E premte, 30 korrik 2010
KRYETARI T. VELANOVKSI DO TË VENDOS KURORË ME LULE TË FRESKËTA
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga z. Trajko Veljanovski, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarët z. Jani Makraduli, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Natasha Janevska, deputete e VMRO-DPMNE-së dhe znj.Zumrete Jakupi, deputete e BDI-së, me rastin e 2 Gushtit-Ditës së Republikës, të hënën në ora 10,00, në sheshin ‘’Maqedonia'' do të vendos kurorë me lule të freskëta në përmendoren e Metodija Andonov Çento, kryetari i parë i Presidiumit të KAÇKM-së.
Lexo më shumë
E mërkurë, 28 korrik 2010
TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELANOVKSI ME Z. ILIR META, ZËVENDËSKRYETAR I QEVERISË DHE MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në takimin, kryetari Velanovski e shprehu kënaqësinë e vet nga niveli i deritanishëm i lartë i marrëdhënieve bilaterale dhe shprehu se dy vendet së bashku i ndajnë principet bazë evropiane të bashkëpunimit rajonal dhe në të ardhmen do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në kuadër të proceseve eurointegruese. Kryetari Velanovski veçanërisht e theksoi bashkëpunimin e gjertanishëm intensiv parlamentar në të gjitha nivelet, shprehu faleminderim deri te Republika e Shqipërisë për përkrahjen e saj drejt integrimit tonë në NATO dhe shprehu shpresën se në kohë sa më të shkurtër të mundshme do të gjejmë zgjidhje për kontestin tonë me Republikën e Greqisë e cila do të jetë e përhershme dhe me të cilën të dy palët do të jenë të kënaqura dhe siç potencoi kryetari Velanovski ‘’pres i gjithë rajoni së bashku të jetë pjesë e familjes evropiane’’.
Lexo më shumë
E mërkurë, 28 korrik 2010
NËNKRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ZNJ. SVETLLANA JAKIMOVSKA, DO TA HAP EDICIONIN JUBILAR TË FESTIVALIT ‘’DITËT E ILINDENIT’’

Nën patronazh të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, prej 29 korrik deri më 01 gusht 2010, në Manastir, do të mbahet jubileu i 40-të i Festivalit Republikan i valleve dhe këngëve popullore ‘’Ditët e Ilindenit’’. Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj-Svetllana Jakimovska, zyrtarisht do ta hap festivalin.
Lexo më shumë
E mërkurë, 28 korrik 2010
UE POROSIT MAQEDONIA TË VAZHDOJ ME REFORMAT

Në takimin e shtatë të Këshillit për stabilizim dhe asocim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Unionit Evropian në Bruksel, ishin shqyrtuar ngjarjet kyçe lidhur me plotësimin e kritereve politike. Nga Republika e Maqedonisë ishte kërkuar të vazhdoj me reformat , lidhur me përmirësimin e dialogut politik, profesionalizimin e dialogut politik, profesionalizimin e administratës publike, pavarësinë e gjykatave, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin në sferën e drejtave të njeriut dhe përmirësimin e biznes mjedisit.
Lexo më shumë
E martë, 27 korrik 2010
Takimi i shtatë i Këshillit për stabilizim dhe asociacion ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe UE-së

Arritjet e Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në UE, kriteret politike dhe ekonomike, zbatimi i Marrëveshjes së stabilizim asociacionit, bashkëpunimi financiar dhe aftësimi drejt legjislacionit të UE, do të jenë të shqyrtuar në takimin e sotëm të Shtatë të Këshillit për stabilizim dhe asociacion ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe UE-së.
Lexo më shumë
E shtunë, 24 korrik 2010
MBLEDHJA E TETËDHJETEDYTË E KOMISIONIT JURIDIKO-LIGJVËNËS
Komisioni Juridiko-ligjvënës i Kuvendit të Republikës se Maqedonisë në mbledhjen e tetëdhjetedytë të mbajtur më 22 korrik 2010 në leximin e parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për rregullimin e obligimeve të Republikës së Maqedonisë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar në bazë të shfrytëzimit të mjeteve nga alokimi komulativ special dhe i përgjithshëm i të drejtave speciale të tërheqjes, të miratuar me Rezolutën e Këshillit të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar numër 64-3 dhe nr. 52 - 4 dhe Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj obligimeve sipas Marrëveshjes për hua dedikuar për financimin e projektit "Rehabilitimi i gjashtë centraleve hidroenergjetike" që do të nënshkruhet ndërmjet Bankës Kreditore për Rindërtim KFV dhe SH. A. ELEM
Lexo më shumë
e premte, 23 korrik 2010
PAQJA NË BALLKAN ËSHTË KUSHT PËR STABILITET NË TËRË EVROPËN

Kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Radmilla Shekerinska, sot realizoi takim me z. Pjer Lelush, ministër për çështje evropiane të Republikës së Francës. Në përbërje të Delegacionit ishin të pranishëm ambasadori i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesia e tij Kllod Shllumberzhe, eurodeputeti z. Arno Danzhan dhe z. Tieri Gishu, zëvendës - drejtor në Nëndrejtorin për Evropën Ballkanike.
Lexo më shumë
E premte, 23 korrik 2010
KOMISIONI PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 22 korrik 2010 e mbajti mbledhjen tij të Shtatëdhjetë
Lexo më shumë
E mërkurë, 21 korrik 2010, Gjenevë
MAQEDONIA TREGON SE TEKNOLOGJIA MUND TË NDIHMOJ SHUMË NË RRITJEN E TRANSPARENCËS, ÇILTËRSISË DHE PËRGJEGJËSISË

“Ne jemi seriozisht të përkushtuar të vazhdojmë me përparimin e mëtutjeshëm të demokracisë në të gjitha pjesët e botës. Ne doemos duhet ta risim besimin publik ndaj parlamenteve dhe ta vërtetojmë më shpesh frazën e cituar se “nuk ka demokraci pa parlament të fortë
Lexo më shumë
E mërkurë, 21 korrik 2010
VAZHDIMI I TRETË I MBLEDHJES SË NJËMBËDHJETË TË KOMISIONIT PËR KULTURË
Komisioni për Kulturë, sot në vazhdimin tretë të mbledhjes së njëmbëdhjetë nga debati mbikëqyrës me temën: Implementimi i Ligjit për donacione dhe sponzorime në veprimtaritë publike’’në pajtim me nenin 23 paragrafi 2 i Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa në bazë të debatit mbikëqyrës Komisioni e miratoj këtë K o n k l u z ë.
Lexo më shumë
E hënë, 19 korrik 2010
PJESËMARRJE E NËNKRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË. Z. JANI MAKRADULI NË KONFERENCËN E TRETË BOTËRORE TË SPIKERËVE TË PARLAMENTEVE
Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Jani Makraduli merr pjesë në konferencën e tretë botërore të spikerëve të parlamenteve e cila në organizim të Unionit Interparlamentar mbahet në Gjenevë prej 19 deri më 21 korrik 2010.
Lexo më shumë
E premte, 16 korrik 2010
MBLEDHJA E PESËDHJETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot e mbajti Mbledhjen e tij të pesëdhjetekatërtë. Në mbledhje u shqyrtua Informacioni për aktivitetet e realizuara nga Programi Nacional për miratimin e të drejtës së Unionit Evropian, revizioni 2010, për periudhën 01. 04. 2010-30. 06. 2010, i përgatitur nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane, si dhe Propozim-ligji për bashkëpunim ndërkombëtar në lëndën penale – leximi i parë, propozuesi i të cilit është Ministria e Drejtësisë.
Lexo më shumë
E mërkurë, 14 korrik 2010
TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELANOSKI ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË LITUANISË, Z. VALDIS ZATLERS

Kryetari Velanoski në mënyrë të veçantë e theksoi aktivitetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në pikëpamje të harmonizimit të legjislaturës së UE-së, e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar dhe rajonal dhe e potencoi shpresën e tij se Republika e Maqedonisë për një periudhë të shkurtër do të bëhet anëtare e NATOS dhe do t'i fillojë bisedimet me UE-në dhe në këtë drejtim e përshëndeti faktin që Republika e Lituanisë përpiqet që mosmarrëveshjet bilaterale, siç është mosmarrëveshja jonë me Republikën e Greqisë të mos jetë kusht direkt për qasjen në proceset eurointegruese.
Lexo më shumë
E mërkurë, 14 korrik 2010
MBLEDHJA E TETËDHJETENJËTË E KOMISIONIT JURIDIK-LIGJVËNËS
Komisioni Juridik-Ligjvënës i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e tetëdhjetenjëtë të mbajtur më 13 korrik 2010, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, me procedurë të shkurtuar
Lexo më shumë
E martë, 13 korrik 2010
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot, në mbledhjen e tij të gjashtëdhjetenëntë, si trup punues amë e shqyrtoi propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (me procedurë të shkurtuar).
Lexo më shumë
E hënë, 12 korrik 2010
TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MASQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË KROACISË, Z. IVO JOSIPOVIQ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski u takua me kryetarin e Republikës së Kroacisë, z. Ivo Josipoviq, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Në takim, kryetari Veljanoski theksoi rëndësinë e kësaj vazhdimësie takimesh të nivelit më të lartë ndërmjet dy palëve si nxitje dhe përcaktim i jonë i përbashkët për t'i përforcuar marrëdhëniet tona miqësore bilaterale edhe në të ardhmen.
Lexo më shumë
E premte, 9 korrik 2010
TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME KRYETAREN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SERBISË, ZNJ. SLLAVICA GJUKIQ DEJANOVIQ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski ishe nikoqir i koleges së tij kryetares së Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, znj. Sllavica Gjukiq Dejanoviq, me ç'rast realizoi takim të përbashkët në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Lexo më shumë
E premte, 9 korrik 2010
U SHQYRTUA PROGRAMI DHE PRIORITETET PËR PUNËN E KRYESIMIT TË MBRETËRISË SË BELGJIKËS ME UE-në

