TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SH.T. DANIEL XHOZEF EMERI ...

E martë, 14 dhjetor 2021

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SH.T. DANIEL XHOZEF EMERI 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Australisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd, SH.T. Daniel Xhozef Emeri. 

Lexo më shumë

Takimi i lamtumirës i Kryetarit Xhaferi me SH.T. Miros...

E hënë, 13 dhjetor 2021

Takimi i lamtumirës i Kryetarit Xhaferi me SH.T. Mirosllav Toman

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim të lamtumirës me SH.T. Mirosllav Toman, ambasadorin e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë

Kryetari Xhaferi shpallet "Qytetar Nderi" në...

E hënë, 13 dhjetor 2021

Kryetari Xhaferi shpallet "Qytetar Nderi" në Komunën Lezhë  

Në kuadër të vizitës së punës së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi në Republikën e Shqipërisë, krahas takimit me Kryetaren e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, nga ana e Këshillit Bashkiak të Lezhës, iu nda titulli "Qytetar Nderi" i Komunës Lezhë, në shenjë të ushtrimit të tij dinjitoz të detyrës Kryetar i Kuvendit, me ç'rast e valorizon faktorin shtetformues shqiptar në të gjitha aspektet, për veprimin e tij të përkushtuar politik ndër vite dhe për kontributin në ruajtjen e vlerave nacionale dhe patriotike.

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Kryetaren Lindita Nikolla...

E premte, 10 dhjetor 2021

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Kryetaren Lindita Nikolla

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi një vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, me ç’rast, sipas agjendës së parashikuar, u takua me homologen e vet, respektivisht, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla. Ky është takimi i dytë bilateral i dy kryetarëve, pas atij në Athinë, që është provë e pamohueshme se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika fqinje e Shqipërisë janë dy vende me marrëdhënie të sinqerta, intensive dhe miqësore, pa çështje të hapura mes veti.

Lexo më shumë

Konferenca TAIEX me temë: Aderimi në BE, metodolo...

E premte, 10 dhjetor 2021

Konferenca TAIEX me temë: Aderimi në BE, metodologjia e re dhe klasteri "Fundamentet": çfarë po ndryshon për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut? 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i organizuar nga Komisioni për Çështje Evropiane dhe i mbështetur nga Komisioni Evropian, DP për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, më 9 dhe 10 dhjetor mbajti konferencën TAIEX me temë: Aderimi në BE, metodologjia e re dhe klasteri "Fundamentet": çfarë po ndryshon për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut? 

Lexo më shumë

"Mos hesht, mos duro, JEPI FUND!"...

E enjte, 9 dhjetor 2021

"Mos hesht, mos duro, JEPI FUND!"

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në organizimin e Klubit të Deputeteve, me mbështetjen e UnWomen, u përfshi në shënimin e fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”.

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Ditën ndërkom...

E enjte, 9 dhjetor 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përshëndes këtë eveniment të sotëm me të cilin shënohet 9 Dhjetori - Dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit. 
Lexo më shumë

Aleksandar Nikolloski në takim me Grupin për Bash...

E enjte, 9 dhjetor 2021

Aleksandar Nikolloski në takim me Grupin për Bashkëpunim Maqedonia e Veriut – Franca

Aleksandar Nikolloski, kryetar i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës, gjatë vizitës së tij në Paris, më 6 dhe 7 dhjetor, u takua me Bertrand Sor, kryetar dhe Liliana Tangi, nënkryetare e Grupit për Bashkëpunim Maqedonia e Veriut – Franca, në Kuvendin Nacional të Republikës së Francës.

Lexo më shumë

Prezantimi i ekspertëve për procesin ligjvën...

E enjte, 2 dhjetor 2021

Prezantimi i ekspertëve për procesin ligjvënës suedez

Në ditën e parë të vizitës studimore në Kuvendin e Suedisë, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga Fadil Zendeli, kryetar dhe anëtarët Maja Moraçanin, Aleksandar Veljanovski, Arbana Pasholli, Halil Snopçe, Snezhana Kaleska-Vançeva dhe Nikolla Micevski, me kolegët e tij realizoi shkëmbim të frytshëm për rolin ligjvënës të parlamentit, për fazat e procesit ligjvënës, si dhe për organizimin e punimeve të seancës plenare.

Lexo më shumë

Takimi i deputetit Jovan Mitreski me Vitalij Zagajnij...

E enjte, 2 dhjetor 2021

Takimi i deputetit Jovan Mitreski me Vitalij Zagajnij

Kryetari i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Ukrainës, Jovan Mitreski, realizoi takim me delegacionin ukrainas të udhëhequr nga Vitalij Zagajnij, zëvendës i administratës rajonale shtetërore të Lvivit. Në shoqërinë e delegacionit mysafir ishte edhe ambasadorja e Ukrainës në vendin tonë, SH.S Natalia Zadorzhnjuk.

Lexo më shumë

Pjesëmarrja e Delegacionit në AP-në e NATO-s...

E mërkurë, 1 dhjetor 2021

Pjesëmarrja e Delegacionit në AP-në e NATO-s në Forumin Transatlantik në Uashington

Asambleja Parlamentare e NATO-s, në bashkëpunim me Universitetin Nacional të Mbrojtjes të SHBA-së, nga 29 nëntor deri më 1 dhjetor 2021, organizoi për herë të njëzetenjëtë Forumin Transatlantik tradicional në Uashington D.C.

Lexo më shumë
1...456...37                                      
Click