në sesionin e AP-së së KE-së në Strasbur

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të udhëhequr nga shefi i delegacionit, Betiane Kitev, në përbërjen e të cilit janë edhe deputetët: Shpresa Hadri dhe Antonijo Milloshoski, do të marrin pjesë në Pjesën e Dytë të sesionit të rregullt të AP-së së KE-së që mbahet prej 8 deri më 12 prill në Strasburg, Republika e Francës.

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë e 140-të...

E premte, 5 prill 2019

Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë e 140-të të UIP-së

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në Asamblenë e 140-të të Unionit Interparlamentar (UIP), që do të mbahet prej 6 deri më 10 prill 2019 në Doha, Katar. Delegacionin e përbëjnë: Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shef i Delegacionit, Dime Vellkovski, Dimitar Stevananxhija, Ejup Alimi, Afrim Gashi dhe Juliana Nikollova, anëtarë të Delegacionit, dhe Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë

Delegacioni i Kuvendit në Konferencën Interparlam...

E hënë, 1 prill 2019

Delegacioni i Kuvendit në Konferencën Interparlamentare për „Ardhmërinë e BE-së“

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje: Beti Rabaxhievska Naumovska dhe Sasho Vasilevski, do të marrë pjesë në Konferencën Interparlamentare me temë „Ardhmëria e BE-së“, që do të mbahet më 1-2 prill 2019 në Bukuresht, Republika e Rumanisë, në kornizat e kryesimit gjashtëmujor të Rumanisë me BE-në.

Lexo më shumë

Nënkryetari Memedi në mbledhjen e Komitetit t&#23...

E premte, 29 mars 2019

Nënkryetari Memedi në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm të AP-së së NATO-s në Zagreb

Me ftesë të AP-së së NATO-s, në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm, që do të mbahet më 30 dhe 31 mars 2019 në Zagreb, Republika e Kroacisë, do të marrë pjesë Vesel Memedi, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zëvendësshef i Delegacionit të Kuvendit në AP-në e NATO-s.  

Lexo më shumë

Takim koordinues i Komisionit për Transport, Lidhje dh...

E enjte, 21 mars 2019

Takim koordinues i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji me përfaqësuesit e Qendrës për Demokraci Ekologjike FLOROZON

Më 26 mars 2019, në orën 11:00, në Sallën 6 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbahet takimi koordinues i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji me ekipin e projektit të Qendrës për Demokraci Ekologjike FLOROZON: Kiril Ristovski (kryetar), Biljana Matevska (udhëheqëse e projektit) dhe Angela Dimeska (nëpunëse e projektit).

Lexo më shumë

Deputeti Ferid Muhiq në Konferencë në Asambl...

E enjte, 21 mars 2019

Deputeti Ferid Muhiq në Konferencë në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë – Rajoni i Evropës  

Më 21 mars 2019 (sot), në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, do të mbahet Konferenca e Asamblesë parlamentare e Frankofonisë – Rajoni i Evropës (APF - Rajoni i Evropës), në të cilën do të marrë pjesë Ferid Muhiq, deputet dhe nënkryetar i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (APF). 

Lexo më shumë

Pjesëmarrja e Komisionit për Transport, Lidhje dh...

E martë, 19 mars 2019

Pjesëmarrja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji në takimin e grupit të punës për mjedisin jetësor

Më 20 mars 2019, me fillim në orën 10:00, në „Park Hotel dhe Spa“ në Shkup, do të mbahet takimi i parë i grupit të punës për mjedisin jetësor me titull: „Tryeza e rrumbullakët për zbatimin e direktivave të BE-së për cilësinë e ajrit“, në organizimin e Fondacionit Fridrih Ebert me zyrën në Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë
1...789...19                    
Click