E martë, 26 maj 2009

SHTATË GRUPE PARLAMENTARE NË PARLAMENTIN EVROPIAN

Në vigjilje të zgjedhjeve evropiane, deputetët e Parlamentit Evropian u ndanë në shtatë grupe, jo në baza kombëtare por në politike. Grupet përbëhen nga anëtarë të vendeve të ndryshme anëtare, të cilat ndajnë principe ideologjike dhe pozita politike të njëjta.



E martë, 12 maj 2009

FILLOI FUSHATA PËR ZGJEDHJET EVROPIANE

Thuajse një muaj para zgjedhjeve evropiane 2009-2014, me moto ”Ju vendosni çfarë do të jenë lajmet e nesërme!”, filloi fushata e Parlamentit Evropian. Zgjedhjet e sivjetme për Europarlamentin janë caktuar për më 17 qershor, kur 375 milion qytetarë të Kontinentit të vjetër do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre, t’i zgjedhin 736 eurodeputetët e ardhshëm.



E Enjte, 7 maj 2009, Strasburg

FJALIMI I FUNDIT I KRYETARIT AKTUAL TË PARLAMENTIT EUROPIAN

Në ditën e tretë të Seancës Plenare të Parlamentit Evropian, Kryetari Hans-Gert Petering e mbajti fjalimin e tij të fundit në mandati e tij 2,5 vjeçar. Ai si suksese të tij i përmendi zgjerimin drejt lindjes, kontributin në veprimtarin ligjvënëse, luftën  kundër ngrohjes globale dhe punën pas Marrëveshjes së Lisbonës, si dhe përforcimin e pozicioneve të Europarlamentit. Në të njëjtën kohë, ai e përkrahu procesin e paqes në Lindjen e Afërt  dhe dialogut ndërkulturor.



E martë, 5 maj 2009, Strasburg

EUROPARLAMENTI PËR MBROJTJEN E KAFSHËVE

Sesioni plenar i Parlamentit Evropian në Strasburg, i cili do të zgjasë prej 4 deri më 7 maj, filloi me ekspozenë e kryetarit të Parlamentit Hans-Gert Petering, i cili shënoi përfundimin e pesë viteve nga zgjerimi më i madh, më 1 maj 2004, kur Evropës së Bashkuar iu bashkuan dhjetë shtete të reja nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Mesdheu. Eurodeputetët e shqyrtuan Propozimin për mbrojtjen e kafshëve dhe sjelljen humane ndaj tyre. Ajo për të cilën angazhohen është për shkaqe etike që shfrytëzimi i kafshëve për eksperimente shkencore të kufizohet, të gjitha vuajtjet e mundshme të mënjanohen ose zvogëlohen deri në minimum, kurse shfrytëzimi i llojeve të rrezikuara të ndalohet.



E martë, 5 maj 2009

60-VJETORI I KËSHILLIT TË EVROPËS

Me rastin e 60 vjetorit të formimit të Këshillit të Evropës, sekretari i përgjithshëm i KPKE Teri Dejvis, kryetarja Luj Marija de Puç dhe kryesuesi i Komitetit të Ministrave Miguel Anhell Moratinos dhanë deklaratë të përbashkët në të cilën theksuan se Këshilli i Evropës ka ndihmuar në pajtimin e kontinentit me dekada të ndarjeve ideologjike.

Click