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur më 8 korrik 2010 i shqyrtoi programin dhe prioritetet për punën e kryesimit të Mbretërisë së Belgjikës me Unionin Evropian, për periudhën prej 1 korrik - 31dhjetor 2010, të parashtruara nga ambasadori i Mbretërisë së Belgjikës, E.T Mark Mikelson.Në mbledhje morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme, Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe të Komitetit të Përzier Parlamentar RM-UE, si dhe ushtruesi i detyrës i Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Maqedonisë, E.T Mark Mikelson, përfaqësuesi special i Unionit Evropian dhe shefi i Delegacionit të Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë, E.T Ervan Fuere, ambasadori i Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, E.T Ferenc Kekeshi dhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë, E.T Hoze Manuel Pas dhe Agueras.
Lexo më shumë
E premte, 9 korrik 2010
TAKIM ME ZNJ. SLLAVICA GJUKIQ-DEJANOVIQ, KRYETARE E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SERBISË

Grupi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Serbisë sot pati takim me znj. Sllavica Gjukiq- Dejanoviq, kryetare e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë.
Lexo më shumë
E enjte, 8 korrik 2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Velanoski, mori masa në lidhje me ngjarjet që ndodhën më 1 korrik të vitit 2010
Në bazë të nenit 43, paragrafi (4) nga Ligji për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, konsultimit të realizuar me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve, të mbajtur më 6 dhe 8 korrik 2010, kontrollimit të video-incizimeve nga sistemi për monitorim para dhe në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, dhe në bazë të kërkesës së grupit të deputetëve, si dhe në bazë të informatave të përmbledhura të marra nga Sigurimi i brendshëm i Kuvendit, në lidhje me ngjarjet që ndodhën më 1 korrik 2010, vendosa që të marr masat si vijon:
Lexo më shumë
E enjte, 8 korrik 2010
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETETETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 7 korrik 2010 e mbajti mbledhjen e tij të gjashtëdhjetetetë
Lexo më shumë
E martë, 6 korrik 2010
MBLEDHJA E DYZETEPESTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 5 korrik 2010 e mbajti mbledhjen e vet të dyzetepestë. Komisioni si trup punues amë i shqyrtoi:
Lexo më shumë
E hënë, 5 korrik 2010
TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, ME DEPUTETIN E PARTISË QEVERITARE NË AUSTRALINË PERËNDIMORE, Z. ANTONIO KRSTIQEVIQ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me deputetin e parisë qeveritare në Australinë Perëndimore, z. Antonio Krstiqeviq. Në takim, Kryetari Veljanoski shprehu kënaqësinë për intensitetin e zmadhuar të bashkëpunimit politik në nivel të lartë ndërmjet të dyja shteteve gjatë këtij viti dhe theksoi shpresën se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më fuqishëm nëpërmjet bashkëpunimit të parlamentarëve në të gjitha nivelet
Lexo më shumë
E hënë, 5 korrik 2010
DEPUTETI ILIJA DIMOVSKI U TAKUA ME Z. ANTONIO KRSTIÇEVIQ

Kryetari i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë, z. Ilija Dimovski sot kishte takim me z. Antonio Krstiçeviq, deputet i partisë qeveritare në Australi. Në takim morën pjesë edhe z. Vlladimir Gjorçev, anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë.
Lexo më shumë
E hënë, 5 korrik 2010, Bruksel
Për Republikën e Maqedonisë prioritet kyç është zhvillimi i pandërprerë i procesit eurointegrues

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, z. Petar Pop-Arsov, prej 4 deri më 6 korrik 2010 merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të shteteve-anëtare të Unionit Evropian, KOSAK, që mbahet në Bruksel, në Mbretërinë e Belgjikës.
Lexo më shumë
E enjte, 1 korrik 2010
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e gjashtëdhjetegjashtë, të mbajtur më 21, 22, 23, 25, 28, 29 dhe 30 qershor 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010
Lexo më shumë
E enjte, 1 korrik 2010
BELGJIKA E NDËRMORI KRYESIMIN ME UE-në

Prej sot, 1 korrik 2010, Spanja zyrtarisht ia dorëzoi Belgjikës kryesimin alternues me Unionin Evropian. Ndër prioritetet e gjashtë muajve të ardhshëm, ky shtet e ka edhe zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Lexo më shumë